500 drejtues mjetesh të arrestuar gjatë verës, si 'frika ruajti vreshtin' në rrugët e vendit!

5 Shtator 2021, 14:00Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Siç pritej, këtë verë u shtua ndjeshëm qarkullimi i automjeteve në rrugët e Shqipërisë. Të dalë nga një dimër i vështirë pandemie, qytetarët e Shqipërisë u turrën për pushime ditore e javore si drejt deteve, edhe drejt maleve.

Ndërkohë edhe qytetarët e Kosovës, Maqedonisë dhe Sërbisë u dyndën në Shqipëri, duke shfrytëzuar politikën e kufijve të hapur ndaj të gjithë shtetasve të huaj (pa i testuar në kufi për Covid-19 apo pa u kërkuar dokumentacion në lidhje me të). Për të mos folur pastaj për emigrantët, që erdhën të pushojnë në mëmëdhe.

Kjo rritje e e ndjeshme e qarkullimit të mjeteve nëpër rrugët e vendit, padyshim që do të sillte edhe rritjen e probabilitetit të aksidenteve. Por Policia Rrugore i doli të keqes përpara, dhe e rriti ndjeshëm praninë dhe aktivitetin e saj në të gjitha qarqet e Shqipërisë.

Nga katalogimi i informacioneve të përdishme zyrtare në media, rezulton se gjatë tremujorit Qershor-korrik-gusht janë arrestuar rreth 500 drejtues mjetesh (kryesisht për drejtim mjeti nën ndikimin e fortë të alkolit ose të drogave). Ndërkohë që u është hequr leja e qarkullimit mbi 10 mijë drejtuesve të mjeteve dhe janë vënë dhjetra mijra gjoba.

Si rrjedhojë, niveli i aksidenteve, vdekjeve, e plagosjeve të rënda në rrugët e vendit ishte pak a shumë i njëjtë me vitin 2019 (vitin para pandemisë), megjithëse numri i automjeteve në qarkullim mund të jetë rritur ndjeshëm këtë verë. Këshilla e urtë “frika ruan vreshtin” duket se është përdorur me efikasitet nga Policia Rrugore kësaj here. Dhe ndoshta duhet përdorur edhe në vazhdim.

Sidoqoftë, në një horizont afatgjatë, duhet menduar për një modernizim teknologjik të sistemit të vrojtimit dhe ndëshkimit të shkelësve të Kodit Rrugor, si dhe për një fushatë më të fuqishme sensibilizuese, në mënyrë që drejtuesit e mjeteve të mos arrijnë tek pika ku duhet të ndëshkohen me burg, me heqje patente, apo me gjobë…

3 komente në “500 drejtues mjetesh të arrestuar gjatë verës, si ‘frika ruajti vreshtin’ në rrugët e vendit!”

  1. sorge says:

    O Zaloshnja, cfare do te na thuash? Qe policia rrogore e Rames ka qene e suksesshme???? Ta thosh dikush tjeter, edhe do te thoja “varja, furcet e zakonshme”. Por ta thuash ti zotrote, qe ke thene se ne USA ke qene pjese e nje qendre studimore me fokus pikerisht qarkullimin rrugor, kjo ka vetem nje shpjegim: OSE ke “harruar”, me dashje, modelin si e kontrollon ne USA policia qarkullimin rrugor, OSE, po me dashje, po ben tellallin e Rames se suksesshem!!!!

    Ne USA, policia rrugore, me te vertete ndjek parimin e “parandalimit” te premisave per aksidente dhe jo ate te “predatorit”. Dhe kete gje, policia rrugore, makinat e saj patrulluese, e ben jo duke u fshehur prapa ferrave ne ndonje cep te autostrades, gati me bllokun e gjobes ne dore. As duke i ndaluar amerikanet “thjesht” per “kontroll” patente apo siguracioni. Sepse nese do te bente kete gje, e drejta kushtetuese e lirise dhe mospengueshmerise se levizjes se lire te individit do te kishte vajtur per lesh, ne hale. Vete shteti do rezultonte jo ne garantues, por dhunues te te drejtave dhe lirive te individit! Administrimin e “normalitetit” ne qarkullimin rrugor ne autostrada, policia rrugore e ben DUKE FUTUR ne qarkullim sa me shume makina policie! Ne librat e statistikes, ky fakt, pra futja e makinave te policise ne qarkullim mu ne mes turmes se makinave qe qarkullojne, eshte bere, dhe jepet, si nje shembull klasik i efikasitetit: Per cdo makine policie te futur ne qarkullim, “normaliteti” i qarkullimit rrugor, dhe i vete shpejtesise se makinave, rritet me nje koeficient efektshmerie 4! Ka plot gjoba ne USA. Te majme bile! Zaloshnja e di vete fare mire qe nje gjobe per tejkalim shpejtesie normalisht vertitet 200-300 dollare, por mund te shkoje edhe 1000 USD. Por gjobat nuk jane “normalitet” por nje “deviacion” nga standarti!!!!

