Rritja e çmimit të bukës, qytetarët e Kukësit: Do të thellohet varfëria

20 Shtator 2021, 14:29Sociale TEMA

Rritja e çmimit të bukës, këtë të hënë, ka prekur edhe qytetin e Kukësit, ndër qytetet më të varfra në vend.

Ashtu si në shumë zona të tjera me fuqi të vogël blerëse, edhe në Kukës, buka është ndër produktet ushqimore që përdoret më tepër dhe për këtë arsye, qytetarët shprehen se rritja e çmimit të bukës do të thellojë akoma më shumë varfërinë në familjet e tyre, pasi është një produkt i përditshëm.

Sipas prodhuesve të bukës, arsyeja kryesore është rritja e çmimit të miellit në tregun vendas me 5 lekë kilogrami që në fillim të muajit gusht. Rritje e cila tani po reflektohet edhe në çmimin e bukës dhe prodhimeve të tjera të brumit.

1 komente në “Rritja e çmimit të bukës, qytetarët e Kukësit: Do të thellohet varfëria”

  1. GazMir says:

    Tek shohim emisionin nga e para, bie ne sy realiteti i qytetarëve tanë, ku problemi nuk është 10 lekëshi i ri i rritjes te boulangerie, por te pesimismi vazhdues për një jete te sukseseshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje