Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiç, ka deklaruar se Serbia vazhdon ta mbajë kokën lartë pavarësisht se ka dështuar me përpjekjet e saj që me luftë të mbajë rajonin nën kontroll.
Në një intervistë për “Radio Evropa e Lirë” ish-presidenti i Kroacisë thekson se Beogradi duhet ta kuptojë se nuk mundet më ta pushtojë Kosovën me ushtrinë e saj, e as nuk mund t’i imponojë Kosovës zgjidhje.
“Vështirësia e rajonit tonë është se Serbia, si shoqëri, nuk ka pasur sukses në atë që kanë kuptuar gjermanët pas Luftës së Dytë Botërore. Nuk e kanë kuptuar se kanë ndjekur ide që kanë qenë të paarritshme. Gjermanët kanë ulur kokën. Serbia, për fat të keq, nuk e ka ulur kokën.
Ajo e akuzon Millosheviçin, jo sepse ai ka shkuar në luftë, por sepse nuk e ka fituar luftën. Tani, disa nuk mund të pajtohen me faktin se kanë shkuar në rrugë të gabuar dhe se duhet të hapin bashkëpunimin me fqinjët e tyre. Askush në Serbi nuk guxon të thotë se Kosova është çështje teknike për Serbinë. Serbia, as nuk mund ta pushtojë Kosovën me ushtrinë e saj, as nuk mund t’i imponojë Kosovës zgjidhje të saj”, ka thënë Mesiç në intervistë.
Ish-kreu i shtetit kroat vuri në dukje se Serbia pati mundësinë të ndiqte një politike ndryshe ndaj Kosovës, por tanimë është e pamundur të ndryshohet diçka në marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Nuk ka më mundësi që të ndryshohet diçka në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës. Kosova është e njohur në masë të madhe. Të tjerët që nuk e kanë pranuar, do ta bëjnë këtë. Kjo shkon me rrjedhën e vet. Do të ishte mirë sikur të kishte më shumë informacione në Serbi, që shoqëria të kuptojë se politika e Sllobodan Millosheviçit ka qenë e gabuar dhe tani duhet pranuar realiteti. Dhe, realitet është pavarësia e Malit të Zi, pavarësia e republikave të tjera që janë bërë të pavarura pas rënies së Jugosllavisë, por realitet është edhe ekzistenca e Kosovës”, ka deklaruar ish-presidenti kroat.
Sipas tij, nëse Serbia nuk mund ta njohë Kosovën, ajo mund të lejojë që të ketë kufij normalë e pa probleme. “Atëherë edhe zgjidhjet do të jenë më të mira”, ka theksuar ai.
Çështja e tensioneve në mes të Kosovës dhe Serbisë është shtuar ditëve të fundit. Të hënën, Qeveria e Kosovës ka vendosur masën e reciprocitetit, duke mos lejuar qarkullimin e veturave me targa të Serbisë. Serbët kanë bllokuar prej tre ditësh pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak në Veri, ndërsa Policia e Kosovës me njësi të shtuara po rrit prezencën në zonë.
A mund të shihet ajo që po ndodh në Mal të Zi si një çështje e brendshme fetare apo një çështje e politikës së jashtme, me implikime të qarta për rajonin?
Stjepan Mesic: Ngjarjet në Mal të Zi janë çështje e tij e brendshme, por ka edhe implikime të tjera. Është e qartë se bëhet fjalë për ndërhyrje të Kishës në punët shtetërore – gjë që nuk është e mirë.
Konkretisht, bëhet fjalë për ndërhyrjen e Kishës Ortodokse Serbe, të udhëheqjes së Kishës Ortodokse në Beograd, në çështjet fetare, por edhe në punët shtetërore të Malit të Zi.
Në Mal të Zi është treguar se kjo nuk është vetëm ndërhyrje e Kishës, por, përmes Kishës, ndërhyn edhe politika – ajo politikë që dukej se ishte ndalur në rajonin tonë. Por, disa po e rikthejnë atë. Po e rikthejnë përmes mesazhit të “botës serbe”. Pra, kjo është vetëm një pjesë e asaj politike.
Në Mal të Zi, sikur te të gjithë ne, Kisha është e ndarë nga shteti, por në Mal të Zi është specifike.
Kisha Ortodokse Malazeze ka qenë autoqefale dhe këtë duhet ta dinë të gjithë. Shteti nuk duhet të ndërhyjë në punët e Kishës, as Kisha në punët e shtetit.
Në përgjithësi, si e shihni politikën aktuale të Serbisë në rajon?
Stjepan Mesic: E shoh nga një pikë kritike, për disa arsye. Të gjithë ata që merren me politikë, e dinë se ne mund të kishim kaluar pa luftë. Është shumë e qartë se Jugosllavia e Titos kishte tre faktorë kryesorë integrues. Një ishte Tito dhe karizma e tij si fitues i luftës pas Luftës së Dytë Botërore.
Faktor i dytë ishte Partia Komuniste e Lidhjes së Komunistëve, që u prish me vullnetin e Sllobodan Millosheviqit dhe Lidhjes së Komunistëve të Serbisë. Dhe, faktor i tretë ishte Ushtria Jugosllave, e cila pushoi të jetë jugosllave, sepse sllovenët, shqiptarët, kroatët dhe boshnjakët e lanë atë.
Ajo u shndërrua në ushtri serbe dhe Sllobodan Millosheviq ishte i bindur se mund t’i arrinte qëllimet politike me atë ushtri. Qëllimi i tij politik nuk ishte as federata, as konfederata, ai ishte kundër kësaj. Millosheviq e ka mashtruar botën se lufton për Jugosllavinë. Bota ka qenë e ndjeshme ndaj Jugosllavisë për shkak të meritave të saj në dhe pas luftës.
Milloshevic i ka mashtruar edhe serbët. I ka mashtruar sepse ka thënë: “Ju keni jetuar në një shtet, do të jetoni akoma në një shtet”. Ai nuk ka menduar në Jugosllavi, sepse atë e ka shkatërruar me të gjitha mjetet. Ai u ka thënë atyre: “Ju duhet t’i jepni dhunti Serbisë së Madhe në territore”. Kjo ka qenë politika e tij; 65 për qind e Bosnje e Hercegovinës, ndërsa nga të tjerët çfarë të mundet.
Ai nuk e ka llogaritur Slloveninë. Në Slloveni nuk ka popullatë autoktone serbe.
Për shkak të zhdukjes së faktorëve integrues, duhej arritur një marrëveshje e re politike. Kjo është ajo që nuk kemi arritur ta bëjmë.
Si anëtar i Presidencës së Jugosllavisë dhe më vonë si kryetar i Presidencës, unë kam bërë përpjekje në çdo mënyrë që të gjej një marrëveshje të re politike. Ajo ishte konfederata. Sikur ta kishim arritur atë, do ta kishim shmangur luftën, sepse do të ishim pajtuar.
Ajo do ta shpëtonte vendin në çdo rast; të gjithë elementët përbërës, të gjitha republikat do ta vazhdonin rrugën e tyre drejt Evropës më vete.
Kështu kemi fituar “copëtimin” e Jugosllavisë në luftën e provokuar, që e donte Millosheviqi.
Aty, ai ka gjetur bashkëpunëtor presidentin e Kroacisë, Franjo Tugjman, sepse edhe ai ka menduar se mund t’i zgjerojë pak kufijtë kroatë. Pra, përpjekja për të rënë dakord për ndarjen e Bosnjës ka qenë shkaku i vërtetë i luftës.
Kemi pasur 100,000 të vdekur dhe kufiri nuk ka ndryshuar asnjë milimetër.
A vëreni ngjashmëri në proceset e sotme në Mal të Zi, Bosnje, Kosovë me ngjarjet e fillimit të viteve ’90?
Stjepan Mesic: Duket qartë se dikush nuk mund të çlirohet nga synimet për shtet të madh.
Në vend që të luftojnë në vendin e tyre për më shumë të drejta civile, për standard më të lartë të jetesës, për më shumë punësim, për bashkëpunim më të madh midis vendeve të rajonit, ata përsëri ëndërrojnë për ndërhyrje të mëdha në kufij. Por, ndërhyrje në kufij nuk ka.
Nëse nuk kanë qenë të mundura ndryshimet e kufijve në rajonin tonë, me 100,000 viktima, me aq armë dhe ushtri, çfarë budallai duhet të jetë ai që mendon se kjo mund të ndodhë tani?
E gjithë bota, e mbi të gjitha Evropa, është kundër çdo shkeljeje të kufijve që ekzistojnë sot.
Si mund të ndikojë në rajon ajo që po ndodh në Mal të Zi? A mund të transferohet në rajon?
Stjepan Mesic: Nuk do të përhapet në rajon, por do të ishte mirë që njerëzit në Mal të Zi të ndërgjegjësohen dhe të kuptojnë se nuk ka ndryshim të kufijve. Sepse, në fakt, kjo është një përpjekje e Serbisë që, përmes fesë, ta bëjë atë që nuk ka mundur ta bëjë me politikën shtetërore. Kjo është përpjekja e fundit e disa qarqeve, nuk i akuzoj të gjithë. Këto janë iluzione dhe kjo nuk do të ndodhë.
A kanë lidhje proceset negociuese mes Kosovës dhe Serbisë me atë që po ndodh në relacionin Podgoricë-Beograd?
Stjepan Mesic: Vështirësia e rajonit tonë është se Serbia, si shoqëri, nuk ka pasur sukses në atë që kanë kuptuar gjermanët pas Luftës së Dytë Botërore. Nuk e kanë kuptuar se kanë ndjekur ide që kanë qenë të paarritshme.
Gjermanët kanë ulur kokën. Serbia, për fat të keq, nuk e ka ulur kokën.
Ajo e akuzon Millosheviqin, jo sepse ai ka shkuar në luftë, por sepse nuk e ka fituar luftën. Tani, disa nuk mund të pajtohen me faktin se kanë shkuar në rrugë të gabuar dhe se duhet të hapin bashkëpunimin me fqinjët e tyre.
Askush në Serbi nuk guxon të thotë se Kosova është çështje teknike për Serbinë. Serbia, as nuk mund ta pushtojë Kosovën me ushtrinë e saj, as nuk mund t’i imponojë Kosovës zgjidhje të saj.
Rrëfimet se ajo është “zemra e Serbisë” ose “shpirti i saj” mund të sjellin disa kujtime, por gjërat duhet shikuar në kontekstin aktual.
Serbia ka mundur të ketë një politikë ndryshe ndaj Kosovës. Në fund, Serbia ndoshta ka mundur të pranojë bashkëpunimin federal me Kosovën, marrëdhënie konfederale. Shumë ka mundur të bëhet. Por, pas luftës, e cila i është imponuar Kosovës, këto tani janë iluzione. Nuk ka më mundësi që të ndryshohet diçka në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës.
Kosova është e njohur në masë të madhe. Të tjerët që nuk e kanë pranuar, do ta bëjnë këtë. Kjo shkon me rrjedhën e vet. Do të ishte mirë sikur të kishte më shumë informacione në Serbi, që shoqëria të kuptojë se politika e Sllobodan Millosheviqit ka qenë e gabuar dhe tani duhet pranuar realiteti. Dhe, realitet është pavarësia e Malit të Zi, pavarësia e republikave të tjera që janë bërë të pavarura pas rënies së Jugosllavisë, por realitet është edhe ekzistenca e Kosovës.
Nëse Serbia, për arsye të brendshme, nuk mund ta njohë Kosovën, ajo mund të bëjë diçka tjetër. Mund të lejojë që në kufirin midis Serbisë dhe Kosovës të kalojë kapitali, qytetarët, kompanitë, të bëhet bashkëpunim ekonomik, njerëzit të mos kenë probleme për të kaluar kufirin, të stabilizohet… atëherë edhe zgjidhjet do të jenë më të mira.
Ka folur me llogjike Politike…….por mendimi i tij se marredheniet e Kosoves me Serbine kane mundur te ishin ne menyre Federale, pra Kosova te kishte te drejtat Federale si Landet e Gjermanise, por Qendra do te ishte Beogradi…sic eshte Berlini dhe Bundestag-u…….nuk eshte i drejte…….
une , me thene te drejten hallin e kam tek marredhenia Shekullore e shqipetareve……..kur kane qene bashke kane bere cudira…..por ne kusurin tjeter te Kohes jane zene e tradhetuar nga Njeri- Tjetri…………pra….deshira ime me e madhe do te ishte qe ta hiqnim per (te pakten) nje 10-vjecar Fjalen TRADHETAR nga Fjalori i Gjuhes sone……….Shume nga Kosova quajne sot Ed Ramen , Lul Bashen, disa edhe Sal Ram Berishen…….dhe nga ana tjeter edhe ne Shqiperi degjohen ( por me rralle ) ti drejtohen Albinit ose Thacit e me rradhe si Tradhetar…………
Shume Llogjike Pyetja qe bej :::: Kane luajtur Territoret e Shqiperise e Kosoves deri Sot qe flasim ???????? ….JO, JO, JO
Atehere si na e paskan shitur Territorin Thaci e Rama dhe deri tani ska levizur asnje centimeter ??? OK disa do thone deshen dhe s`ja arriten…….Ok……Po atehere Pala tjeter duhet ta kishte thene me ze te larte qe Shqipetaret e dhane Fjalen per te ndare Territoret dhe nuk e mbajten ??? Pervec nje Njeriu te dyshimte ( per mendimin tim ) Richard Grenell qe e ka thene diku kete Teze…askush ( per aq sa di une) nuk ka folur per kete Teme……..tani shkurt e pa e zgjatur……Bashkimi ben Fuqine…..1- Fuqine Fizike , por me shume se kurre ne keto Kohe, 2- Fuqine Mendore……Rrjetet Sociale, Mediat, Organizatat jo Qeveritare etj, etj, etj……Pra le ti leme ne Shqipetaret poshte Drinit e ju shqipetaret siper Drinit “deshperimet tona” per “Tradhetaret” e ti tregojme Serbise se jemi jo vetem me Fjale bashke por ne cdo Drejtim……dhe jo vetem Syte nga Qeverite…..ato duhet te bashkpunojne , ato duhet te udheheqin etj, etj…..por ne Individet e thjeshte, qytetaret dhe fshataret e dy aneve te Drinit…….psh. Une quaj si patriotizmin me te madh ate qe bejne Familjet dhe Individe nga Kosova…qe kursimet e tyre i shfrytezojne ne Bregdetin shqipetar…….Une per vete vij dy here ne Vit ne Shqiperi……..pra le te shohim gjerat qe i kemi me shume perzemer e na bashkojne……kroatet e kane zgjidhur problemin e tyre me anetaresim ne EU…….tani rradhen e kemi ne….dhe jam i bindur se Hyrja e Shqiperise do te jepte mundesine me te mire per shqipetaret e Kosoves te merrnin Pashaporten shqipetare dhe te ishin automatikisht EU…….duhen edhe disa Vjet , pa tjeter, por le te jemi njehere te vetme te gjithe bashke…pa drejtuar Gishtin tek njeri – tjetri me sharje e banalitete, me tradhetare e ku e di une……….Shendet te gjithe shqipetareve kudo ku ndodhen ne kete Rruzull………Paci gjithmone Veten, Familjen dhe Zotin ne krahun Tuaj………….
Nje njeri i madh, largpames e keshilltar i vyer per krejt ata qe kane veshe dhe tru ne koke.
Sot po punohet për Panvarsin e Preshevës. Nuk mund të lëmë mbi 100 000 shqiptar autochtone në goje te ujkut.
Serbet si i asimiluan Shqiptaret:
Dëshmon letra e dërguar nga i dërguari i Vatikanit në Antivar (Tivar) Guillaume Adam që më 1332 i kishte dërguar Vatikanit
ku shkruante “dëshmia e prezencën së shqipes së shkruar në atë kohë”. Serbët kanë përdorur fenë e tyre përkatësisht kishën
për të filluar asimilimin e popullatës lokale. Hapat me të cilët ka filluar asimilimi i ilirëve/shqiptarëve prej shekullit të VII
ùderi në shekullin XIV janë si në vijim:Eliminimi i priftërinjve shqiptarë nga kishat Eliminimi i literaturës shqipe nga kishat
Mos lejimi i vënies së emrave shqip të fëmijëve Mos lejimi i të folurit shqip në brendësi të kishave Ndalimi i të folurit në shqip në vende publike
dhe hapi i funditHyrja e paftuar e priftërinjve serb nëpër shtëpitë shqiptare duke tentuar ta gjenin se kush flet shqip Këta kanë qenë hapat
e sigurtë që kanë asimiluar popullsinë iliro/shqiptare ndër shekuj.