Nga Ylli Pata
Geraldo Durda është një jurist me licensën e avokatit në xhep, po në publik njihet si vëllai i madh i Edisonit, 7 vjeçarit që humbi jetën gjatë shpërthimit të tmerrshëm në Gërdec më 15 mars 2008.
Edisoni po luante me biçikletë në rrugët pranë shtëpisë së tij, në një nga lagjet e fshatit, por xhaxhesha i kërkoi t’i çonte bukën djalit të xhaxhait, i cili punonte në stabilimentin famëkeq të demontimit të municioneve.
Sapo ka mbërritur pranë portës së punishtes ka ndodhur kataklizmoja; vala e të cilit mori edhe jetën e Edisonit.
Sot pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, e cila miratoi kërkesën e SPAK për të hapur hetimet për këtë tragjedi, Geraldo Durda tha se nuk kanë rëndësi emrat që do të gjykohen, por duhet të zbardhet e gjithë çështja.
Ndërkaq, mbrojtja e Fatmir Mediut, ka reaguar shumë ashpër, duke e cilësuar vendimin e Apelit të posaçëm si antikushtetues. Sipas mbrojtësve të Mediut: “Është hera e parë në jurisprudencë kur një gjyqtare e një gjykate të nivelit më të ulët prish vendimin e Gjykatës së Lartë. Veç të tjerave, shkelja e ligjit është e dukshme, sepse e njëjta çështje (kërkesë) është shqyrtuar dhe hedhur poshtë nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe Gjykata e Apelit, Tiranë në vitin 2019”.
Ky reagim në fakt përbën thelbin e drejtësisë së vjetër dhe të statusquosë së vendosur në Shqipëri për 30 vjet. Ku çështjet që kanë të bëjnë me emra të mëdhenj në vend, mbylleshin me procedurë, me një kapak të madh për të mos u hapur kurrë.
Por parimi universal i drejtësisë është, se një çështje mund të rihapet sa herë ka prova e indicje për zhvillime të reja mbi të. Ka mijëra raste e precedente në gjykatat amerikane dhe europiane kur kjo ka ndodhur.
Madje ka ndodhur edhe në Shqipëri, mjaft të përmendim një rast siç është ai i Fatos Nanos në vitin 1997, kur u gjykua edhe ju dha pafajësia, por ka shumë e shumë të tjerë.
Megjithatë thelbi i vendimit të sotëm të Apelit të Posaçëm nuk kishte fare të bënte mbi çështjen as të Fatmir Mediut, as të të pandehurve të tjerë që janë gjykuar njëherë për çështjen “Gërdeci”.
Sot Apeli i Posaçëm vendosi thjesht të hapen hetimet për atë dosje, e cila në fakt është hetuar dhe gjykuar thjesht në mënyrë sipërfaqësore dhe të pjesshme.
Gjykimi për Gërdecin është marrë vetëm me përgjegjësinë të zyrtarëve dhe përfaqësuesit e kompanisë Albademil për të quajturin “aksident teknoligjik”, siç ishte shkruar edhe në pllakën përkujtimore të katastrofës së Gërdecit deri në vitin 2016.
Por thelbi, pikënisja e Gërdecit është afera e saj që vinte nga lart-kupola e lartë e shtetit. Nuk do të ishte ndërtuar absolutisht fabrika e demontimit në mes të një zone të banuar, përveçse me lejen e qeverisë. Ajo punishte vdekje u ndërtua aty, pra në Gërdec vetëm për një arsye krejt logjistike-ishte afër me aeroportin e Rinasit.
E dyta që është më e rëndësishme është afera abuzive e tregtisë së fishekëve me kompaninë amerikane që kishte fituar të tregtonte fishekë kallashnikovi në Afganistan.
Histori që u bë hitt në faqet e “The New York Times”, u bë libër dhe në fund edhe film në Hollywood, ku luajtën aktorë të çmimit Oscar si Bradley Cooper, Jonah Hill, Miles Teller etij. Ky film mori edhe një nominim për Golden Globe si filmi më i mirë.
Por afera e fishekëve të Afganistanit është vetëm maja e ajzbergut; punishtja e Gërdecit demontonte mbi të gjitha municione të kalibrit të lartë, pra predha artilerie, të cilave u hiqnin barutin e më pas i shisnin për skrap.
