Kërkimi për ish prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla varet nga SPAK, e njëjta prokurori antikorrupsion që kërkoi dënimin e tij dhe shpalljen fajtor.
Burime pranë Interpolit në Tiranë pohuan për Gazetasi.al se pranë këtij institucioni nuk është depozituar ende një kërkesë për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të Llallës, i dënuar me dy vite burgim për fshehje të pasurisë në tre raste.
Ndërkohë policia e Tiranës menjëherë sapo konstatoi mos gjetjen e ish zyrtarit të lartë në banesë njoftoi prokurorët e posaçëm që urdhëruan shpalljen në kërkim kombëtar, pra një kërkim që do të kryhet nga drejtoritë vendore të Policive.
Por gjithë ky veprim është nul dhe i panevojshëm dhe thjesht do jetë një kërkim me shkresa brenda Shqipërisë , mbasi faktet dhe kqyrja e sistemit TIMS vërteton që Llalla ka lënë Shqipërinë nëpërmjet Rinasit së pari me destinacion vendin fqinj, Italinë.
Që do të thotë se autoritetet e kërkimit ishin të qarta se Llalla e kishte lënë vendin me kohë, por shkuan në shtëpinë e tij për procedurë dhe sa për të firmosur një procesverbal që mund të ishte firmosur edhe pa e vizituar vilën brenda të cilës ishin vetëm anëtarët e familjes së ish kryeprokurorit.
Sidoqoftë ditët në vazhdim do të jetë e qartë nëse Policia e Shtetit do presë afatin tre mujor të kërkimit kombëtar, apo do njoftojë SPAK që njëherazi ka akses dhe informacion për hyrje daljet dhe vërtetimin e tyre në kufi.
Nëse autoritetet do të vepronin me efikasitet për zbulimin e vendndodhjes së ish -kryeprokurorit, atëherë SPAK përpara faktit të arratisjes, duhej të njoftonte Interpol Tiranën për shpalljen në kërkim ndërkombëtar, që brenda 24 orëve mbasi vë në dijeni qendrën e Interpolit në LION, shpërndahet shpallja në kërkim ndërkombëtar që shoqërohet me fotografinë e 52 vjeçarit nga Gramshi, moshën, ngjyrën e syve dhe vendimin prej dy vitesh burg të shpallur nga Enton Dhimitri, Nertina Kosova dhe Miliana Muça.
Nga çfarë vuan Llalla?
Megjithatë avokati këmbëngul se ish prokurori i përgjithshëm vuan nga një sëmundje dhe se situata e tij shëndetësore është përkeqësuar, çka hap mundësinë e një dakortësie në heshtje mes palëve për të depozituar një kërkesë surprizë ku përmes kësaj epikrize nuk është çudi që mbrojtja të kërkojë zëvendësim të dënimit me një dënim më të butë për shkaqe shëndetësore.
Por nga çfarë vuan Adriatik Llalla? Burime pranë njerëzve më të afërm treguan për Gazetasi.al se ish- prokurori i përgjithshëm vuan nga epilepsia dhe se kjo sëmundje e shoqëron prej vitesh, madje edhe gjatë kohës kur ai drejtonte stafetën e organit qendror të akuzës, apo edhe më herët ILDKPKI-në, nga prej rrugëtoi në krye të organit qendror të akuzës.
Por gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar vitin e fundit, dhe nuk është çudi që kjo mund të jetë një nga arsyet se përse ish zyrtari I lartë po i shmanget burgimit. Nuk përjashtohet mundësia që ish zyrtari më i lartë i dënuar që i përket akuzës të kërkojë azil politik, por të gjitha këto versione mbeten aludime që do të kuptohen orë mbas ore.
Derisa panorama të jetë e qartë, Llalla së paku është në kërkim kombëtar, por pa kryer asnjë kërkim veç vizitës të së mërkurës në mbrëmje në shtëpinë e tij në Tiranë.
Vendi ma i sigurte per kete gangstjerin per smundjen qe pretendohet eshte burgu. Cfare jane keto mebturina qe shkruani o te mjere? Po edhe nese eshte i semure aj duhet te bej burgun. Semundja nuk ka qene problem kur pervetsonte prona, shantazhonte prokurorine te mos benin hetime, apo kur abuzonte me detyren! Aman se na lodhet me kete mentalitet mesjetar.
EPO POPULL SHUME I LODHUR DUHET TA DISH MIRE FORT,NESE DHE ME LLALLEN E VJETER PERFUNDON PUNA E SPAKUT TE RI,TA DIME MIRE SE ME KETE KA MARRE FUND GJIGHSHKAH NE SHQIPERI.PRA SI WE VODHI GJATE KETYRE VITEVE ,DOLI ME I FITUARI.
Gjeni lepurin t’i merni opingat.
SPAK-un e drejton nje Adriatik Llalle i dyte!