    Ne Shqiperi, policia rrugore eshte “predatore”, nuk eshte “parandaluese”. Policia operon jo me logjiken e parandalimit, por qejfin e “kamzhikut” dhe gjobave. Gjobe-venia ose nuk ndikon, ose ka ndikim MINIMAL ne vendosjen e NORMALITETIT ne qarkullimion rrugor dhe zakonet shoferore te individit. Ne Shqiperi policia rri pas ferres apo radarit, vetem per te te kapur ne gabim. Policia ne Shqiperi NUK eshte e interesuar qe ti te mos gabosh! Po te ishte keshtu, policia do te investohej te “krijonte te gjitha kushtet” qe ti te mos gaboje!!! Parandalueshmeria as nuk eshte objektiv, as nuk praktikohet nga policia shqiptare, jo thjesht kjo e sotmja e Rames, por e te gjitha policive perpara Rames. Ti si polici, nuk mund te arrish te jesh e suksesshme ne parandalimin e aksidenteve apo sjelljeve jo normale te shofereve shqiptare duke qendruar ne nje pike te rruges, duke ndaluar makina ne nje pike te rruges me apo pa arsye, duke tentuar te “kontrollosh” te keqen permes fushatave propagandistike, apo stines se rradhes. Me modelin “Makina policise prapa ferres apo nje pike kontrolli arbitrar” asnje polici nuk do te ishte ne gjendje te kontrollonte ate qe mund te ndodhe pergjate segmentit rrugor kilometra te tera larg ferres apo pikes se kontrollit.

    Nese do te me pyesnit, cfare na thua ti si mund te ndryshohet kjo gje, sigurisht qe do te isha shume i vemendshem ndaj pafuqise se policise rrugore shqiptare ne burime njerezore, infrastrukture materiale, dhe financa. Zgjidhja fillon duke hequr dore nga modeli i ferres dhe pikes se kontrollit dhe kaluar ne modelin e administrimit dhe kontrollit dinamik te qarkullimit rrugor. Padyshim qe kjo do te thote me shume makina policies ne qarkullim, me shume njerez-police qe ti ngasin ato, me shume karburant te harxhuar, dhe nese rritet “normaliteti” dhe bie numri i jgobave, shto edhe me pak te ardhura per policine! Dhe policia shqiptare, mbase mund te mos i kete aq makina sa per te kontrolluar cdo rruge apo autostrade, dhe mund te mos i dalin parate per te ndryshuar vete modelin e sigurise rrugore.

    POR nese keshtu, Zaloshnja te mos dale dhe shese dengla qe nuk i hyjne kujt ne pune, ca me pak i hyjne ne pune sigurise se jetes te cdo individi qe qarkullon rrugeve te Shqiperise. Si nje njeri qe ka jetuar ne USA, dhe pretendon se ka ngrene buke duke u marre me studime per sigurine rrugore, une nuk pres nga Zaloshnja te na beje tellallin e sukseseve te qeverise Rama. Une nga Zaloshnja pres te dale me analiza shkencore, konstruktive, per modelin aktual te sigurise dhe qarkullimit rrugor ne Shqiperi; te evidentoje problemet jo vetem me shoferet, por me vete policine rrugore! Pres qe nisur nga eksperienca e tij ne USA, dhe nga aftesia e tij per te analizuar sigurine dhe qarkullimin rrugor mbi modele statistikore, Zaloshnja te dale me propozime konkrete si mund te ndryshoje gjendja dhe rritet siguria rrugore ne Shqiperi pa shkelur te drejtat dhe lirite e inddividit, pa injoruar dispozitat e Kushtetutes, dhe duke e bere policine, politikat e qeverise, dhe praktikat ne kete fushe sa me efektive dhe te ndryshme nga ato te deritanishme! Nese Zaloshnja nuk e ben kete, me mire te rrije urte dhe mos te na caje derrasat duke u shendrruar ne nje “piktor” te sigurise dhe qarkullimit rrugor – qe nuk prek zemren e problemit por ben propagande me zbukurimet qe dalin nga gjobat mal ne kurriz te shofereve shqiptare dhe jetes se tyre si shofere ne makine!!! Por Zaloshnja mesa duket eshte “Rama-izuar” ne menyren me te sukseshme. Sepse ne keto 5-6 vitee te fundit, duke e ndjekur ne “analizat” qe ka publikuar, kam vene re qe ne menre konstante “analizat” e tij, ne dukje te “paanshme” apo “profesionale”, ose i kane paraprire objektivave te Rames, ose jane vene ne sherbim te axhendes se Rames. Shkrimi i tij i para ca diteve ne Tema, per raportin votues-PS e Rames ne 2025, ishte shkrim paraprires i tezes se Rames ne mbledhjen e fundit te PS, se PS duhet te terheqe votat e atyre qe shohin ne celulare ate mrokllen Kardashian ose ndryshe do kete probleme me numrin e votave te sigurta!!! Zaloshnja nxitontee te “kalkulonte” sa votues do braktisnin Shqiperine, sa votues te rinj hynin ne treg, dhe sa do ti duheshin Rames per te vazhduar mbreterimin, a thua sikur Rama, para se te shkonte ne takimin socialisst ishtee ulur dhe kish qare hallet me Zaloshnjen! Po ku i dihet? Mbase edhe ka ndodhur keshtu! Dhe mbase per te shpjeguar perse pena e Zaloshnjes shkon tandem me deklaratat e Rames, mbase vlen te ndiqet ajo shprehja amerikane “follow dhe money” – mbase analizat e Zaloshnjes jane pune e paguar per axhenden e Rames!!!!

  2. Neri says:

    Lexova artikullin e Eduarte Zaloshnjes qe raportonte mbi gjobat dhe ndalimet qe u behet perdorusve te rruges gjate veres 2021.500 thote ai.E pyes Eduartin sa veta jane gjykuar dhe denuar deri sot per keto shkelje,apo ndodh qe policia denon dhe me von qeveria fal qe ta marin vesh te tjeret.Per mendimin tim cdo shofer i cdo kategorie qofte,udheton ne rruge me kobure ne dore dhe biles e mbushur me fyshek ne fole (Koburja eshte makina)Ajo te vret ne cdo kohe po se komandove mire.Ti lene justifikimet jo rruga jo semafori,jo ndricimi,.Per se ecen me shpejte kur tabela e tregon shpejtesin,kur dihet boterishte qe ne rruget tona shpejtesia max ehte deri ne 90 ne ore(rasti vecante 110km/ore.Kur dihet qe rruget jane te pa ndricuara.Ose dhe te ndricuara te jene,me shpejtesi mbi 110 km a e eviton aksidentin me kete shpejtesi 50 m perpara ne rruge.Nje eksperte thoshte,qe nje makine e re me te gjitha parametrat te rregullta me shpejtesi 80 km/ore,ndalon rreth 20 m nga momenti qe behet trenim.Ja pra kjo eshte koburja qe mban shoferi ne dore dhe duke shkelur keto rregulla ai e vret njeriun me dashje.Pastaj le te flasin njerzit jo e denojme,jo e falim..Nje dicka me komentim e z Sorge.Cdo shkelje qe ndodh eshte individuale,rregullat jane njelloj si ketu dhe ne Amerike.Te shtohen policia rrugore por a di ky person qe ne Shqiperi duhet nje polic per cdo shofer ne qarkullim,dhe nje polic per cdo polic qe kontrollon rrugen.Z Sorge e lexova komentin tuaj por te them te drejten kur thoshe per :policin Rama nuk me pelqeu.Te politizosh dhe aksidentet rrugore shumica e atyre qe lexojne komentin tend thone:”Ja ke fut kot plako”Kur fillova ta lexoja komentin me pelqeu dhe aq me mire kur po flisje per kontrollin e policise ne Amerike po kur e politizove thashe:keshtu e kemi ne shqiptaret.
    .

  3. Marksi says:

    Vriteni mëndjen pak, a do I kishte shtuar kontrollet policia, nëse nuk do kishin vdekur ata 4 të ngratët.
    Shqiptarët ecin si të krisur, dhe ky fenomen sa vjen e shtohet dhe policia nuk bënte absolutisht asgjë, totalisht inefiçente. nuk kishte pse priste që të vdisnin 4, se të krisurit i kishte dhe i ka përditë rrugëve, nuk të qëllon që të dalësh njëherë dhe mos hasesh me të krisur.
    Të shohim si do vazhdojë, se në Shqipëri çdo gjë me fushata bëhet, dhe jam shumë i bindur që do ndodhë ndonjë gjë tjetër dhe fokusi do zhvendoset, dhe të krisurit do lulëzojnë prapë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje