Sirianët e Pogradecit, “Është krim të jesh i varfër!”

8 Shtator 2021, 12:39Blog TEMA

Nga Lorenc Vangjeli

Po bën xhiron e rrjetit dhe po hap hendekun e pafundëm të komenteve një video amatore e xhirruar në Pogradec. Rreth 30 e ca emigrantë sirianë u ndaluan fillimisht nga policia në mes të qytetit, pastaj mundën t’i shmangen sërish asaj, për t’u ndaluar më pas edhe njëherë në rrugët e qytetit. Befasia që sillte videoja dhe habia sesi kishin mundur të qëndronin aq njerëz në hapësirën e ngushtë të furgonit, u bë shkas për humor pafund në rrjet.

Por kjo natyrisht ishte e keqja më e vogël. Sepse shumica e komenteve ishin të një natyre krejt tjetër. Ishin fyese dhe përçmuese, shpalosnin një ndjesi aq megalomane superioriteti ndaj fatkeqësisë së atyre të mjerëve sa bëhej edhe më e dhembshme qesharakja në lëvizje, e kryqëzuar me tragjiken në dramën e atyre njerëzve të tmerruar.

Eshtë e çuditshme mënyra me të cilin fati ndodh që ballafaqon shoqëritë njerëzore për të dalluar thellë në AND-në e saj, mbetje të frikshme të së ligës. Kjo video ishte një pikë uji për të kuptuar cilësinë e gjithë rubinetit që e derdh. A është shoqëria shqiptare raciste? Përgjigja politikisht korrekte është jo!

Në dobi të saj mund të citohet edhe e shkuara, edhe aktet politikë të së sotmes, edhe Kanuni, edhe legjislacioni e Kushtetuta, por sërish ajo nuk ngjan e vërtetë. E vërteta, si rregull, është prozaike, është zakonisht e thjeshtë dhe e mërzitshme dhe shumëkush nuk e pëlqen, pikërisht për këto arsye. Ndryshe prej saj, gënjeshtra ka gjithmonë sharm, është gjithmonë shumë interesante dhe ka shumë më tepër shanse për të fituar garën me të vërtetën.

Videoja e Pogradecit dhe dhjetra raste të tjera, madje edhe debati relativisht i kontrolluar për ardhjen e refugjatëve afganë në Shqiëpri, prezantojnë një realitet tjetër. Atë të një shoqërie që nuk i ikën dot grishjes për të qenë raciste në thelbin e saj. Për të qenë arrogante ndaj të dobtit dhe e përulur ndaj të fortit. E një shoqërie që varfërinë e quan krimin më të madh. Në Shqipëri është krim të jesh i varfër! Kjo është arsyeja se pse, edhe të varfërit, edhe të pasurit në Shqipëri, edhe ata që kanë qenë emigrantë vetë apo etër a bij emigrantësh, i argëtoi videoja e sirianëve nga Pogradeci. Qoftë dhe kaq mjafton për të projektuar zymtë se cila do të ishte e nesërmja e mendimit publik, nëse nuk do të shihej drejt e qartë e sotmja dhe do të lihej në rrjedhë të lirë duke u marrë me të qeshur e qeshura.

Akti politik i qeverisë shqiptare për të pranuar afganët e ikur nga lufta dhe jehona që po përpiqet t’i bëjë në maksimum asaj Edi Rama, është pritur me skepticizëm nga kritikët e tij. Ata e konsiderojnë atë si një mjet e lodër në favor të unit të kryeministrit apo edhe vanitetit dhe llogarive të tij për pushtet.

Ata mund të kenë një qind herë të drejtë, por gabojnë të gjithë kur askush prej tyre nuk llogarit rrethanat: Rama po na vizaton nëpër botë jo siç jemi realisht, por ashtu siç duhet të jemi! Po tenton të krijojë një model ideal për shoqërinë, si një ideal që vetë shoqëria ta përqafojë herët a vonë. Po kërkon të ngrejë një standart moral që një shoqëri gjithmonë e më shumë egoiste dhe fatkeqësisht edhe raciste, ta pranojë si standart moral, etik dhe politik të sajin.

Në një demokraci është rregull që vendimet i merr shumica, por shpesh, e drejta qëndron në anën e pakicës. Madje, ndodh që të drejtë të ketë edhe vetëm një individ i vetëm përballë gjithë të tjerëve. Ky është thelbi i një qeverisjeje, sidomos në një vend si Shqipëria ku demokracia e “importuar” si model nga Perëndimi, ende nuk është bërë produkt vendas. Kjo krijon edhe diferencën që shpjegon edhe serinë e njëpasnjëshme të humbjeve politike që pakica në Shqipëri, përfshi të moderuarit e saj apo edhe talebanët e mendimit të saj, po numëron njëra – mbas tjetrës duke qenë ende larg humbjes së saj të fundit. Opozita zyrtare ende nuk ka kuptuar se iluminizmi dhe standarti moral, si të vërteta thelbi dhe jo si truk forme, edhe kur janë pakicë, herët a vonë fitojnë gjithmonë.

10 komente në “Sirianët e Pogradecit, “Është krim të jesh i varfër!””

  1. Me thene te verteten: says:

    Si gjithmone ju gazetare jeni te politizuar! Si ka mundesi qe te huajt gezojne me shume te drejta se vendasit ne Shqiperi, kjo marrezi duhet te marri fund. Shqiptaret nuk i urejne avganet por eshte marrezi qe ata te vijne ne Shqiperi per nje jete me te mire ku popullsia vendase eshte e varfer dhe plot probleme ekonomike, eshte marrezi qe te varferit tane te kerkojne ushqim ne plera kuerse avganet te strehoen ne hotele me 5-yje, eshte marrezi kur mediat intervistojne avganet dhe pse zoterojne anglishten etiketohen si intelektual dhe superjor ndaj nesh.

    1. Ju Gazetaret shumica prej jushe dhe politikanet jeni hajduta llumi I shoqrise horra ???? says:

      Haha ? ? ? Edi Rama duke promove vlerate e shqiprise ??? Ku në Turqi Arabi???? Edi Rama po të kishte ndertuare shtet sa do pake keto 8 vite at her do thoje I lumte… Edi Rama në qeverine 3 i vuri vulen korrupsjoni duke promovuare 2 hajdute siqe jane Arben Ametaj dhe Damire Xhiknuri… ju Gazetaret dhe politikanet Shqiptare jeni llumi I shoqrise Shqiptare jeni hajdute dhe vrase disa prej just… Kure Sali Berisha dhe Lulzim Basha pushkatuane 4 veta ne mest të buevardit ju more horre u tallet me ta dhe i quate koke pa lare… tani ju more horre na tregoni se shpirte mire jeni …

  2. Ladi says:

    Sikur afganet te beheshin komshi me Lorencin, ky do nderronte lagje! Ja kaq vlejne shkrimet hipokrite te aplogjisteve te pushtetit. Mundohen te justifikojne cdo marrezi te liderit global duke prekur ndjenjat e popullit. Jo i varfer jo lufte jo p….i i sateme. Se vetem ne paskemi ngelur ne kete bote.

  3. Me thene te verteten: says:

    Na lini te qete me problemet tona dhe mos na sillni ato te botes se jemi te lodhur e s’kemi durim!

  4. Ju shumica e Gazetarve Shqiptare dhe politikanet jeni llumi I shoqrise Shqiptare jeni hajduta lepirse dhe pritni kockat kure do jave hjedhin politikanet...po kure ju more horre u bë kaqe shpirte mire??? says:

    Po kure more horra?? Lepirse të politikanve hajduta dhe vrase u bët ju kaqe shpirte mire??? Dhe populli Shqiptare qenka kaqe shpirte keqe nga paskeni Dale ju
    dhe ne nuke po e diameter gjë … Ky Lorencja dhe Blendi tullaci me disa horra të tjere hajduta tani done me thane se vetem politikanet dhe Gazetaret që dalin neper studjote television dhe lehin si qen? qenjane shpirte mire shpirte robi…kurse populli i thjeshte qenke te
    gjith kriminela dhe shpirte zi …. More horre edhe vet jame emigrant dhe kame psuare të njetdn gjë dhe kame bër të njejten gjë që Jane duke bër ata fate keqe por nuk munde ti ndaloshe njerzit të qeshin a po të thone atë që ata mendoje per emigrante a po për çfare do çdofte prandaje jetome në demokraci… po more idjote humor njeriu bën edhe me veten e vet… çdo njeri në kete bote duhet trajtuate si pase ligjit dhe të drejtave të njeriut… Por tani ju doni me ndalue edhe me qeshe ju dhe politikanet Shqiptare jeni llumi I shoqrise jeni hajduta dhe disa prje just edhe vrase.. kure Sali Berisha dhe Lulzim Basha pushkatuane 4 veta në mest të buevardit ju tallet me ta pa funded dhe na tregoni se si plaku me çader i vrave

    1. Mesuesi i fillores says:

      Nuk le fjale pa i vene nge nje “ë” ne fund a derrezi .Sa klase shkolle ke ti a lumadh ? Po lerja te tjereve shkrimet , se s’je ti per ate pune . Jo kure po kur , jo shpirte po shpirt , jo keqë po keq , jo nuke po nuk , jo done po don , jo jame po jam , jo ndaloshe po ndalosh , jo prandaje po prandaj … e dhjetra fjale te tjera qe ke perdorur te gjitha gabim . Nota 2 , mbetesh ne klasen e dyte .

  5. Genci says:

    Te jesh i varfer jo por te duash ti biesh shkurt ne jete duke u futur vjedhurazi ne shtepine e tjetrit se perton apo sta mban te ndertosh shtepine tende ESHTE KRIM!
    E kuptoj qe Shqiperine e cdo gje publike na eshte bere mode ta trajtojme si mall te huaj keshtu qe po e bej pyetjen keshtu: po sikur te ishin futur ashtu ne shtepine tende private si do i quaje mer zotni???
    Po tet bir si do e quaje sikur psh mos ti pelqente catia e prishur e shtepise qe ke ndertuar per te dhe te thoshte mirupafshim se po shkoj nga fqinji se me pelqeka me shume andej??
    U jane errur syte njerezve per ca fitim te shpejte e skuptojne me gje…duke filluar nga ne shqiptaret

  6. Pse nuk merr per bamiresi ndonje familje ne shtepine tende says:

    Nuk jemi raciste o vegel, po kta qe po vijne po u hyjne ne hak shqiptareve.
    Eshte sikur babai te shtyje femijet pasi ka shtruar buken dhe tu thote theni qafen se kete ushqim dua ua shtroj atyre qe do me vijne per vizite. Po ti e di o zgjeps, se halli nuk jane keta por te atyre milionave te tjere pas ketyre. Ah ti nuk je shpirtmadh po ke hallin e nje kocke per ta lepire.

  7. Amelia says:

    Or plehre e Edi Rames, po ti dhe Rama nuk doni femijet tuaj, tani ju dogji malli per sirianet e afganet. O anal- ist leshi qe njehere Rama ju quan kazan, e heren tjeter ju blen per 5 leke.

    1. patrioti says:

      Lorenc Vangjeli nuk eshte gazetar i Edi Rames . Mos fol budalliqe .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje