All - Scripts - 1
All - Scripts - 2
All - Scripts - 4
Desktop - General - 1

Familjet e ish të persekuturave, shpresë elektorale e PD-së

7 Shtator 2021, 13:18Blog TEMA
All - Paragraf - 1

Nga Eduard Zaloshnja

Në katër zgjedhjet e fundit parlamentare – dy herë në opozitë e dy herë në pozitë – PS-ja dhe partitë satelite të saj (PSD, etj. etj.) kanë patur një elektorat tejet të qendryshëm, i cili ka prodhuar një interval të ngushtë prej 740-820 mijë votash për to. Çdo katër vjet, rreth 100 mijë pjesëmarrës zgjedhjesh, mesatarisht, janë larguar nga kjo botë ose nga Shqipëria, por elektorati socialist është rimbushur çdo katër vjet sipas formulës “dardha bie nën dardhë” (nipërit që mbushin moshën zenë vendin e gjyshërve që vdesin).

Nga ana tjetër, PD-ja dhe partitë satelite të saj (PR, etj. etj.) – dy herë në pozitë e dy herë në opozitë – kanë njohur oshilacione të mëdha elektorale. Votat për to janë luhatur nga 460 mijë (më 2017) deri në 740 mijë (më 2009). Sidoqoftë, në pikën më të lartë elektorale, PD-ja dhe satelitet e saj kanë arritur pikën më të ulët të PS-së dhe sateliteve të saj.

All - Paragraf - 4

Një situatë e pashpresë elektorale për PD-në?

Ndoshta jo. Dy sondazhe që kam zhvilluar rreth të përndjekurve nga regjimi komunist për arsye politike apo pronësie – njërin pas zgjedhjeve të 2013-ës dhe tjetrin pas zgjedhjeve të 2017-ës – japin një shpresë elektorale për PD-në.

All - Paragraf - 6

Nga ekstrapolimi i sondazhit që zhvillova pas zgjedhjeve të 2013-ës, më rezultoi se rreth 800 mijë banorë të rritur të Shqipërisë ishin nga familje të persekutuara nga regjimi komunist për arsye politike ose pronësie. Por vetëm gjysma e tyre kishin votuar për PD-në në ato zgjedhje.

Nga ekstrapolimi i sondazhit që zhvillova pas zgjedhjeve të 2017-ës, më rezultoi se rreth 750 mijë banorë të rritur të Shqipërisë ishin nga familje të persekutuara nga regjimi komunist për arsye politike ose pronësie. Por më pak se gjysma e tyre kishin votuar për PD-në në ato zgjedhje.

All - Paragraf - 8

Nuk kam zhvilluar një sondazh të ngjashëm pas zgjedhjeve të këtij viti, por fakti që PD-ja dhe aleatët e saj (të përfshirë në listat e PD-së) nuk morën më shumë se 650 mijë vota, të bën të mendosh se për to nuk votuan të gjitha familjet e përsekutuara nga regjimi komunist për arsye politike ose pronësie.

Se sa prej tyre nuk e votuan PD-në, nuk mund të dihet saktësisht, pa bërë një sondazh rigoroz territorial. Sidoqoftë, numrat tregojnë se PD-ja ka ende një rezervuar elektoral të pashfrytëzuar në shtresën e familjeve të persekutura nga regjimi komunist për arsye politike apo pronësie…

All - ArticleEnd - 1

4 komente në “Familjet e ish të persekuturave, shpresë elektorale e PD-së”

  1. Mal Cori says:

    E para, kubi gjete 750 mijë të persekutuar nga regjimi komunist? Kur në regjistrat e institutit të të përndjekurve politik dhe pasardhës të tyre, figurojnë jo më shumë se 100 mijë të tillë?
    Dhe e dyta, pse kjo shtresë duhet të jetë domosdoshmërisht votuese e djathtë? Kur shumë të dënuar politikë kanë qenë me bindje socialdemokrate, ose dhe komuniste?

    1. Ish i persekutuar says:

      Gjyshin tim e shpallen kulak komunistet sepse kishte kishte blere toke me djersen e ballit.
      12 niper e mbesa t tij vuajtem nga vula kulak.
      Sot secili nga ne ka 2-3 femije. Llogari e thjeshte…

  2. Shyqo says:

    Jeta eshte eshkurter une kam qene 7 vjet ne burg ne spac pd nuk medha asnje lek.parat mi dha qeverija e edi rames .pse do votoj pd.

  3. KOZi... says:

    Numri me i madh i ish te denuarve te regjimit komunist jane ish komunistet e denuar nga shoket e tyre ! Njekohesisht keto dhe gjithe komunistet perbejne moshe me te re se ish kleriket,ballistet,zogistet dhe ish fashistet. Sot jane prezzent brezi i dyte i ish komunisteve te denuar dhe sipas patronazhisteve nje pjese votojne PS. Ndersa pjesa jo komuniste prezantohet me brezin e trete ( gjate luftes ishin sepakut 30 vjecare ) keshtu qe nuk mund te merret e sakte shifra e sondazhit . Mos bejme si ato sondazhet qe ke patur babane me emer Ahmet e ti me emer Genci je musliman ! Nuk eshte e sakte !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje

All - General - 32
All - General - 6
All - General - 2
All - General - 5
All - General - 17
All - General - 7
All - General - 8
All - General - 9
All - General - 10
All - General - 11
All - General - 12
All - General - 13
All - General - 14