I gjithë pushteti grave!

2 Shtator 2021, 16:36Blog TEMA

Nga Brizida Gjikondi 

Sot është një ditë historike për gratë shqiptare.

Për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar dhe mbas një kalvari shumë shekullor, diskrimunes dhe bllokues për emancipimin e gruas shqiptare, sot kemi një ekzekutiv ku nga 17 ministra, 12 prej tyre janë gra.

Ky fakt por edhe gratë e zgjedhura në organet drejtuese të Partisë Demokratike janë një lajm optimist për cdo grua shqiptare.

Po vjen epoka e emancipimit dhe barazisë reale të gruas shqiptare. Sepse gratë shqiptare si dhe gratë e botës ju është dashur të luftojnë dyfish, sic thoshte Rita Levi Montalcini, ju është dashur përherë të mbanin dy pesha, atë të jetës private por dhe atë shoqërore, gratë janë shtylla kurrizore e shoqërisë.

Gruaja shqiptare ka qënë e bllokuar prej shekujsh për të patur akses në botën e arsimit, kulturës, shkencës dhe ekzekutivit sidomos.

Vetëm në mesin e shekullit të XX gruaja shqiptare filloi të hedh hapat e parë të ekzistencës së saj si qënie politike, qoftë edhe pse me një politizim, maskilizim dhe ndrydhje të skajshme, ajo filloi të çapitet në rrugën e gjatë të emancipimit ndërkohë që simotrat e saj evropiane kishin arritur majat.

Gjithësesi qeveria Rama 3, është një lajm i mirë, por sidomos për emrat që ka ofruar. Përherë kam vlerësuar punën e dukshme të ministreve Balluku, Manastirliu, Margariti por kënaqem kur shikoj në këtë qeveri edhe emra jo politikë por mirëfilltazi profesionist dhe të përkushtuar si Krifca dhe Ibrahimi.

Sot është një ditë e madhe, personalisht ndjehem e ngazëllyer, 12 gra, nëna dhe vajza shqiptare sot janë në krye të vendit dhe nga kjo arritje emancipuese vetëm të mira do kemi pasi jo më kot Gandi shprehej se “Me guximin dhe vetë-mohimin gruaja është gjithmonë më superiore se burri … ”

Shqipëria ka shumë nevojë, për paqe sociale, përulësi, vetëmohim, vizion dhe dashuri pa hesap e kush më mirë se gratë dinë ti ofrojnë këto.

5 komente në “I gjithë pushteti grave!”

  1. Genci says:

    Mos hidh shashka se eshte e kote
    E verteta ja ben muuuuu…ato sjane zonja por bashkepunetore ne krim apo thjesht masha
    Ajo liste eshte nje tallje jo vetem me shqiptaret ne pergjithesi por ne rradhe te pare me grate ne vecanti
    Belinda Balluku nje Zhan D’Ark virgjereshe e shenjtore e rilindjes…..o Zot sa qesharak arrika te behet njeriu

    1. I.Hoti says:

      C’fare gomari,idiot i shpellave te erresires ! Dil nga shpella e salehut o trushperlare! je ne shekullin XXI , pse pordhat e kriminelit dhe ushtareve te tij te njohur edhe nga USA – EU do degjojne shqiptaret ! cfare shpellaku !

  2. Marta says:

    Analize e bukur. Po vertet nje dite e mbare per femrat shqiptare. Gjikondi je realiste dhe perhere optimiste.

  3. Etleva says:

    Super 12 gra shqiptare.

  4. edi says:

    Maskarade! C’do gje nen pushtetin e nje individi. “Perfshirja” e gruas ne Qeverri e forume , nje tjeter shprehje e macizmit te shoqerise shqiptare. “Perfshirja”, eshte shprehje e idese se:Grate kontrollohen kollaj(ne nje shoqeri maciste).
    Asnje e merituar…vec seksit asnje gje qe te jape idene e emacipimit…nuk ka asnje femer te afruar nga ky gjel qe shpreh vetearritje, individualizem…
    Motoja eshte na duhen Picka ….ne fakt duhet te ishte dhe eshte ne shoqerite moderne : Kemi gra te zonja dhe shoqeria duhet ta shfrytezoje kete potencial…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje