DEKLARATA/ Mesazhi i ambasadores Kim për Berishën: PD s’mund të bëjë përpara, nëse një këmbë e ka në të shkuarën. Kush do të vërë SHBA-në kundër shqiptarëve, e ka gabim

24 Shtator 2021, 17:15Politika TEMA
DEKLARATA/ Mesazhi i ambasadores Kim për Berishën: PD s’mund

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim pas takimit të zhvilluar në selinë blu me kryedemokratin Lulzim Basha vuri theksin te zhvillimet e fundit në selinë blu, duke thënë se duhet të ketë një PD të fortë dhe të bashkuar dhe që të ecë përpara.

Mes të tjerash, Kim iu drejtua dhe demokratëve që mbështesin ish-kryeministrin Sali Berisha, teksa deklaroi se Partia Demokratike nuk mund të ecë përpara, nëse njëra këmbë ka mbetur në të shkuarën.

Deklarata e plotë

Sapo jam kthyer, u ktheva vetëm disa orë më parë nga Uashington, DC, ku pata mundësinë të bisedoj me udhëheqës të agjensive të ndryshme, përfshirë Departamentin e Shtetit, Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Drejtësisë dhe institucione të tjera.

Dhe, sigurisht, pata mundësinë të përditësoj drejtuesit dhe kolegët e mi mbi situatën në Shqipëri. Mendova se ishte jashtëzakonisht e rëndësishme që të vija menjëherë në Partinë Demokratike për të ndarë me ta atë që mësova në Uashington dhe se çfarë do të bëjmë nga ky moment.

I thashë kryetarit Basha se Uashingtoni mbetet i përkushtuar për të punuar akoma më ngushtë me Partinë Demokratike. Ashtu si të gjithë e dinë, qeveria e Shteteve të Bashkuara ka pasur gjithnjë një marrëdhënie të fortë, të veçantë me Partinë Demokratike që prej fillimit. Ne ishim pranë Partisë Demokratike kur ajo mori pushtetin për herë të parë dhe shpresojmë që të kemi mundësi të festojmë prapë kur ajo të marrë pushtetin sërish.

Demokracia përkufizohet nga ekzistenca e një partie opozitare të suksesshme dhe të fortë. Ne jemi të gjithë të ndërgjegjshëm se ky është një çast i vështirë për Partinë Demokratike por është një çast i përkohshëm, është një mundësi dhe shpresa jonë si Shtete të Bashkuara është se Partia Demokratike do të dalë më e fortë, do të dalë më e bashkuar, dhe do të jetë sërish në pozita për të fituar zgjedhjet.

Do doja gjithashtu të konfirmoja se në këndvështrimin e Uashingtonit, ne jemi seriozë sa s’bëhet në luftën kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, dhe do të vazhdojmë të ecim përpara, dhe do të vazhdojmë ta luftojmë këtë problem kudo që e gjejmë atë, pavarësisht nga hierarkia, pozicioni apo partia.

Kam parë disa raportime shqetësuese sipas të cilave ajo që ka ndodhur në lidhje me përcaktimin nga Departamenti i Shtetit, qenka një lloj sulmi ndaj sovranitetit të Shqipërisë. Është diçka faktikisht e gabuar dhe është ofenduese.

Do doja t’i kujtoja cilitdo që më 6 maj 1919, kur pjesa tjetër e botës donte që Shqipëria të zhdukej, Shtetet e Bashkuara, Presidenti Uillson ishte ai që ngriti zërin dhe tha se Shqipëria duhet të jetë e pavarur. I vetmi ndryshim në atë deklaratë, të cilën e kemi shtuar, është që Shqipëria duhet të jetë jo vetëm e pavarur, por duhet të jetë edhe sovrane dhe demokratike.

Ndaj atyre që janë përpjekur ta vendosin Shtetet e Bashkuara kundër popullit të Shqipërisë do t’iu thoja “E keni gabim!” Populli shqiptar e di që e keni gabim. Pozicioni ynë për këtë çështje, të pavarësisë, sovranitetit dhe demokracisë së Shqipërisë nuk do të ndryshojë asnjëherë, pozicioni ynë për rendësinë që ka Partia Demokratike nuk do të ndryshojë asnjëherë.

Ka shumë punë për të bërë në ditët, javët dhe muajt që vijnë. Është thelbësore dhe është shumë mirë që Partia Demokratike është kthyer në parlament plotësisht. Ka veprime që duhen ndërmarrë për të siguruar zgjedhje më të mira herën tjetër, për të trajtuar mangësitë që u identifikuan në raportin e ODIHR-it.

Ka edhe punë për të bërë për reformën territoriale, ka punë për të bërë kundër korrupsionit. E gjitha kjo kërkon një Parti Demokratike të fortë, të bashkuar që ecën përpara dhe nuk mund të ecësh përpara me një këmbë të ngecur tek e kaluara.

Si gjithmonë, presim me kënaqësi të ecim përpara me Shqipërinë, me popullin Shqiptar, me Partinë Demokratike, duam të shohim nga e ardhmja. Ndaj, le të ecim përpara. Shumë faleminderit.

11 komente në “DEKLARATA/ Mesazhi i ambasadores Kim për Berishën: PD s’mund të bëjë përpara, nëse një këmbë e ka në të shkuarën. Kush do të vërë SHBA-në kundër shqiptarëve, e ka gabim”

  1. PS PA RAMEN says:

    MOS FOL GJERA TE PA QENA
    QE TE DY KANE VRARE KANE VJEDHUR
    BASHA ESHTE KARABUSH
    SALA NJE SHTRIGAN I RRJEDHUR

    1. Vranakonti says:

      Me keto qe thot zonja KIM e hengri Edi Rama dhe PS. E fitoi Basha dhe PD.

  2. Kruja says:

    Ca doni me troc ju toca te PDse?!
    Troc, me salen nuk fitoni kurre zgjedhjet, kurr ne pushtet.
    Hej Toca, PD erdhi ne pushtet ne 1991 permes SHBAse, sepse humbi zgjedhjet e para me PPSh-ne te cilat u perseriten me kembenguljen e ShBAse. O TOCA, PPSH e la pushtetin kur kishte me vete nje shumice dermuese te popullit, rreth 70% te popullit.
    Po ju TOCA sa popull keni sot qe i beni karshillek ShBAse?!
    O TOCA, ja u tha kjo shefja, saliu eshte e shkuara. Sa kish mundesi te vinte ne pushtet Ramizi me PPSHne po aq shanse ka PD sot. O TOCA, JENI QESHARAKE, te gjithe po tallen me ju, jeni bere palaco qe kerkoni te shisni saliun si heroin e te gjitheve, O TOCA nuk ja ndin njeri per heroin tuaj, komunistin e PPSHse. Jeni QEsharake.

  3. God-less Commies says:

    Kjo po e thote me lezet, se Komunistet e PDse akoma jetojne me mendesine komuniste. Por ne fakt dem0nkratet e sotem , sidomos ata Amerikane jane vecse Bolshevike Komuniste nen nje emer teper corodites per demokracine e vertete.
    =
    Ka vetem dy rryma sot, ajo konservatore, demokratet e vertete(qe te majtet i quajne te djathte,ekstremiste/populiste) vs demokrate e liberale por qe ne fakt jane bolshevik-komunist , pra te djathte demokrate te vertete dhe te majte, liberalo-demokrate…..lol

    Kurse ,socialistet e Shqiperise dhe mbeshtetesit e saj ngelen akoma shfshatare te botes…… lol! Ja vetem te lexosh TemeN te kuptosh si menon truri i vogel nje Shafatari, lol

  4. Gjergji says:

    Pse se beni kryetare kete ?Le ti fitoje zgjedhjet pa demkratet edhe Kim.

  5. diti says:

    Ne pak muaj kjo zonje coroditi popullin me pro amerikan te Europes.Kjo. duke mbeshtetur nje mbajtes vule pa parti si Luki. ka shtruar alternativen:O Lulin O demokracine. Ajo na imponon Lulin .
    Sa per korrupsionin:Lufta e saje kunder korrupsionit te Opozites dhe lufta e saje per fshehjen e korrupsionit te pozites -eshte proverbiale.

  6. damian says:

    Po nuk mbajtet Lulin duke shkelur demokracine …do hani bar. Keni 24 ore per te vendosur:Bar ose Lulin.

  7. ag says:

    z. Ambasadore mos u tut dhe mos ju lut shume Lulit, kij kujdes nga Rama, Luli dhe Berisha jane nje bashk dhe me Ramen dhe Ilirin dhe Moniken, jane nje trup te bashkuar kunder popullit dhe Amerikes. Rama bene be per Ameriken por eshte kundra, teper mafjoz, te lane e te lyen me konferenca dhe fjalime, po kerkon ti mbroj te gjitha keta hajdut qe kudo ti prekesh vetem dollar, flori dhe euro nxjerrin. Kane vjedhur gjithe pasurite e shqiperise dhe parat e popullit. E pe cfare i bene Adriatik LLalles, e perdoren per vite me radhe si deshen, e cuan para drejtesise, e denuan 14 muaj dhe ato ai nuk do ti beje se e nxuaren jashte me pashaport diplomatike dhe e fshehen pergjithmone bashke me parat qe ka vjedhur ai. Eshte skeme e njohur kjo qe bene me Llallen, ka kohe qe politika dhe qeverite e perdorin ne shqiperi me sukses. Ata kane kapur dhe drejtesine e re, ajo po behet me e kapur se e vjetra. Ajo sot bene cfare i thote Rama. Ai mban fjalime neper kongrese, akademira, takohet me zyrtare te larte dhe me udheheqes shtetesh, krijon pershtypje se eshte udheheqes evropian dhe boteror, por eshte mashtruesi me i madh qe ka pare shqiperia deri me sot, sa te jete ai ne krye te shtetit nuk funksionon as drejtesia as shteti ligjor, as grupi Berisha – Meta -Monika nuk futet ne burg dhe Luli eshte i lidhur koke e kembe me Ramen mbajne dhe shajne njeri tjetrin, por vjedhin bashke dhe te dy kane 8 vite qe drejtojne shqiperine bashke dhe vjedhin bashke shqiptaret dhe jane te lidhur ngisht me bandat e krimit dhe droges. Kujdes ata nuk e duan Ameriken. Qeveria e re eshte e mbushur e tera me hajdut, te lidhur me kriminelet dhe shumica tjeter jane te lidhur ngusht me fiije te paduksme me Ramen dhe bandat kriminale, te gjithe se bashku kane qellim kryesor te vjedhin dhe pasurohen, sepse kane drejtesine nen kontoll, tenderat per te vjedhur ja jep Rama. Shqiperia qeveriset nga krimi i organizuar dhe Rama merret me politiken e madhe boterore per te mashtruar boten, europen dhe Ameriken. Pranimi i refugjateve qe ai beri dhe qe po i trajton ne hotele me 5 yje, ishte nje servilizem i hapur ndaj shtetit Amerikan, tani po shan europen dhe po i serviloset amerikes per te fituar pike, per te shpetuar koken e vet, pasurite qe ka vjedhur dhe Saliun, Ilirin, Lulin, Moniken dhe gjithe banden e krimit me te cilen ata vjedhin dhe drejtojne shqiperine.

  8. Lomy says:

    Pak i kishim sufllaqexhinjte e rames neper portale, tani jane shtuar dhe keta te xenit. Keta marin dhe nje dore boronica shtese qe te llaposin idiotizma pro plakut mere…

  9. Qimetja says:

    Kimete, apo Juri Qim!!! Shko tregojua kinezeve te tu koreane perrallat, dhe nervin tend drejtoje tek ata qe jane ne pushtet dhe po kryesojne vjedhjet spektakolare qe as koreja jote nuk i ka pare ne enderr!!!! Por fotoja e KM me personin non grata ne SHBA deri ne momentin qe ai i levizi guret per t’ju sjelle ne pushtet juve, njerezit e tij, spjegon gjithecka!!! Ju po shkaterroni Ameriken keshtu qe nuk ju behet vone per ne!!! Jeni fara e keqe e komunizmit, e perzier me judaizmin e cifutit plak!!! Nga kjo fare e keqe po i vjen fundi botes!!! Mbreteroni me ata qe do ngelen.

    P.S. Nuk me behet vone per Berishen. E kam urryer kur ka qene ne pushtet, por politika juaj haptazi ne mbrojtje te pushtetit te ben te mbrosh ate qe ke urryer. Mbaj vendin qe te takon se nje cop ambasadore kind of Chinese je!!!

  10. Vranakonti says:

    Me keto qe thot zonja KIM e hengri Edi Rama dhe PS. E fitoi Basha dhe PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje