Shtrohet në spital me pneumoni presidenti i Parlamentit Europian

20 Shtator 2021, 19:34Bota TEMA

Ishte ndjerë pa qejf që në 15 shtator David Sassoli, gjatë fjalimit të presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen, ku zëdhënësit kishin shpjeguar se arsyeja ishte temperatura e lartë, që i pamundësonte praninë në Sesionin Plenar të Parlamentit Europian në Strasburg.

Por sot vjen lajmi që presidenti i PE-së është shtruar në Spitalin Civil të Strasburgut për një pneumoni, që sipas mjekëve nuk ka lidhje me pandeminë COVID-19.

Sipas zyrës së tij, Sassoli ka bërë disa teste për COVID-19, por që kanë qenë të gjithë negativë, ndërkohë që politikani europian kishte kryer të dy dozat e vaksinave Pfizer.

Në profilet sociale të 65-vjeçarit kanë mbërritur ndërkohë qindra mesazhe mbështetje. Nga të parët, presidenti i Këshillit Europian, Jean Michel.

1 komente në “Shtrohet në spital me pneumoni presidenti i Parlamentit Europian”

  1. Lili says:

    Problemi eshte se kur je me pneumoni qe disa dite , dmth qe covidi eshte ne fund te infektimit : testi dell negativ, edhe pse je me covid! Tash qe jemi te vaksinuar serologjia nuk ndihmon per raste e re

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje