Nga Dritan Hila
Në një nga esetë e tij, ashtu siç vetëm Kadare di të përshkruajë, imagjinon sesi Koço Tashko kryqëzohet me Enverin në rrugë dhe meqë grupi i Korçës kishte një anëtar më pak në mbledhjen themeluese të PKSH, i thotë: Enver, po themelojmë PKSH, do të vish edhe ti? Po vij, pse jo, iu përgjigj.
Dhe kështu u kthye nga rruga për fatin e zi të Shqipërisë, si shpagim për kushedi ç’mëkat të bërë në historinë e saj.
Ashtu si Enver Hoxha fiks 80 vite më parë, Sali Berisha po rikthehet me shpresë që të marrë një parti të cilën e ka themeluar dhe nga e cila e kanë përzënë. Por këtë herë para syve nuk ka luginën e mbushur me njerëz të Qytetit Studenti por ca ish-studentë të plakur, me flokë të rënë dhe bark të lëshuar; ose numërorë topi që me këtë rast shohin për herë të parë edhe Hotel Rognerin nga brenda. Si dhe disa të rinj, që shpresojnë mos kushedi kapin ndonjë punë.
Në krah nuk ka plejadën e njerëzve që përbënin elitën e kohës. Ata ose kanë vdekur ose shohin punën e tyre. Por të gjithë e shohin pa pikë dhembshurie njeriun që i zboi nga partia që bashkë-themeluan.
Në sfond nuk janë godinat e rrënuara të komunizmit por hoteli luksoz i Tiranës.
Ndërkohë në Tiranë nuk lëvizin më vetëm makinat e lodhura shtetërore por mund të jetë sipërfaqja me dendësinë më të madhe të Range Rover-ave për hektarë. Godinat që rrethojnë ndërtesën nga Berisha do të fillojë revolucionin, tashmë janë disa hotele dhe banesa që zotërohen nga njerëz që vlerësohen me miliona dollarë.
Askush prej tyre nuk është i uritur, specie aq e nevojshme për revolucionet që ëndërron Berisha. Madje as shqiptarët e thjeshtë nuk shpresojnë që nga kjo furtunë në gotë të dalë gjë e hajrit për ta, përveç zbavitjes e ndoshta mëshirës për një plak që përpiqet të mbrojë paratë e veta dhe të familjes. Të gjithë e dinë që të paktën prej emrave që qarkullojnë në politikë, hajri nuk është për ta.
Sot në krah të Berishës nuk ishte as Rajersoni dhe as Bejkeri. Kanë ikur me kohë në jetën e tyre private. Tani janë Blinken dhe Kim, por këtyre ju dhëmbin sytë kur e shikojnë.
Pas tridhjetë vjetësh, ashtu si themeluesi i partisë ku dikur militoi për 25 vjet, është kthyer nga rruga me shpresë për të ndërruar fatin e tij i cili i duket i zi për kushedi sa mëkate të bëra në vitet që shkuan. Por e shumta mund të shkatërrojë fatin e PD-së. Kurse fati i Shqipërisë tashmë nuk ka lidhje me njeriun që ia pruri në majë të hundës edhe botës.(Dritare.net)
Ee te erdhi zani tani. Se kur ish puna e punojshe te ora llapshe ne drejtim tjeter.
Tan Hila, ke shkruajtur një perlë të hidhët për ikanakun e theqafur pa këthim nga shoqeria shqiptare.
???
Deri sa ka mijëra shqiptarë që mbështesin krimin dhe kriminalitetin si shteg jetese aty janë gjasat dhe forca e familjes NON-GRATA
SHKRIM PERFEKT. BRAVO HILA.
PROBLEMI ESHTE QE PLAKU MERE OSE SALI MUTI PA U BERE GAZI I TIRANES DHE SHQIPERISE NUK IKEN NGA KJO BOTE.
QELBESIRA!!!!!
KUJDES Hila!
Lexo librin e Eno Koços dhe do të marrësh MIRË vesh se ç’vleresim ka patur babai I Koços për të birin Koço.
Babai I Koços ATHANAS TASHKO 1863-1915, pronar hotelesh në Egjypt, patriot I nderuar që jepte edhe fonde në ndihmë të patriotizmit SHQIPTAR.
Si gjithnje ,Hila.brilant.
