Fico: Femrat janë më të prekura nga Covid, studentët dhe arsimtarët të vaksinohen

22 Shtator 2021, 12:22Politika TEMA

Komiteti Teknik i Ekspertëve është mblidhur mesditën e sotme, për të informuar lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi.

Kryetarja e ISHP, Albana Fico, vuri theksin te vaksinimi i qytetarëve, duke iu bëri thirrje kryesisht studentëve dhe të gjithë arsimtarëve, që të vaksinohen sa më parë, ndërsa shtoi se femrat janë më të prekura nga virusi.

“Ka pasur më shumë femra të prekura nga Covid. Kemi pasur një javë të qëndrueshme. Sot kemi një seri grafikësh që e bëjnë më të lehtë situatën për ta parë. E rëndësishme është se po vijojnë vaksinimet në qendrat shëndetësore, jemi në muajt e hapur të vaksinimit masiv. Ky muaj bëhet dhe më i rëndësishëm se do të hapen shkollat. Ftojmë të gjithë ata që duhen vaksinuar, të mos bëjnë asgjë më shumë vecse të shkojnë në qendrën e vaksinimit”, tha Fico.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje