Nga Kreshnik Spahiu
Berisha këto ditë do bëjë sikur largohet nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, por do e komandojë sërish partinë.
Ai do bëjë sikur do dalë deputet i pavarur, por në të vërtetë do jetë sërish kryetar.
– Kështu ka bërë Fatos Nano duke e komanduar PS nga burgu i Tepelenës.
– Kështu ka bërë Ilir Meta duke e komanduar LSI nga Presidenca.
– Kështu bëri Sali Berisha kur u zgjodh president në 1993 dhe vuri Tritan Shehun kryetar të PD.
Gjithë jetën e tij “ka bërë sikur është larguar”, por realisht ka 30 vjet që është kryetar faktik.
Ashtu bëri edhe në 2013, sikur u largua.
Sërish do tallet me amerikanët: Do bëjë sikur largohet nga grupi parlamentar, ndoshta mund të largohet edhe si deputet, por ai do e komandoj PD edhe nga Gjiri Lalzit. Madje, madje edhe po ta burgosin, ai e ka organizuar pazarin me Lulzimin që ta kontrrollojë partinë nga dhomat e izolimit.
Amerikanët e kanë të vështirë ta kuptojnë, që në Shqipēri kryetari i partisë mendon trashëgiminë e partisë edhe pas vdekjes, që mos i dalë investimi përtej rrethit të fëmijve dhe mbesave.
Lulzim Basha është investimi familjes tij, për ditët e tyre më të këqija. Ata e kishin menduar mirë, që do vinte ky moment.
Ajo parti ka ADN e Sali Berishës dhe genetika nuk ndryshon me transplant, e jo më me dorëheqje.
Amerikanët mund ta largojnë Sali Berishēn nga parlamenti, por do e kenë të pamundur ta largojnë si kryetar de facto të Partisë Demokratike.
Prandaj jam i sigurtë, që këtë javë ai “do bëjë sikur tërhiqet”
Ruajeni këtë mesazh si provë…..
hahahahhahaha…….po si saliu jane te gjithe shqiptaret “s’hap rruge asnji”. edhe ata qe e urrejne salen e pd, po t’ju vije rasti e te behen “ministru-sha” do behen hajdute e kusare, e ndonje mund te behet edhe kriminel, pak ke (40 vjet “ne demokraci” shqiperia ……katandisur me banda, klane e qeveri hajdutesh !!)
populli i veshtire, popull “asgan” ?
edhe amerikanet mos u vije cudì, po pas nja 8 vjetesh mund te thone “hengshi kokat”….meqe e njohim kete shprehje……edhe ne pastaj te vazhdojme vallen shtruar “o sa mire me kene shqiptare o e o lelele”
Per here te pare jam dakord me Kreshnikun 100%.
Edhe pas vdekjes do te kete berishiste.. Te gjithe ata qe vodhen, u pasuruan, grabiten ia dine per nder.
Aq e vertete sa edhe sot pas ngordhjes se qoftelargut ka enveriste. Ata qe bashkepunuan deri ne vdekje me te, perfituan sa qe gjalle, perfituan edhe pasi i rrezuan shtatoren, (qe ishin po ata) per t’u kthyer tani ne konglomeratin demokratosocialistoenveriste.
Pesimizem i madh
Edhe une kete kam menduar qe do dale si deputet i pavarur. Sa do te arrije te komandoje si i pavarur pritet te shihet
Unenuk besoj se sdo tja arrij.
Avash o Niku avash se e more rembimthi qamet , keshtu si e fillove ti do na thuash qe edhe kur te vdes Saliu do ta komandoje nga vari PD-ne ……e or Nik or Nik …..je bere me katolik se Papa o Nik , thua se nuk te njohin shqiptaret se kush je ……a nuk ishe dhe ti pjestar i bandes qe mban emrin PD ????
o kacak, po ç’ke me Nikun, thuajna gje per Sali karaxhiçin! Thua dot? Mbile me mut thoshte nje arvanitase ne Greqi qe s’dinte fliste mire shqipen si kosovaret qe koçe i thone koqe.
Zoti Spaiu jeni teper i sakte ????
Jo more Kreshnik jo se si ha Amerika Po iku Sala do i kerkohet Lulit te largohet ,sepse ka te beje me te kaluaren dhe PD do e drejtoje ai qe do Amerka Saliu ka hesape dhe pas Sales do japi llogari dhe Luli