E rëndë në Gjermani, refuzoi t’i shërbente pa vendosur maskën, 49-vjeçari revoltohet dhe vret të riun që punonte në pikën e karburantit

21 Shtator 2021, 14:35Bota TEMA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një 49-vjeçar gjerman ka vrarë punëtorin e një karburanti, pasi ky i fundit refuzoi t’i shërbente pa vendosur maskën mbrojtëse.

Autoritetet në Trier, thanë se i dyshuari u ka thënë policëve se ka vepruar nga zemërimi, pasi arkëtari 20-vjeçar në një pikë karburanti i kërkoi që ta vendoste maskën.

I dyshuari hyri  të shtunën në pompën “Aral” rreth orës 7 e 45 minuta në mbrëmje dhe mori një paketim me gjashtë birra. Nga pamjet e kamerave të sigurisë shihet se ai kishte maskë të vendosur në xhepin e pasmë të pantallonave.

Pasi arkëtari i kishte thënë dy herë se është e obligueshme që të vendoset maska përderisa ndodhet brenda lokalit, burri lëshoi birrat dhe u largua.

Ai u kthye dy orë më pas, kësaj radhe me maskë në fytyrë.  “Ai nxori një pistoletë nga xhepi dhe e qëlloi një herë në mënyrë fatale studentin 20-vjeçar nga Idar-Obstein”, tha policia.

I dyshuari iku nga vendi i ngjarjes, por u dorëzua në polici mëngjesin e ardhshëm.

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje