SHBA merr vendimin: Nga nëntori lejon hyrjen e udhëtarëve të vaksinuar plotësisht nga BE dhe Mbretëria e Bashkuar

20 Shtator 2021, 17:00Bota TEMA

Çdo qytetar i BE dhe Mbretërisë së Bashkuar që ka kryer dy dozat e vaksinës kundër koronaviru do të mund të hyjë lirisht në SHBA.

Vendimi hyn në fuqi nga nëntori dhe i jep fund ndalimit 18-mujor për qytetarët europianë dhe britanikë.

Përveç vaksinimit të plotë, qytetarët nga BE dhe Britania e Madhe do të duhet të bëjnë dhe test apo të gjurmohen.

Kohët e fundit marrëdhëniet mes SHBA dhe BE nuk kanë qenë të lehta sidomos me vendimin e Biden për të tërhequr trupat amerikane nga Afganistani që solli eksodin e refugjatëve dhe kaosin në Kabul.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje