Vendimi i duhur i Bashës, marrë për arsye të gabuara

11 Shtator 2021, 10:24Blog TEMA

Nga Mustafa Nano

Nuk iu besohet? Është e vërtetë. Ajo që shihni është e vërtetë. Pickojeni veten sa të doni, fërkojini sytë sa të doni, por ngjarja është po ajo. Lulzim Basha, për herë të parë në historinë e jetës së vet politike ia ka bërë fora, ka bërë një gjë të pamenduar, të pamendueshme. Nuk është se është bërë transgender  e është kthyer në grua; nuk është se ka vendosur të vijë në programin “Arnautistan” – s’ka ardhur asnjëherë; nuk është se ka publikuar një libër të dytë. Ka bërë një gjë edhe më të fortë sesa kaq, edhe më të vështirë sesa kaq.

Ai ka marrë një vendim. Për herë të parë në jetën e vet ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm: Ka marrë vendimin për ta larguar Sali Berishën nga Partia Demokratike, e cila është e Sali Berishës, nga fillimi deri në fund, në të gjitha kuptimet. Dhe kjo e bën pak absurde situatën. Është absolutisht partia e Sali Berishës.

Dhe kjo parti tani do të jetë nën hyqmin e Lulzim Bashës, i cili e largoi Sali Berishën me një motivacion të çuditshëm: “Sali Berisha është legjenda jonë, është lideri ynë historik, ai ka bërë të mira të mëdha për kombin tonë, por ne do ta sikterisim.” Ky ishte mesazhi që përcolli Lulzim Basha me fjalën e vet, mbrëmë në darkë, 24 orë më herët.

Që ta themi troç: Lulzim Basha ka bërë gjënë e duhur, gjestin e duhur, por e ka bërë për arsye të gabuara, e ka bërë në mënyrën e gabuar. Ai duhet ta kishte bërë prej kohësh këtë që bëri sot dhe duhej ta kishte bërë për arsye të tjera. Për të njëjtat arsye për të cilat Departamenti Amerikan i Shtetit e ka shpallur Sali Berishën persona non grata. Për të njëjtat arsye për të cilat Sali Berisha do të duhej të ishte sot te shtatë penxheret. Ose më e pakta, do të duhej të ishte tanimë në një sallë gjyqi ku të kishte dhënë llogari. Unë e kam pritur këtë prej vitesh. Por ai nuk e ka bërë këtë gjë.

Nuk ka bërë as minimumin, e as minimumin e minimumit, që do të ishte: të mbante një fjalë të caktuar, në një moment të caktuar, para katër ose pesë vitesh, në daç përpara opinionit publik shqiptar, ose në daç përpara demokratëve (do të ishte më mirë, ndoshta përpara demokratëve). Unë nuk po kërkoj dhe asnjëherë nuk kam kërkuar që Lulzim Basha t’i jepte munxët Sali Berishës, ta shpallte atë si njeri të urryer, apo të thoshte se ky njeri duhet hedhur në koshin e plehrave (ku në fakt, ai e ka vendin). Nuk është pritur kjo nga Lulzim Basha. Këto janë gjëra të guximshme.

Nga Lulzim Basha është pritur një fjalim i thjeshtë, praktik, pragmatik, nëpërmjet të cilit do t’iu drejtohej demokratëve: “Miq demokratë, ju më keni zgjedhur kryetar të Partisë Demokratike, e cila ka historinë e vet. Unë e di shumë mirë që ajo ka historinë e vet. E di shumë mirë se çfarë është kjo histori. Por ne tani duhet të hapim një kapitull të ri, duhet të hapim një epokë të re.

Dhe të hapësh një epokë të re do të thotë të distancohesh nga e vjetra, do të thotë që të kesh një lider të ri, me mendësi të reja, me një vizion të ri për Shqipërinë, për botën e për gjithçka. Dhe ky lider e ka emrin Lulzim Basha. Që nga ky moment e tutje, ju nuk do të keni më mundësi të shikoni teatrin mizerabël që keni parë deri më sot, në të cilin unë jam shtirur sikur kam qenë kryetar, dhe ai tjetri është shtirur sikur nuk ka pasur asnjë rol. Ky teatër ka marrë fund. Kryetari i Partisë Demokratike jam unë. Ka pasur një kohë për Sali Berishën, do të ketë një kohë për Lulzim Bashën, Au revoir, Sali!”

Nuk e bëri. Po ta kishte bërë pas këtij gjesti, nëse demokratët do t’ia mirëprisnin (unë dyshoj, por nëse do t’ia mirëprisnin), Partia Demokratike do të ishte më e fortë sot. Ndoshta sot do të ishte në pushtet. Por ai nuk preferoi të bënte këtë gjë të kollajtë. Preferoi të bënte një gjë edhe më të kollajtë. Ajo që bëri dje ishte edhe më e kollajtë.

Një politikan i mjerë, i dështuar, i prerë dhe i destinuar të mbetet violinë e dytë, të mbetet në opozitë bashkë me ata që në këtë moment e mbështesin brenda Partisë Demokratike, por edhe me ata që në këtë moment, brenda Partisë Demokratike nuk e mbështesin, e kundërshtojnë, të cilët janë (dhe kjo është e bukura!) të gjithë berishianë.

Që të gjithë, nga Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Bujar Nishani e deri te Tritan Shehu, Edi Paloka, Flamur Noka etj., janë që të gjithë berishianë. Dhe janë ndarë për shkak të Berishës. Kjo është ironia e gjërave.

13 komente në “Vendimi i duhur i Bashës, marrë për arsye të gabuara”

  1. Tironsi says:

    ESHTE E VERTETE.KJO PARTI KA MBARUAR.AJO ESHTE TOTALISHT PARTI E FRYMEZUAR DHE E STAMPUAR SI PARTI BERISHIANE.EDHE KANDIDATET E RINJ ” GJOJA” PER POSTIN E KRYETARIT TE PD JANE BERISHIANE TE THEKUR.SHKURT ESHTE NEVOJE URGJENTE KRIJIMI I NJE PARTIE THELLESISHT TE RE E DJATHTE PA EMRAT E PERMENDUR ME SIPER.

    1. qazim says:

      Shkrim fantastik.Mjerim i madh qe eshte ky klloun kryetar i opozites,por lumturi qe po shporret lugati SB nga politika.
      Le te shpresojme qe koha do te nxjerre opozitare te mencur e vertete kurajoze por kjo nuk do te ndodhe kurre nga PD

  2. Bureto says:

    Kjo eshte e gjitha! Eshte shume e komplikuar se pse te gjitha keto nuk kuptohen nga demokratet, ose me mire nga ata qe e votojne PD duke patur ate lidership, por me e trishtueshne eshte se demokracia shqiptare edhe per ca kohe (e veshtire ta thuash sa) do jete pa opozite. Jo opozite per opozite, ajo keshtu eshte, por si alternative e besueshme qeverisese perballe te majtes socialiste.

  3. Patronazhisti says:

    Po pse nuk doni te kuptoni?
    Intelektin per kaq gje e keni me tepri.
    Gjithe ky “termet” ka vetëm nje spjegim:
    Lul Basha me bekimin dhe përkujdesjen direkt te kermes Sali Ram Berishai, dorëzon partine, mer fryme i lehtësuar qe kreu misionin, iken ne shtepine e vet ne Holande 100 here me i kompletuar me alete financiare, kurse KUFOMA Sali Ram Berisha, “rilind” dhe rimer, per te zeze te Shqiperise, pronen e vet.
    Kështu o zoti gazetar qe nuk tregon te verteten.

  4. Jimi says:

    Muco! Luli jo vetem qe nuk eshte guximtar, por ai nuk eshte gje tjeter vec’se nje eunuk i peshtire i Saliut. Barra e bemave dhe gjemave qe ju ben ketij vendi ne keto 30 vjete nuk bie vetem mbi Saliun, ai i vetem nuk do te kishte mundesi ti bente ato. Pa tjeter ne oborrin e vete ai do te kishte nje lukuni sejmenesh kamikaze qe i si qente i ushqente dhe qe ata per kete “bamiresi” do te hidheshin ne zjarr per te kur t’ja lypte nevoja. Dhe ja nevoja erdhi ! Por c’e do se eunuku kryesor i Saliut , ne kete moment nuk arriti ta mbante barren! Ai njelloj si ati i tij shpirteror, por ne menyre te heshtur, per te gjitha bemat dhe gjemat eshte shpallur Non Grata nga USA, Erdhi nje moment qe kupa u mbush dhe po derdhej! Perball kesaj situate gringove ju desh te nderhyjne. Ata, gringot, ashtu si edhe ne, e dine shum mire se kush eshte Saliu dhe Luli, por duke qene pragmatiste ata se pari kerkua te heqin qafe Saliun si te keqen me te madhe dhe kete ja kerkuan pikerisht bashkpuntorit me te ngushte te tije ne krim, Lulzim Bashes, per dy arsye ! E para, se Luli de juro duke qen ne krye te PD-s si kryetar i saj, me statut kishte te drejten eskluzive te marrjes se nje vendimi per perjashtimin e Saliut. Dhe e dyta, venia ne prove, per besnikerine e Lulit ndaj USA. Perball kesaj situate, jo per guxim, por i vendosur midis dy zjarreve, Luli nuk kishte rruge tjeter per te shpetuar lekuren e tij dhe pa hezituar, ai e shpalli Non Grata Saliun. Kjo eshte vetem faza e pare e planit “A” ! Me kete veprim Luli mendon se e hodhi lumin, por ai njelloj si ati i tij shpirteror, qe nuk i ndahet shpirti prej tij deri ne vdekje , ka mbi kurriz nje mal me krime dhe si i tille edhe ai njelloj si i “Ati” do te duhet ti paguaj ato. Por kjo i perket aktit te dyte te drames “Shembja e Idhujve” qe po zhvillohet keto dite. Te presim zhvillimin e saj!

    1. Nick says:

      O muç nano po si ka mundesi qe nuk e kuptoni ,po ky perjashtim eshte vetem nje mashtrim i mashtrusit sali berisha se ai duhej te perjashtohej me buje nga pd qe te shpetonte partine se ndryshe ajo parti do te shpallej organizate terroriste (ashtu siç eshte ne te vertete)e po te shpallej pd terroriste saliu do te humbete gjithe mbrojtjen e tij.

  5. Student Horr i dhjetorit says:

    Muçi, te kam thene edhe nje here qe ke qene djale i mire. Po seç ke marre nje virus qe nuk ka vaksine as derman. Sajon alibira dhe vazhdon me sofizma. Kush te tha ty qe Basha ka marre vendimin per ta larguar berishen nga PD-ja? Ai ka thene se Berisha nuk do jete pjesen e Grupit Parlamentar te PD-se deri ne sqarimin e situates. Ja ku e ke edhe bazen ligjore per grupet parlamentare :
    RREGULLORJA E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
    (Rregullorja e Kuvendit miratuar me vendimin nr. 166, datë 16.12.2004, ndryshuar me vendimin nr. 15, datë 27.12.2005,vendimin nr. 193, datë 7.7.2008, vendimin nr. 21, datë 04.03.2010, vendimin nr. 41, datë 24.6.2010, vendimin nr. 88, date 24.2.2011, vendimin nr. 41 datë 30.05.2013, vendimin nr. 95 datë 27.11.2014, vendimin nr. 88 datë 14.9.2017, vendimin nr. 85 datë 18.7.2019 dhe vendimin nr. 12/2020)
    KREU III
    GRUPET PARLAMENTARE
    Neni 1521
    Formimi i grupeve parlamentare
    1. Deputetët mund të formojnë grupe parlamentare sipas përkatësisë partiake ose orientimit
    politik. Formimi i grupit parlamentar i njoftohet Kuvendit në seancën më të parë.
    2. Grupet parlamentare, sipas përkatësisë partiake, formohen mbi bazën e listës së partive
    politike që përfaqësohen në Kuvend, bazuar në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, të shpallur me vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
    3. Grupet parlamentare, sipas orientimit politik, mund të formohen menjëherë pas konstituimit të Kuvendit ose gjatë legjislaturës, nga deputetë të pavarur, nga deputetë që largohen nga partia politike për të cilën kanë konkurruar në zgjedhje, nga deputetë që janë deklaruar jashtë grupeve ose kur krijohet një subjekt politik i ri.
    4. Pas zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit, drejtuesi i seancës lexon listën e partive politike që
    rezultojnë parti parlamentare, referuar vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, dhe fton deputetët që të plotësojnë deklaratën me shkrim për grupin parlamentar në të cilin do të bëjnë pjesë.
    5. Brenda 5 ditëve nga data e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit ose e marrjes së mandatit gjatë
    legjislaturës, çdo deputet deklaron me shkrim se në cilin grup parlamentar bën pjesë ose deklarimin si deputet i pavarur ose jashtë grupeve parlamentare.
    6. Grupi parlamentar formohet nga jo më pak se 7 deputetë. Çdo deputet mund të jetë anëtar
    vetëm në një grup parlamentar.
    7. Kur numri i deputetëve të një grupi parlamentar bie nën numrin e parashikuar nga pika 6 e këtij neni, grupi pushon së ekzistuari.
    8. Çdo deputet ka të drejtë të largohet nga grupi parlamentar. Deputeti i paraqet një deklaratë
    me shkrim kryesisë së grupit parlamentar nga i cili largohet dhe Kryetarit të Kuvendit, i cili njofton në seancën më të parë. Deputeti që largohet nga një grupi parlamentar, mund t’i bashkohet një grupi parlamentar vetëm pas gjashtë muajve nga data e largimit.