Ju jeni nje kok madh koken 4*4 je i getditshm nuk mundem te shof je bosh salihu i vdekur esht yll per ju e lere qe prap do ta mar pd asht sikur albini ne kosov koj e rrit 100% salo rrnoft salih berisha rrnoft shqipria rrnof kosova kosova dhe pjesa ma e madhe e shqiptarve jemi me salen vetum mbeturinat serbo greke jen me open serbin
Mitrovicen e shikoni dot pa viza?
Po Albini me ate cupen e racionit 1 fasule 2 pilaf i ke pare ndonjehere te shkelin ne Mitrovice?
Po ja dorezon Vucucit pa lufte, pa kurrgje Mitrovicen.
Aq do Serbija dhe Vucici.
O debil cfare krahasimesh ben.
Kosova 20 vjet shtet por qe nuk eshte njohur nga gjithe bota.
Serbia ka force te madhe ushtarake dhe ka pushtuar mitrovicen.
Ti mund te shkruash cfare behet me rracen e bastardizuar ne Shqiperi ku Grek e Serb bejn gjithcka.
Ne Jug per 10-15 vjet nuk do flitet me SHQIP.
Lere Kosoven se ata i kane dal per zot.
Kane nje struktur te fort sociale,familjare,fisnore ku Serbi nuk ben dot asgje.
Nuk fund dot hundet Janusllatos atje se ja qin robt.
Jo bordello si tek ne ku edhe qente po ikin.
KY MATUFI ESHTE BERE KRYESHEFI BY…LEPIRJES SE RAMUSHIT
QYSH NGA PAMJA DUKET SI GJEL MAJE PLEHUT
MBYLLE ZARBE…SE NA CAVE….
Mer dhe Ngjelën plus Mut Nanon dhe vajtoni hahaha
Revolucion plak por më i fortê se i juve të treve sbashku kur ishi te rinjë…
Po frikë Perse keni? Po xhelozi?
Diçka nuk shkon…
E zuri mallkimi i “elites” qe persekutoi. E zuri mallkimi i pronareve qe i cpronesoi dhe tokat e tyre ua dha shqiponjave te “tokes se zanum”. E zuri mallkimi i te vrareve ne bulevard. E zuri mallkimi i te vrareve ne Gerdec. E zuri mallkimi i atyre qe helmoi. E zuri mallkimi i Azem Hajdarit qe uleret nga varri. E zuri mallkimi i Vlores. E zuri mallkimi i puntoreve qe fabrikat e tyre i shiti per skarp, ose ua dha dhurate shqiponjave te tij.E zuri mallkimi i gjithe shqiptareve. E zuri mallkimi i Kosoves qe e tradhetoi. E zuri mallkimi….E zuri mallkimi…. A thua se mallkimi eshte me kaq????
Komunistat jane bira kurvash , figuratively or non figuratively speaking…..
O Hile ndro pllaken o Burre …te ngeli Berisha ne goje…di te besh gje tjeter ne jete?
Ky tradhëtar i Kosovës na turpëroi ne malësorëve. Nuk e ka pikën e burrërisë. Tjetër mendon dhe tjetër thotë. Dje e kishte Bashën kollovarin e goces kurse sot e quan dobiç. Një taleban i paparë ne historinë e Shqiperisë. Komunistët antikomunistë gra më e poshtër e viteve 90. Hajdutë vrasës të paskrupullt.
Bravo Dritan? Paragrafi I pare ka lidhje te forte me cfare ke shkruajtur me pas.
Me shume se drejtor ne ndonje ministri nuk besoj se kerkon.
Berisha themeloi PD? PD e themeloi Sigurimi. Dihej që 6 muaj para themelimit që PD do themelohej dhe kriekari do ithe Berisha. Ato me lëvizje studentore janë përralla Sigurimi. Berisha me të gjitha këto garanci në jetë prapë bëri budallallëqe në fillimin e lëvizjes, se ishte frikacak.
Sigurimi prandaj hapi ambasadat, të pastronte Tiranën nga horrat që “lëvizjen” ta bënte sipas oreksit.
Po u harrua shqipja dëm i madh, s’do dimë të shajmë më kaq bukur. Po u zhbë Shqipëria s’nxjerrim dot më heronj monumentalë si Sali Berisha, Azem Hajdari, Ilir Meta, Enver Hoxha e soj e sorollop.
Ça ka në gjuhën shqipe? Ça ka në Shqipëri? Vetëm rrënim të përjetshëm dhe kolonizim me llumrat e njerëzisë. Vëllezërit afganë dhe armiqtë grekë. Kolonizim se kolonizim, më mirë me grekët se jemi një rracë, jo me afganët “pasardhës të Aleksandrit shqiptar.”