Ishin pikërisht këta municione që shkaktuan shpërthimin alla atomik e hapën kraterin gjigand që shkaktoi vdekjen e 26 personave, plagosjen e 300 të tjerëve dhe shkatërrimin e banesave e bizneseve. Gjithçka nga dëmet materiale u rikuperua menjëherë; qeveria ndau para duke zgjidhur qesen shpejt e shpejt, por ajo që nuk u rikuperua asnjëherë ishte dhimbja njerëzore.
Gjashtë nga viktimat ishin nga fshati Gërdec, kurse 20 të tjerë nuk ishin nga Gërdeci. Ka shumë familje që janë në zi nga ajo tragjedi e tmerrshme, duke përfshirë edhe dy nga familjet shumë të rëndësishme të Shqipërisë; ajo e ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi atje humbi jetën baxhanaku i tij, Muhamet Hoxha, por edhe i vëllai i gjyqtarit të njohur Ardian Dvorani, Endri.
Procesi që u zhvillua në vitin 2008 dënoi më shumë kreun e MIECO-s, Ylli Pinarin me 18 vjet, më pas menaxherin Dritan Minxolli, biznesmenin Mihail Delijorgji, madje edhe ish-shefin e shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë shqiptare, gjeneral Luan Hoxha me 6 vjet burg.
Ky i fundit, që duket u dënua me mosveprim, ishte në SHBA ku kërkoi azil politik. Kjo ndodhi pasi gjeneral Hoxha i tha ambasadorit amerikan në Tiranë, John Withers, se ndihej i kërcënuar nga djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzenit, pasi sipas tij ishte implikuar në aferën e fabrikës së vdekjes.
Kjo bisedë doli në publik pasi VWikileaks nxorri në rrjet miliona e miliona kabllograme e dokumente të qeverisë së SHBA. Biseda e gjeneral Hoxhës me ambasadorin Withers ishte pjesë e një kabllogrami të Departamentit të Shtetit.
Të gjithë të dënuarit, dolën një nga një, dhe në vitin 2012, pra 6 vjet pas tragjedisë ishin të gjithë jashtë.
Por natyrisht, kreu i MEICO-s nuk do të kishte çuar municionin e ushtrisë shqiptare në Gërdec, apo Delijorgji nuk do ta ndërtonte stabilimentin e demontimit aty, nëse nuk do të kishte pasur një vendim nga lart. Ka pasur një vendim qeverie për këtë, por mbi të gjitha si New York Times apo edhe i ndjeri Kosta Trebicka, i cili tha se kishte folur edhe me drejësinë amerikane, folën për para të mëdha të fituar.
Pra kemi të bëjmë me një aferë të madhe korrupsioni. E gjithë kjo histori nuk është hetuar fare. Aspak. Këtë e kanë kërkuar gjithmonë familjarët e viktimave, të cilët bëjnë një betejë ligjore prej vitesh, madje e kanë çuar çështjen edhe në Strasburg.
Pas reformës në drejtësi, viktimat e çdo krimi janë palë e barabartë në proces së bashku me prokurorinë dhe të pandehurin.
Ajo çka vendosi sot Apeli i Posaçëm është thjesht një hapje e dritës jeshile për të hetuar. Tani i takon SPAK të hetojë pjesën e “kupolës” për Gërdecin.
Nuk është as hapje e “Kutisë së Pandorës” e as shkelje ligji; është thjesht hapje e një hetimi që qarkullon prej 13 vitesh në Shqipëri, por që nuk është formuluar nga drejtësia shqiptare. Kaq. E pikërisht këtu nis një proces i gjatë ku secili mund të thotë fjalën e tij; të mbrohet e të rrëzojë akuzat e New York Times, apo librit “Armët e Çunat” e filmit “War Dogs”.
Por në fillim gjithçka duhet të hetohet e të shkojë në proces, ngaqë nuk është hetuar kurrë….
Dhe pastaj kane sy e faqe qe te thone se Berisha nuk eshte akuzuar kurre apo denuar nga ndonje gjykate.
Kush do ta hetonte apo gjykonte Berishen, gjygjtaret e plepave qe me 6 muaj kurs u vune nga ai neper gjykata e prokurorira qe ti mbronin prapanicen atij dhe femijeve te tij kriminele.
Eshte gjykuar nga gjykata e bathores dhe pas nje hetimi profesional,dolen te gjithë të pafajshëm.
U vërtetua se faji ishte i viktimave nga pakujdesia e rreshtimit astral të gabuar të planeteve.
Ore avokat, po problemi nuk qendron se po denohet apo jo Mehdiu me apo pa te drejte. Problemi eshte qe duhet hetuar drejte dhe thelle se nuk ka qene bere e tille. Cfare ke gabin ne parim ne kete mesele?
ngordh nje qen apo mace dhe te vjen keq si gjallese. vdiqen dhe u plagosen e u shkaterruan po pse qe te pasurohej kerma Sali me vicin e tij torollak Zeni.Dhe drejtesia jone qe nuk egzistonte me meLlalle Gjinra e halera te tjera qe iu punontre truri si te mbushnin xhepat edhe nga profesioni ishin tranguj.Sali kerma nuk e njihte baxhanakun. I biri i bariut dhe Sheqeres dhe pjella e tij ishin te babezitur dhe duken sheshit sarajet e tyre nga ndeshmeria e Sali kriminelit ne te gjithe sektoret ekonomik me gjithe minjte qe i shkojne nga mbrapa si lider i hajduterise dhe shkaterrimit. Jane bere shume gjynahe me ate popull te varfer dhe nuk di nese do permiresohen gjerat.Te huajt po mundohen por kafshet grykese tek ne jane gjithmone pengese.Edhe hale nistet ne tv jane palaco ose kllouna te telekomanduar ne interes te hajduteve dhe maskarenjeve.
Eshte zberthy lakja ish shefi shtabit pergjithshem.
Hajt per hajr sali & mehdi-eli-hoxha.
Mediu , Bumçi mund te gjykohen per shperdorim detyre ose deshmi te reme , por edhe mund t’e lehtesojne akuzat dhe denimin si te penduar te drejtesise , duke u bere deshmitare KYÇ , ne zbardhjen e te vertetes !
Në këto raste mire eshte qe mos dish shume , po per fat te mire ,apo te keq të tyre ,te dy dine shume , per te miren e tyre bejne mire te flasin , por bejne edhe keq, jo per drejtësinë dhe vendosjen ne vend te saj , po per ata qe kanë mbyllur me njemije e nje marifete deri tani kete çeshtje ,në se zbardhet vertet e VERTETA !
Mirdita të dashur klientë-turista. Jam një agjensi e re turistike dhe lajmeroj të gjithë kandidatët për udhetime ekzotike, që agjensia ime ju jep mundesinë të vizitoni një provincë të Afganistanit, që quhet Albanistan, dhe turistët që unë i dergoj, mund të zbaviten duke vrarë deri në 30 persona sikur të ishin kafshë në xhunglën Afrikane, në një zonë të vogël të kesaj province që quhet zona e Gerdecit, dhe nuk do kenë asnjë problem. Shumë turista shkojnë në Afrikë për të vrarë elefanta, tigra e luan, kurse tash ka lindur një variant i ri i zbavitjes, turizmi në ato shtete ku mund të vrasësh njerëz për tu argëtuar dhe nuk ke asnjë problem. Agjensia Viçidoli pret kandidatët e rinj per turizem ekzotik në Albanistan. Pushkët ju jepen me qira nga agjensi, kur të shkoni në zonen e Gerdecit. Agjensia Viçidoli do luaj rolin e zagarit duke i lehur për të afruar njerëzit me premtimin për punë, dhe kur të grumbullohet turma e katundarve, turistët janë të ftuar të qellojnë me bresheri kallashi, bomba, dinamit mbi katundarët që sillen normalisht në rrugët e ketij katundi. Ai turist që vret më shumë katundar në këtë zonë të Gerdecit, shperblehet me një milion dollar, një vilë në mes të Tiranës dhe kurvë të bukur si bashkjetuese për disa vite. Mirse vini dhe paçi fat. — Agjensia Turistike VIÇIDOLI Tiranë.
Shef shtabi lepur e drejtonte nje femije e nje ndertues…turp ushtarake gjoja….tani ben heroin…pa lidhje…