    NASHI ME THUAJ TI MUNA, JE ÇUN I MIRE APO I KEQ

  6. Ali Pasha says:

    Ku je kamikaz…humbe!!! Duhet të kishe shkruar qe pardje…
    Ti je edhe ai qe me ben mua të simpatizoj Sali Berishën perndryshe do ta kisha urryer edhe me shumë se Ty, po po më shumë se Ty…
    Ku humbe bre burrë, se vetëm i tillë nuk je hahah
    Sali Berisha eshte një politikan, komunist qe kurr nuk do ti bente mire ketij vendi kjo dihet por ajo që më vjen keq eshtë se Ty do të vdesish pa e parë Berishen në burg…sinqerisht që me vjen keq per Ty kamikaz..
    Yes, analist medioker, kamikaz dhe skizofren…

  7. Eri says:

    Shhhhht po flet Muci!Sa di kyyyyyyy!

  8. Korabi says:

    Fundi i shkrimit i thot te gjitha,Luli Muli,Harxhi,Kandili Fitili,Nishani Shejtani,Meloqe,Paloqe,qe te gjithe jan berishist,vemje te nyta.

  9. X says:

    Lider bastard…qe vret….

  10. rexha 10 says:

    ESHTE FARE E THJESHTE PER TA KUPTUAR MORE MUCE.MEQE BERISHEN NUKE E DENON ASKUSH,,BILE ASE SHBA ,SEPSE ISHIN AMBASADORET E SHBA QE E PERKRAHEN DERI SA I VURI FLAKEN TIRANES. JU PO PRISENI SE LULKA DO TA DENOJE BERISHEN ,DUKE BERE KETE VEPRIM.ESHTE E KUNDERTA ME KETE VEPRIM LULI KA SHPETUAR TE GJITHE BANDEN POLITIKE SHQIPTARE GJATE KETYRE 30 VITEVE.NE KETE BANDE BEJNE PJESE EDHE DISA PORTALE TE TV ,PLUSE EDHE CA MAJMUNA ANALISTA ,QE FLUTUROJNE ME PRESHE. TE GJITHE KETA PJELLA ,NA I SOLLI SISTEMI KOMUNISTE ,DHE I MESOI SE SI TE DREJTOSHIN SISTEMIN E SUNDIMIT TE KAMUFLUAR ME ATE TE DEMOKRACISE.I VETEMI LAJKATARE QE E DONE ME SHUME KURVEN E BERISHES LULIN, ESHTE EDI RAMA,ESHTE PERSONI QE DUKE MARRE TRE MANDATE RRESHTE ,ESHTE BERE GORJA ME E MADHE SE SA SALIU. KJO VERTETOHET SE NDRYSHE THOTE ,DHE NDRYSHE VEPRON.I MUNGONE VETEM QE TE VRASE NJERZE ,QE TE KRAHASOHET ME SALIUN ,DHE LULIN.NE QOFTE SE DONI N D R Y S H I M I N ME TE VERTETE ,TE BOJOTOHET PARLAMENTI ,DHE TE VOTOHET ME REFERENDUM PER TE ZGJEDHUR PRESIDENTIN E SHQIPERISE ,DHE TE KRIJOHEN MUNDESITE PER NJE VOTIM TE TE DREJTE EDHE PER NE EMIGRANTET,KU TE PERFAQESOHEMI ME NJE MINISTER NGA ANA E QEVERISE .BOLLE ME ME HAJDUTET E MASKAREJTE E ATIJE VENDI .
    TE JESHE INTELEGJENTE NUKE DO TE THOTE QE TE JESHE RRUGACI ME I MADHE I ATIJE VENDI ,DHE TE PERFAQESOSHE POPULLIN NE PARLAMENTIN SHQIPTARE. HIDHENI NJE SY MINISTRAVE TE QEVERISE ,DHE DEPUTETEVE ,SI TE KRAHUT TE MAJTE ,ASHTU EDHE ATIJE TE DJATHTE.

  11. Beli says:

    Për Kadillin më duket se gabohesh… Kam përshtypjen se ai ka evoluar në drejtim pozitiv, dhe dallon shumë nga Nishani, madje edhe nga Harxhi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje