“Vuçiç kërkon trazira”, deputeti shqiptar i Serbisë: Vendimi për targat, i drejtë

21 Shtator 2021, 18:53Rajoni TEMA

Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, thotë se fajin për situatën e krijuar me targat, e ka Beogradi.

Ai mbështet vendimin e qeverisë së Kosovës për reciprocitetin dhe nuk pret destabilizim të situatës në pikat kufitare.

“Ky vendim i fundit duhet parë në kontekst të moszbatimit të marrëveshjes së tabelave të regjistrimit të marrëveshjes së Brukselit, të cilën Serbia po e injoron në vazhdimësi.

Është një çështje e cila përmendet edhe në Raportin e Progresit të Serbisë, të cilën BE-ja e ka publikuar në marsin e këtij viti, ku i bëhet vërejtje Serbisë që nuk po zbaton këto marrëveshje.

Prandaj edhe në këtë kontekst mendoj se është e drejtë masa që Qeveria e Kosovës ka vendosur. Unë shpresoj që ky vendim së pari është dakorduar me miqtë ndërkombëtarë.

Shpresoj që qeveria e di përgjegjësinë që ka marrë, se Serbia mezi po pret të tensionojë situatën për të dëshmuar se Kosova është ajo që po destabilizon raportet mes dy shteteve, por edhe raportet në tërësi në Ballkan.

Në këtë aspekt, unë besoj dhe shpresoj që qeveria ka pasur një konsultim me faktorët ndërkombëtarë të cilëve u ka bërë me dije me kohë përmasat që i ka ndërmarrë”, tha ai për A2.

2 komente në ““Vuçiç kërkon trazira”, deputeti shqiptar i Serbisë: Vendimi për targat, i drejtë”

  1. taso kume says:

    Jam kurjoze kryeministri jone si ka reaguar,a ka ndonje deklarate zyrtare per kete problem.

    1. Geni says:

      Po e mbeshteti Kurtin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje