Tensionet Kosovë-Serbi për targat, Meta: Palët t’iu përmbahen detyrimeve

22 Shtator 2021, 10:59Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me masën e reciprocitetit për targat, të aplikuar së fundmi nga autoritetet e Kosovës në pikat kufitare me Serbinë, e cila ka shkaktuar tension mes dy vendeve.

Me anë të një shënimi në “Facebook”, Meta ftoi palët të zbatojnë marrëveshjet e arritura dhe të dialogojnë.

“Ruajtja e sovranitetit shtetëror dhe e integritetit territorial të Republikës së Kosovës është faktor kyç për konsolidimin e paqes, sigurisë, stabilitetit dhe fqinjësisë së mirë në rajon dhe baza e ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme me Serbinë.

Në këtë frymë palët duhet të kapërcejnë tensionet, të vijojnë dialogun dhe t’u përmbahen detyrimeve, që rrjedhin nga marrëveshjet e arritura nga të dy vendet me ndërmjetësimin e BE dhe SHBA”, shkruan Meta.

1 komente në “Tensionet Kosovë-Serbi për targat, Meta: Palët t’iu përmbahen detyrimeve”

  1. Tironci says:

    Brravo , kjo esht detyra jote per interesat ndershqiptare .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje