Mos thuaj jo: PD mund të ribëhet

8 Shtator 2021, 12:27Blog TEMA

Nga Frrok Çupi

Kurrë mos thuaj ‘kurrë’!, ky është mësimi i thjeshtë i jetës. Madje as për Partinë Demokratike të Shqipërisë mos thuaj se ‘nuk bëhet më’. Megjithëse e ka rrënuar vendin, megjithëse ka zhvilluar terrorizmin dhe luftë civile, megjithëse ka vjedhur, megjithëse ka vrarë njerëz, megjithëse lideri i saj legjendar, Berisha, është sot vjedhësi i pasurisë dhe dhunuesi i demokracisë…, prapë mos thuaj se PD nuk bëhet.

Edhe kjo bëhet.  Por pas kësaj ‘të bëre’ ka disa pyetje:

E para: Ku, në cilin vend, mund të ribëhet PD?

Pyetja nuk shtrohet se në ‘cilin shtet?’; kjo dihet se është vetëm vendi ynë me këtë lloj partie. Jo, shtrohet pyetja në cilën hapësirë. Aty ku mund të bëhet PD duhet të jetë një vend pa histori, pa kujtesë, ku të mos ketë shkelur kurrë këmba e Berishës, e të dhunuarve dhe e dhunuesve të tjerë të tij. Mund të ishte një vend si ishulli Fernandez i Robinson Kruzo i pesë shekuj të shkuar. Aty, në atë vend ku do të ribëhet PD nuk duhet të ketë asgjë tjetër veç PD. Po të ketë njerëz të tjerë do të dëshmojnë mbi dëmet që ka bërë PD në ‘Oqeanin Shqipëri’, dhe që aty prishet puna. Po të jetë një vend që ka edhe parti të tjera, atëherë PD nuk konkurron dot më. Nuk di pse vetëm ne qytetarët shqiptarë duam ta ringjallim një parti që ka vdekur, ashtu siç bëjmë edhe me vetë perënditë e vdekura. Në gjithë Evropën Jug Lindore, partitë që u krijuan në periudhën e PD, kanë ‘vdekur’ e nuk janë më në skenë. Vetëm partitë komuniste, PD dhe PPSH,  kishin parullë ‘long live’.

E dyta: Duhet të kthehemi në vitin 1990

Kështu po, mund të bëhet PD, mund të bëhet duke u kthyer 3 dekada pas në kohë; atëherë kurrë mos thuaj ‘Jo’. Që të kthehet ai shans, duhet të kthehet mjerimi si atëherë; burgjet plot me kundërshtarë politik dhe disa hajdutë; balta e rrugëve; talonet e ushqimit për çdo familje; mungesa e dritave; fytyrat e zbehta të njerëzve të uritur; kooperativat bujqësore dhe ferri i luftës së klasave; duhet të kthehen anëtarët e Komitetit Qendror, Byroja Politike me të gjithë mjekët që shoqëronin udhëheqjen, blloku në qendër të Tiranës… PD mbeti parti e mjerimit.

Vetëm këto mund ta frymëzojnë turmën njerëzore që t’i sulet murit me kokë dhe të rikrijojë Partinë Demokratike. Si atëherë. Askush nuk pyeti atëherë se cili ishte mashtrimi e cila e vërteta; cili ishte komunisti e cili spiuni i futur në PD; mjaftonte të ’çahej blloku’. Më e keqja është se tani nuk ka më ferma, as fabrika, as uzina, as ekonomi.., që të shërbejë si objekt shkatërrimi nga militantët e PD me urdhër nga lart. Eh, po nuk i ka të tillë, atëherë PD-së i mungon objekti i luftës. Ato ekzistonin, por u shkatërruan atëherë kur njeriu hante propagandën: ‘shkatërroni gjithçka se ua sjellim nga jashtë’.

Mirëpo a kthehet koha pas? Deri më sot është thënë se koha dhe vdekja nuk kthehen.

E treta: Ja u rikrijua PD… Sa ditë do të rronte?

Nëse do të kishte në krye Sali Berishën, kësaj here nuk do të rronte as dy ditë. Tani njerëzit janë tjetër gjë nga ata të vitit 1990. Tani njerëzit kanë kuptuar se PD me Berishën u kthye në një parti të llojit jo të lirisë e të drejtës, por në parti të llojit stalinist dhe në një piramide mafioze. Brenda përbrenda PD u eliminuan të gjithë ata që nuk i vinin për fije bosit të mafies: Duheshin firmosur aferat për të pasuruar familjen e ‘marshallit’, duhej bombarduar dhe sulmuar me tanke dhe lënde kimike ‘Jugu i pabindur’, duheshin ndërtuar fabrikat e vdekjes, e para e çmontimit të armëve vrau 26 njerëz të pafajshëm; duhej që i pari i PD të kishte në sy një snajper për të vrarë çdo njeri që i prishte qetësinë para zyrës…

E katërta: PD mund të mos ribëhet, por mund të pjesëtohet si ameba.

Por edhe për këtë duhet të ndodhë një gjë: Ata që janë aty brenda duhet t’i mbyllin derën Sali Berishës, që është shpallur politikani në ‘top- listën’ e botës për grabitjen e popullit të vet, për minimin e demokracisë dhe për luftën kundër Drejtësisë. Këtë e ka shpallur Amerika, aleati më i madh i vendit dhe mbartës i fuqisë për të mbrojtur kombet aleate nga mizoria e liderëve të vet. Nëse ata që rrinë në PD sot nuk japin provën që të largojnë ‘minën’, atëherë si mund të bëhen. Të paktën të ishin aq të fortë sa ata njerëz të mjerë që në 20 shkurt 1991 morën zvarrë broncin e statujës së diktatorit në mes të Tiranës. Ata vetë nuk mund ta rrëzonin diktatorin, por pasi u rrëzua, të paktën i pjesëtuan metalin zgafellë e monumentit.

Partitë e reja të dala nga PD, zor se ribëhen thjesht me metalin e monumentit të mallkuar. Por edhe një pyetje e fundit: Vallë a nuk mund të jetojmë pa PD, ashtu siç kemi jetuar 30 vjet pa Partinë e Punës?!

12 komente në “Mos thuaj jo: PD mund të ribëhet”

  1. A mundesh ta pergenjeshtroshe? says:

    Mos e permend Stalinin, te lutem Frrok. Stalini ka shume gjera pozitive qe s’i mohon dot as nje gje e gjalle ne kete mertybé; mos ti hyjme historise. Permend satanane siç na e kane thene pa une s’e kam pare, permend gjarperin si e kam pare dhe une apo permend oqeanin pa vaporr e varka sikur je ne mes te tij dhe s’ke asnje derrase: ky eshte Sali Berisha. Pastaj permend dhe demokracine tone me organet e drejtesise dhe ngre flamurin qe do ti (!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!) Ne vetem llomotitemi dhe kenaqemi me demokracine tone, ndersa me diktaturen e vertete kenaqeshim se nuk flisnim dot. Ne jemi prape.

  2. Jeni njellojë says:

    Shyqyr zotit po plakesh dhe shume shpejt si Ufo do të shkosh ne botën tjeter..
    Cdo ditë qe vjen më i shemtuar po bëhesh…
    Spiuni ordiner i lagjes time…
    Te gjithe ju kupola 90-tes perfshire Berishen keni qene spiuna te sigurimit te shtetit.
    Shqiperia prandaj eshte ketu ku eshte…

  3. Ladi says:

    Ja dhe nje dore e “bukur” (medemek shan berishen) mbushur plot me helm qe barazon berishen me çupin dhe kujton se njerzit hajne bar akoma…

    1. Taulant says:

      BRAVO FROK PER KETE SHKRIM BRILANT QE VETEM KAMIKAZET E SALI QENIT NUK E KUPTOJNE.

  4. Nafia says:

    PO Frrok ,mund te jetojme pa pd dhe pa gerdallen qe e drejtoj ate per 30 vjet, Sali kriminelin.

  5. tom says:

    Eshte sipermarje private,eshte shoqeri fitim prurse,bene evazion fiskal mbasi rregjistrohet si organizate politike dhe nuk paguan per produktet qe shete te tilla si nje pozicion deputeti 500 mije euro,pozicione te tjera ne ekzekutiv ,gjyqsor etj qe varjojne simbas perfitimit qe u jep vendi i punes.Dhe keshtu kthehen ne pronare te shqiperise.Partia eshte tjeter gje nuk ka lidhje me pd,ps.pr,lsi.Keto i kane dhene leje vetes per te vjedhur.

  6. Prec Doda says:

    Ne ekto momente duhet te dali nje lider, qe pret opozita, ai eshte Agron Shehaj.
    Nuk mund te fshihet, ai tashme eshte konfirmuar nga te pereskutuarit, ju perket atyre, dhe PD eshte parti e te perndjekurve te djathte.
    Agron Shehaj e pastron PD per 6 muaj.
    Ne zgjedhjet lokale nuk do kete ndonje sukses te madh, por nqse caktojne kandidat qe vertet i do qytet, mund te marri edhe 50% te Bashkive.
    Zgjedhje te tjera Parlamentare do jete nje PD e konsoliduar, me njerez te rinj, qe i beson populli, me programe.
    Jo me me shpifje, sharje, se keto e demtojne me shume PD.

  7. edi says:

    Nga ham ham i Enverit ne ham ham te Rames o frrok. Rama bam e Frroku ham!

  8. Lalzi says:

    Saliu ne vitin 92-97 vendosi rregjimin fashist ne Shqiperi,me zi se dhe rregjimi kriminal i Enver Hoxhes. Kush e ka jetuar periudhen e 92-97 me jep plotesisht te drejt.

  9. Sokrati says:

    Nderime për të vërtetat, që thua, z Frrok Çupi.
    …PD objektet industriale i shkatërroi për të “forcuar” patrinë. Tani objekte s’ka, ndërmarrje, miniera, fabrika e uzina nuk ka. Ka vetëm një gjë: vetveten të dërrmuar. Duhet ta shkatërrojë veten, për të ndërtuar partinë…, por qeresteja është e kalbur, e krimbur, e bluar nga “mola”. Me këtë lëndë fosile asgjë nuk mund të ndërtohet, veç skeletit…
    Edhe pa pede, siç është katandidur, mund të bëhet, fundi i fundit!

  10. Nano Kryetar says:

    PD behet kur te vdesi Berisha ose po erdhi Fatos Nano dhe te behet ai kryetar i PD-se
    Ka 30 vjet qe Berisha – Nano qeverisin.

  11. Lemja says:

    Saliu si Musolini dhe Hitleri, pd parti fashiste nuk mund te ribehet, boll e masakroj popullin shqiptar krimineli i Vicidolit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje