Nga Kimete Berisha
Tregti me vdekje a?
IKSHP- Sa të vdekur nga COVID-i po të duhen sot, ministër?
Arben Vitia: 28, boll janë për sot.
IKSHP: E çka të bëjmë me të vdekurit e tjerë!
Arben Vitia: Mos i përmend. Ndaji të vdekurit, sipas nevojës!
IKSHP: Çka të bëjmë me ‘tepricën’ e të vdekurve’!
Arben Vitia: Fshehi ‘tepricën’ o djalë, Kryeministri po
thotë.
Të vdekurit e tepërt i lajmëron një ditë tjetër, ose hiç s’i lajmëron, se s’është kah i këqyr kush!
IKSHP: Nuk është etike kjo tregti me vdekje veç nejse!
Arben Vitia: E di. Por…I lajmërove s’i lajmërove, ata s’çohen më.
P.S. Askush nuk numërohet ‘i vdekur’ nëse nuk i konvenon qeverisë Kurti!
Je i gjallë apo i vdekur, veç nëse kështu vendos kasapi i qeverisë.
Të vdekurit nga COVID-19 qeveria Kurti po i përdorin për hesape politike.
Kjo qeveri po mundohet të mbetet gjallë duke i fshehur të vdekurit!
Prandaj, edhe Fondit të Rimëkëmbjes ia kanë ndërruar cilësorin, Albini e quan tash Fondi i Ringjalljes!
Për t’u Ringjallur, duhet të vdesësh më parë. Se vetëm aty ku ka varre ka edhe Ringjallje (Zaratustra).
Ti vdes sa të duash nëse qeveria Kurti nuk ta ka pranuar vdekjen.
Qeveria që Ringjall ekonominë (duke i fshehur të vdekurit).
Ringjall kulturën (duke i fshehur të vdekurit).
Ringjall arsimin (duke i fshehur të vdekurit).
Ringjall futbollin (duke i fshehur të vdekurit).
Krejt kush është i gjallë-e Ringjall (përveç kush vdes, jo, ata për të cilët apostafat ekziston fjala Ringjallje, për të vdekurit pra, ata i fsheh qeveria. Kush nuk ringjallet-zhduket).
Diçka si Tolstoji!
Ama Tolstoji, pasi i Ringjall personazhet e tij në librin ‘Ringjallja’, e braktis familjen, largohet për herë të fundit nga shtëpia, për të vazhduar jetën në manastir deri në vdekje.
Rrugës, ulet për të pushuar në një ulëse parku, e zë shiu, dhe vdes duke shkruar fjalët e tij të fundit ‘Sikur ta kisha ditur shkakun e vuajtjeve të mia, nuk do të kisha vuajtur’!
Ai që ia shkruan dikujt Ringjalljen, e merr malin!
Mbasi Edi Rama Rilind, Albin Kurti për inat të tij- Ringjall.
Se kur thua Rilindje, të kujtohet Giordano Bruno (Kiss e ka nëse është ksajde dikush që e ka lexuar librin e tij ‘Optimizmi i
mendimit të lirë’- botim i Rilindjes).
Giordano Brono, veç se ka besuar në Reinkarnim, e kanë djegur në furrë.
Kur reinkarnohesh, ka tjetër procedurë:
nëse ke qenë për shembull trim i madh, mund të rilindësh si qurë;
nëse në këtë jetë nuk ke qenë i xhymert, mund të rilindësh si lypës;
dhe nëse ke qenë vardisës i paepur, mund të rilindësh si prift.
E kur thua Ringjallje, tingëllon më misterioze, të kujtohet Krishti, Dita e Ringjalljes.
Të kujtohet Ringjallja e Jusufit, bukuroshit!
Madhështia e qiejve të kujtohet. O Zot, sa bukur! E shihni se si çelen shtatë qiejt njëri pas tjetrit, si fletët e lakrës!
Sa kollaj paska qenë me qenë madhështor!!!
(Vërejtje:
Pasha Zotin janë çmendur, be po ju bëj!
Kosova po masakrohet! Mos thoni nuk e kemi ditë!)!
Kimete ,te mungon Thaci dhe Hajredinaj? Patjeter Kimete …ti ,do te shkosh ne dyert e shtetit si “Kimete” dhe jo si qytetare…jo si gjithe te tjeret…Kam lajme te keqija per ty Kimete…ne krye ka nje njeri qe i sheh si te barabarte te gjithe dhe e sheh Kosoven si strehen e te gjitheve dhe jo cifligin e disave!
RRNOFTE AJATOLLAH MULLAH ALBINLADENOVICI BOTOKSI DOSA OSMANOVICI ABDIXHIKOVICI ABAZVICIN SALIBANI ILIRMUTOVICI DHE BASHOVIC ME GERDALLEN DREJTE SERBISE SE MADHE
Politike me vdekjen eshte Politike e Vrasesve .
Al bin Kurti ose cilido qofte , (njelloj se si quhet ) Politikani e cfardo Flamuri mban ,
duhet te jape Doreheqen menjiher ,sepse perben Rrezik Nation.
Populli i Kosoves duhet te reagoj fuqishem dhe mos te presi vdekjen qe kjo Qeverri i afron.
Te gjithe duhet te ngrihen ne kembe ne mbrojtje te jetes ,
Boll me me demagogji e Politika vrasese .
Boll ka vrare Serbi ne shekuj ne Kosove eshte koha per ti thene Stop vrasjeve te jetes ne Kosove
Zonja Kimete, shpresoj ti lexojne shkrimet tua votusit e Albin Kurtit. Une jam nga shqiperia dhe nuk mund tu jap mend Shqiptarve te Kosoves se ke duhet apo nuk duhet te perkrahin por informimi ndoshta do ndikonte pozitivisht tek populli.
Ai qe duhet ta lexoje Kimeten s’ka kohe se perpara ka prapsina edhe me te medha se keto qe permendni Ju!Ndoshta pse jo ai po mendon e perpiqet si me i hekun damken qe Departamenti i Shtetit i ka vene Sali Berishen jo se e don por se pa te nuk mundet me ba asnje hap perpara per shtetin Dardan e filozofine e tij te mbrapesht se “Na jena ma te vjeter se Ju e prandaj ju duhet te beshkoheni me Na e jo Na me Ju!Ndaj lere edhe per ca kohe Kimete se ndoshta e gjen vet zgjidhjen pa patun nevojen e popullit sepse keta skicofrene mendimet i kane te shtruara e veprimet e menjehereshme.Populli kosovar priti kaq kohe ,ndaj le te rri i qete se at qe deshte e vendosi e po qe nevoja le te rrotullohet rreth tij!Ndoshta ata qi COVID-i i ndau nga kjo bote duke u marre jeten,Al Binit mundet me i thane qi te gjithe jane at qi kane votue kunder teje ne zgjedhje ndaj nuk ka galje e shqetesim per ta.
Turbo-Kimja koburrja e “opozites” tu Kosovs.
oj kimete apo kjamet dhe ju komentues. mundeni me thane cka te doni por pse se keni qelb me kurtin vallahi bilahi edhe serbet ti sulmoni keshtu si sulmoni albinin esht teper. boll bre. te gjith e dine se jeni pizevenget e games.
Ja doli dhe një MAJMUN I AL-binit.
Albini është një SKIZOFREN.
Ata që e ndjekin dhe adhurojnë janë Shkatarrimëtarët e Kosovës=sali Qeni(prej atij kanë mësuar)