Paradoksi që opozita reciton dhe Rama me ëndje e dëgjon!

3 Shtator 2021, 17:23Blog TEMA

Nga Dritan Hila

Paradoksi i Simpson, është një fenomen statistikor dhe shoqëror që kthen së prapthi leximin e realitetit duke marrë në shqyrtim disa faktorë dhe fuqizuar ata dhe duke injoruar të tjerët.

Është pikërisht ajo çka po ndodh me justifikimin e humbjes së opozitës shqiptare e cila në vend që të bëjë analizë serioze, rri e merret me pandeminë dhe tërmetin si shkaqe që i dhanë Ramës fitoren.

Në fakt është rasti tipik i këtij paradoksi, pasi opozita në vend se të shfrytëzonte këto dy fatkeqësi që do të mjaftonin të rrëzonin çdo qeveri anemike si ajo e Ramës në prag tërmeti, e trajtuan menaxhimin që ai iu bëri atyre si pika e forcës që edhe i theu në zgjedhje.

Në fakt më shumë se menaxhimi i Ramës, ishte squlltësia e opozitës dhe mungesa e abisale e ideve të saj për të demontuar Ramën.

Ndërkohë ende nuk ka një analizë pse ndodhi kjo humbje. Është kollaj të lëshosh punëtorët e propagandës portaleve, rrjeteve dhe televizioneve për të shpallur vjedhjen, por ndërkohë shkaku i humbjes qëndron diku tjetër: pa ide, pa individualitete akademike, pa figura politike karakteriale, me përfaqësues mediatikë që më shumë ngjajnë me tipa të agjitpropit sovjetik që në veshje dhe gjuhën e drunjtë, dhe qershia mbi tortë prania e të fortëve, i dhanë socialistëve fitoren.

Mungesa e analizës dhe nxitimi për të risulmuar Ramën me ata që PS i mundi më mënyrë poshtëruese në qarqe, tregon mungesë fantazie. Kjo është e lexueshme edhe për Ramën i cili i ka lejuar vetes të eksperimentojë me qeverinë e re, çka tregon që ai jo vetëm nuk e ndjen frymën e kundërshtarit që e ndjek nga afër, por as ja kap dylbia.

Dhe me këtë lloj oponence askush nuk ka oreks t’i bëjë opozitë Ramës, derisa ajo që paguhet për këtë punë nuk e ka idenë.

Aq më pak të bëjnë kauzë me fake kauza që pas fushate as lodhen të fshehin pagatorët e tyre, para të cilëve Rama ngjan akoma një storyteller i pranueshëm. Gjithsesi paradoksin e Simpsonit e kanë gati. Në 2025-ën mund të thonë se nuk mundej dot një njeri që ka fituar tre mandate./dritare.net

6 komente në “Paradoksi që opozita reciton dhe Rama me ëndje e dëgjon!”

  1. Kledi says:

    Uau, po ky eshte djali i atij monstres te Divorce Albanian Style!

    1. Mergatave qyqeve says:

      Po ai qe futi spiunet ne burg. Te ka futur ndonje edhe ty?

      1. Kledi says:

        Ju monstra prape spiune i quani ato gra te mjera dhe me jete te shkatertruara nga njeres i i ati i ketij qelbesires?!

  2. Hamdiu says:

    Rama bam e Hila ham!

  3. ppa says:

    Ke te drejte… do degjojme ne ekranet e TV te njejtit dylbere si buzetrashi Abilekaj, apo goje arapashi -diplomati shquar Nesho etj. qe si para dhe pas zgjedhjeve krakravitin te njejtin avaz.

  4. Llaf Dibre says:

    Justifikimi eshte gozhda ku varin veten ata qe nuk dinè te fitojne,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje