Nga Namir Lapardhaja
Njerëzit normal i thërrasin arsyes. Ajo është që nuk të tradhëton asnjëherë. Të tjerët, herë nga padija, herë nga naiviteti, herë nga përdorja, herë nga entuziazmi i shfrenuar i turmës, flasin dhe veprojnë në jerm, pa u menduar dhe të “udhëhequr” nga rrjedha e lumit.
Tipari kryesor i kësaj kategorie, është të shndërruarit në problem kryesor të asaj që nuk ka se si të jetë problem i tyre.
Politika është ciklike. Nëse nuk do të kuptohet kjo, atëherë enverizmi do të jetojë gjatë mes nesh.
Përse rrëzohen idhujt? Sepse natyra njerëzore është e prirur të fantazojë dhe të fillojë të besojë ato që vetë ka krijuar.
Demokratët nuk i kanë sot asnjë borxh Sali Berishës. I kanë dhënë atij në 30 vjet gjithçka nga shpirti i tyre. I kanë dhënë besim, admirim, pushtet. Janë rrahur dhe dhunuar për të.
Janë hequr nga puna, keqtrajtuar dhe terrorizuar. Shumë prej tyre, në këmbim, nuk kanë marrë asgjë. Sepse ata kanë besuar, shpeshherë me naivitet.
Nga ana tjetër, Sali Berisha ka arritur gjithçka në politikë, falë mbështetjes së pakushtëzuar të tyre.
Më e ndershme për të do kishte qenë të ishte tërhequr vet nga jeta politike. Ndonëse nuk e bëri në 2013, siç do ishte normale, do duhej ta bënte tani, duke mos sikletosur askënd, duke i dalë për zot vet problemit të tij.
Jo vetëm që nuk e bëri, por tashmë po i shtyn demokratët në një konflikt thellësisht personal, që nuk është i tyre.
Një lider normal nuk mund t’i udhëheqë njerëzit drejt përplasjes. Kjo ndofta nuk është hera e parë që e bën një gjë të tillë, por thirrja ime është që demokratët të tregohen të arsyeshëm.
Berisha nuk ka më asnjë gjë se çfarë i ofron vendit dhe Partisë Demokratike. Çfarë ka pasur për t’i ofruar, ia ka ofruar në kohën dhe momentin e duhur, me të mirat dhe të këqiat e tij.
Kjo që ai po bën sot, është e tepërt. Në moshën 80-vjeçare njerëzit mblidhen në shtëpi, pranë nipërve dhe mbesave, u tregojnë atyre histori dhe u lexojnë përralla pranë oxhakut.
Që të mirëkuptohemi, fjalët e mësipërme po i shkruan dikush që nuk ka qenë mbështetës i Lulzim Bashës në zgjedhjet e fundit brenda partisë, pavarësisht bekimit të Berishës, si në gjithçka, edhe në ato zgjedhje.
Malokut nuk i duket vetem sikur e ka pronen e vet PD por edhe Shqiperine. Fat i madh per shqiptaret qe me te u moren amerikanet dhe e flaken si limon i shtrydhur ,ndryshe vetem vdekja do e ndante nga politika. Tashme sokellimat e tij jane me teper vajtim per cfare ka humbur. Si politikan ka vlere 0 ne te ardhmen.Edhe Basha nxenesi i tij besnik e flaku si lecke .
Namir a ja ke kujtue ndonjihere borxhin saliut qe nga 97 e kendej….?????
apo i shkuat mbrapa dhe pasi folen me te drejte amerikanet ju hapen syte….
kjo me kujton Enverin e pare kur beri lanet Titon mbasi “i hapi syte baba Stalini”
Ne cfare ka ndodhur ne Shqiperi nga 2005 deri me sot eshte ne tave ne mos sa Saliu dicka me pak edhe Luli…atehere ai do ju drejtoi nga fitorja ne fitorje..????/
Namir kam respekt per ty edhe pse nuk mendoj si ty. Jam i sigurte qe je i vetedijshem qe ka jo pak nga ata qe nuk mendojne si ti. Meqe ke hallin e te mires per PD a nuk mendon se per kete ceshtje do ishte me e udhes te vendosej nje kuti votimi dhe te ishge anetaresia e PD ajo qe te merrte vendimin pasi te kishte degjuar cdo argument. Vendimi i Bashes dhe mbi te gjitha forma qe e ka marre ka potencial te hedhe ne ere PD. Ti dhe cdo kush qe jeni dakort me vendimin nese ju dhimbset PD duhet te kerkoni qe kete vendim ta marre anetaresia me referendum perndryshe jeni duke i bere gropen PD nga e cila nuk do dale kurre!
Ashtu Naim? Shumë bukur! Por, të lutem, më gjej qoftë dhe një rast të vetëm, që Berisha të ketë vepruar ashtu siç sugjeroni ju, me kundërshtarët e tij brënda PD, gjatë gjithë jetës së tij politike. Berisha ka qënë një armik i betuar i të ligës, por kur e bëjnë të tjerët, sepse kur e bënë vetë, sipas tij kjo nuk mund të quhet më e ligë. Nuk di moshën tuaj, por si është e mundur të mos e keni të qartë, se nuk ka burrë më të mirë se Berisha për punë të liga?
Drejt, nje 80 vjecar te beje gjyshin e te shkruaje kujtimet, eshte gjeja me e arsyeshme!
maloku po i hipi kalit per se prapthi, vetem plumbi e zbret !
Një shkrim shumë i ndershëm. Por, mjerisht, i pakonceptueshem për Berishën. Kjo për faktin, se Berisha dhe urtësia kanë qënë dhe do vazhdojnë të jenë dy armiq të përjetshëm. Edhe pranë të 80-tave dhe të mos jesh i urtë!!!…
Bisha shkaterroi gjithe Shqiperine.
PeDe – ja eshte prone e tij.
Jam plotesisht dakord me gjithcka shkruan edhe pse nuk jam pjese e formacionit politik ne te cilin ti aderon. Per kundershjtarin politik dinjitoz duhet treguar respekt dhe ti e meriton ate.
ptuuuuuuu fara e mutit
shkofsh ne djalle
fshij edhe ca kohe buzet o rropsi serbe me Leter Higjenike
ardhur nga Amrika extra per surratin tend te dhjere
Si kane borxh Berishes Demokratet?,si si kane borxh?,i kane nje borxh te madh dhe kryesor.Ky eshte borxhi që një parti e madhe,e ngritur mbi parimet kushtetuse te nje partie politike mbi bazen e programit te saj politik dhe që ka dalë para popullit Shqiptar per ti kerkuar besimin e tij nepermjet votimit elektoral,te fitoje te drejten e ushtrimit te Pushtetit mbi bazen e parimeve programore te shpallura e te votuara.Partia eshte nje organizem i gjalle qe eshte organizuar,ka ndertuar ekzekutivin e saj per ushtrimin e pushtetit,ka udhehequr reforma,ka propozuar ligje dhe i ka miratuar ne Kuvendin Shqiptar,ka ushtruar pushtet dhe ka bere gabime e shkelje ligjore e parimore gjatë ushtrimit te pushtetit.
Partia eshte nje institucion politik kushtetues,dhe ka marre informacion se ish Kryetari i saj ka kryer shkelje te parimeve,ka kryer korrupsion dhe ka kanalizuar korrupsionin ne linjen personale dhe familiare,ka kryer krime.Njoftimi vjen nga fuqia me e madhe boterore dhe aleati i yne strategjik me i madh i Shqiptareve USA.Partia ka qene aty,bashke me të,i udhehequr personalisht nga Ai me dore te forte,dhe i brohoritur e i egzaltuar per udheheqjen e Partise,Qeverise dhe Shtetit Shqiptar.Ju nuk kini pare gje?Ai,vetem i ka bere keto gjera?Kini futur koken në rerë si struci dhe doni te fshiheni?.Borxhi që i kini Berishes është borxhi i kritikes se thelle dermuese per te gjith gabimet dhe deformimin e demokracise Shqiptare dhe vjedhjen e Shqiptareve,si edhe per gjithë nomenkleturen që e ka mbeshtetur dhe ka bashkepunuar per te gjitha gabimet.Keshtu ju do ti jepni reston ish Kryetarit T’uaj,do vetepastroheni dhe do ringriheni mbi parime dhe objektiva te reja.Vetem keshtu do ngriet Partia Demokratike e ardheshme që presin Demokratet,Shqiptaret dhe Aleatet tane Strategjik.Kejo eshte rruga e vetme.
Shume e drejte….ky eshte edhe problemi i shqiptare….e gjykojn politiken…..me tifozllik…..e jo me….arsyetim…..i llogjikojn Partite politike….si Skuadra futbolli….cmenduri..
Jam dakord me Lapordhen!
Po shikoj dhe po lexoj shumë që po e cilësojnë Sali Berishën,hudhëheqës historik.
Kur e lexoj më ngrihen qimet e kokës nga nervat . Ai ka qenë dhe është udhëheqës historik në kuptimin negativ.Që e shkatërrojë Shqipërinë.Nuk e krijoi Ai partinë demokratike.Ai u katapultua aty nga Ramos Alia dhe UTB-ja dhe ka bërë detyrën që ka pasur si afhebt.Shumë vetë e kanë kuptuar këtë,por duhet ta kuptojnë të gjithë.Ai nuk duhet ta kalojë pleqërinë me nipërit dhe mbesat,por Ai duhet të dënohet me dënim me vlekje.Sigurisht duke ja konfiskuar të tërë pasurinë atij dhe familjes së tij.
Më vjen me vjell kur shikoj që e thërrasin “ zoti Berisha “, përgundrazi,ai duhet thërritur thjesht Berisha.
Mund të shkruash një libër të tërë për të këqiat që i ka bërë ai dhe familja e tijë Shqipërisë.
Mos u gënjeni me lojën e Bashës me Berishën.Ajo është loja e vetëm e atyre të dyve.
Sigurisht me aprovimin e Amerikës.
Unë e them me plot kuptimin e fjalës që Amerika në lidhje me Berishën dështoi si në Afghanistan.Kjo u duk që kur Sali Berisha u ul në karrikën e deputetit në parliament.
Te qofte dheu i lehte NAMIK HOTI ke lene shprehjen lapidar per Saliun