60 mijë patate me qenë janë shumë, e lërë më fëmijë!

3 Shtator 2021, 15:18Blog TEMA

Nga Enver Robelli 

Mbi 60 mijë fëmijë nga Shqipëria kanë kërkuar azil në një vend të Bashkimit Europian gjatë 10 viteve të shkuara (2011-2020).

Këta janë gati 10 për qind e fëmijëve të Shqipërisë.

Të dhënat i ka bërë publike EUROSTAT-i, agjencia e BE-së e statistikave. Eurostat konstatoi se në vitin 2020 kishte 2’125 kërkesa për azil nga fëmijët shqiptarë në vendet e BE-së dhe Zvicër. 83 për qind e tyre ishin nën moshën 14-vjeçare.

Në një vend me opozitë të vërtetë, me media që mbrojnë interesin publik dhe me një opinion kritik dhe të pakorruptuar, ikja e 60 mijë fëmijëve do të ishte bërë temë e madhe dhe qeveria do të duhej të jepte përgjigje se si ka qenë e mundur të ndodhë kjo.

60 mijë patate me qenë, janë shumë, e lërë më fëmijë!

Ka tema të tjera, të cilat shërbejnë si fasadë për “zbukurim” të realitetit.

2 komente në “60 mijë patate me qenë janë shumë, e lërë më fëmijë!”

  1. Bato says:

    Na rrofsh topet

    1. Po te egzistonin rrjetet sociale ne kohen e Skenderbeut, ai do kthehej heroi ne Shqiperi? says:

      Fiks Bato. Na rrofshin topet. Ankohen se i mbylli kufijte Enver Hoxha, se nuk e la popullin te emigronte dhe e rriti ne 300% popullaten, tani Ankohen se levizja e lire pa viza ne europe po i largon shqptaret dhe shqiperia eshte tkurur 30%… Skenderbeu emigroi 6 vjec nga Shqiperia dhe u kthye me palle ne dore per Shqiperine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje