Kapen domate me pesticidin e ndaluar, u prodhuan në serat e Beratit. Kamionët u refuzuan nga një vend i BE

21 Shtator 2021, 21:05Sociale TEMA

Fermat e Beratit që kultivojnë domate përdorin pesticide të ndaluara.

Disa ditë më parë një kamion më domate të vogla u kap në një nga doganat e vendeve të Bashkimit Evropian,për pasojë ngarkesa u kthye mbrapsht në Shqipëri pasi sipas rezultatit të analizave domatet rezultuan të kishin ngarkesë të madhe të insekticidit të rrezikshëm Buprofezin.

Insekticid që përdoret për të vrarë fluturën e bardhë dhe morrin tek të domatja, në vendin tonë futet në mënyrë ilegale. Fermerët shqiptarë për të luftuar morrin dhe fluturën e bardhë prej vitesh në serat e tyre prodhimin bujqësore e spërkasin me helmet e ndaluara, si methomyl 90, sunfire dhe tani Buprofezin.

Autoritet përgjegjëse që duhet të garantojnë sigurinë ushqimore, duket se përballë kontrabandistëve dhe fermerëve të papërgjegjshëm ndjehem të pafuqishëm.

“ Përse fermerët i përdorin pesticidet e ndaluara? Fermerët përdorin pesticidet e ndaluara pasi mendojnë se ato janë më cilësore. Ky mentalitet përse përqafohet edhe nga farmacitë bujqësorë? Sepse atë kërkon fermeri dhe mendojnë për fitimin”, tha Bilbil Beqiraj, kreu i Shoqatës se Farmacistëve Bujqësore.

Po ku gjendet këto pesticide si vijnë ato në Shqipëri?

“Vijnë nga Serbia dhe Kosova”, tha ai.

Fermerët vendas nuk tregojmë kujdes për prodhimin që kultivojnë,para se të mendojnë për cilësinë ata kërkojnë tregun. Për këtë arsye fermerët e pandërgjegjshëm përdorin insekticide të ndaluara që vënë në rrezik jeton tonë,por edhe në rastet kur insekticidet janë të miratuar ata nuk respektojnë kararemcën e tyre.

“Karenca është koha e shpërnjeh së elementëve kimikatë të preparatit. Koha e shpërbërjes varion nga 1 ditë deri në 2 muaj. Respektimi i karencës është i domosdoshëm pasi kështu mbrojmë konsumatorin. Përse nuk e respektojnë karencën fermerët tanë? Sepse e kanë mendjen tek tregu dhe çmimi i lartë”.

7 komente në “Kapen domate me pesticidin e ndaluar, u prodhuan në serat e Beratit. Kamionët u refuzuan nga një vend i BE”

  1. hektor says:

    Keta idjote duan te shesin sapunin per djath, o katundar derra perse punoni me hile, kujt doni tja hidhni vendit ku duam te integrohemi….

  2. GazMir says:

    Problemi nuk është te importimi helmit nga Serbia apo gjetkë, por te të BE-së që në mënyrë hajdute u pasuruan me 2500 miliard euro, dhe tani s’duan te paguajn dhe djersën e tregtarëve tanë në një grup katolikesh prej 27 shteteve që djallezin e kane prioritet ditor

  3. Poli says:

    Koqet…humben tregun…

  4. Fahri pilafi says:

    O Hektor gjith ato domatet qe jane kthyer nga nje vend EU jane sot ne tregun Shqiptare!

  5. shqip says:

    Shqiptari është krijesa më e keqe po u bë pronar. Këta duhen konsideruar vrasës seriale. Çfarë ndryshimi kanë? Ata të vrasin me silenciator. Këta naret të vrasin me helme e me hormone. Shifi ata të minierave. Vdesin njerëzit se nuk investon shqiptari. I do të gjitha fitim. Shtet legen. Merua tokën atyre që s’dijne ç’është toka. Futi brenda, që kur të dali mos i bjerë më mendja për helme.

  6. Labi says:

    Domatet i kthyen,dihet nga cila ferme dolen,kush i mbolli e shtiti,tani drejtesia cfare duhet te bej,ky fshatari injorant do e kaloj si gjithmone apo do perballet me ligjin,te shikojme po nese vazhdon gallata e dikurshme kshu do vdesim,te harruar nga shteti,e me dinjitet te neperkembur.

  7. Valon Gashi says:

    Perse nuk thuhet emri i prodhuesit,perse nuk sqarohet ku perfundoi malli qe u kthye mbrapsht,perse nuk hetojne edhe organet tona,si e gjete pesticidin e ndaluar dhe te shkaterojne dhe te cojne para drejtesis cdo individ apo rrjet qe importon keto helme,a nuk duhen klasifikuar keto vepra si krim ndaj personit dhe te denohen me ligj nga kodi penal si tentative vrasjeje.Dhe Shkelqesia e tij Edushi qe u shqetesua nga foltoria e parlamentit qe te shkelqeje qeverisja e tij e mandatit te 3 duke ndaluar qeset plastike ne qarkullim ,pika qe sna bie te gjitheve ,popull i mbarum

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje