Lëkundje tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në kryeqytet.
Magnituda e tërmetit ishte 3,9, ndërsa epiqendra ishte 24 km larg Tiranës.
Sipas IGJEUM, lëkundjet sizmike u ndjenë rreth orës 16:05.
Ndërkohë, shërbimi Evropian i Sizmologjisë EMSC konfirmoi tërmetin ku lëkundjet janë ndjerë në Tiranë, Durrës, por edhe Shkodër siç raportojnë banorët në kohë reale tek EMSC.
Dridhjet janë ndjerë edhe në Mal të Zi, si edhe në disa vende të tjera të rajonit.
Si për ironi, kjo e martë shënon 2 vite nga tërmeti i 21 shtatorit.
Atë pasdite, lëkundja sizmike tmerroi kryeqytetin ku u raportuan dëme materiale dhe persona të plagosur. (TemA)
Në përditësim…
Lirojeni nga burgu ate qe bertiste dje ternet ternet ne mes te qytetit me magnetofon,se ai i parashikonka mire.
E cuditshme si nuk e parashikonim Agush ilir metaj kete lekundje?