Adriatik Llalla ose Dhalla siç quhet rendomte ka kerkur azil politik ne mbreterine e Monakos ku Ilir Meta ka depozituar floririn e tij!Ndaj mos u mundoni ta kerkoni se ai u largua nga Roma Transtervere nje stacon dytesor,ne drejtim te Monakos jo pa qellim me tren per levizje te thjeshte me bilete per mosidentifikim.Ciao Bella.
what a douche ….
Llalla duhet kapur e cuar ne burg.
Jo azil politik, por strehim per arsye humanitare(nése vertete eshte me epilepsi) te kerkoje, nuk ka burre nene qe ta ktheje ne Shqiperi. Me siguri, e ka studjuar levizjen.
Drejtuesi me I larte i SPAK te jape dorheqjen. Kaq dhe boll se na cate b..Grupi parlamentar i PSse te tberrase ne seance plenare SPAK.
Ore po derisa u denua per mosdeklarim pasurise mire beri qe iku. Se besoj se keni harruar kur beheshin akuzat nga Amerika apo politika e majte
PER KORRUPSION, LIRIM TE KRIMINELEVE KUNDREJT PAGESES, PER MILIARDA TE GRUMBULLUARA ME VJEDHJE e keshtu me rradhe.
I kishin mbush mendjen miletit se eshte peshk i madh. Nese vertete spaska bere nga kto te fundit hallall edhe dy hyrje e 20 dynym toke qe I paska ble lire e i ka shitur shtrenjt. se aq kane perfituar edhe mijera qytetare te thjesht ne shqiperi.
Cuna tu them une si eshte puna qe ta mbyllni kete muhabet : Sa eshte i padenuar se ndalon dot te levize . kur denohet se gjen dot , se mund ti kete humbur telefoni.Dhe fillojne procedurat.Mbase mund te dihet qe ka dale nga vendi se e lexon sistemi ,po po sikur te kete hyre nga mali dhe ka ardhur prape ne shtepi .Dhe ti e kerkon ne bote ai eshte ne shtepi.Prandaj fillojne procedurat .E sa gjera sdime ne .Ky ka frike nga burgu se e di si eshte atje dhe prape me kujton ate personalitetin e denuar ne nje vend kur u hapen burgjet.Te gjithe iken vetem ai rrinte , zbatonte ligjin , procedurat .Ika une se ndjek procedurat e mbremjes
Denimi i Llalles eshte mesazh per te gjithe Ata gjyqtare dhe prokurore si Ata qe kane dhene doreheqjen nga sistemi i drejtesise ashtu dhe Ata qe u perjashtuan nga Vettingu do te shkojne te gjithe para gjykatsit ……Rradhen tani mbas Llalles e ka Familja e Gjin Gjonit
Nuk është NUL vajtja në shtëpi,,,,, Duke qenë se nuk ka qenë në sallë të gjyqit, është përmbushur procedura e NJOFTIMIT të të dënuarit për ekzekutimin e vendimit penal të formës së prerë. Vetëm pas kësaj fillon afati 7 ditor për ekzekutim vullnetar. Marja e njoftimit nga i afërmi e konsideron të mbyllur këtë pjesë të procedurës.
EPO POPULL SHUME I LODHUR DUHET TA DISH MIRE FORT,NESE DHE ME LLALLEN E VJETER PERFUNDON PUNA E SPAKUT TE RI,TA DIME MIRE SE ME KETE KA MARRE FUND GJIGHSHKAH NE SHQIPERI.PRA SI WE VODHI GJATE KETYRE VITEVE ,DOLI ME I FITUARI.
O tu mbyllte e mendjes ,po e lajmeroj shteti o nje jave para ,ik bre meshiu se ne na kerkon llogari EVROPA,pa per popullin o as e rru… fare.
Ketu cdo gje ka marre fund. Jo Llalla por asnje hajdut pushtetar nuk do shkoje ne burrg. Me vjen keq se dhe Ambasadorja te Rruga Elbasanit e di shume mire kete por ja do puna te flase me tone te ashpra. Vec drejtesi nuk do te kete kurre ne Shqiperi. Organet ekzekutuese e dinin qe Llalla do te largohej atehere pse nuk vepruan me shpejtesi. Tek ne pesohet nje here pastaj nxirren mesime. E ne kohen e meparshme qe shume nuk duam ta permendim por aq me ben nuk ndodhnin keto brockulla ne drejtesi. Llalla nuk ishte i semure kur kryente veprat penale apo nuk kishte dijeni per pasojat?Burrgu ja shpiku semundjen. Cfare ndergjegje te semure, cfare prokurori ka patur vendi. Keshtu ndodh kur emerimet behen jo ne baze te pergatitjes por nga interasaxhijte politikane medioker. Le te jete i semure burrgu e sheron. Prandaj ne se nuk arrestohet ky llalla mbyllni organet e drejtesise edhe ky fare SPAKU te shkoje ne shtepi se Amerika ja pa hajrin.