FOTOT: Angelina Jolie kapet mat me këngëtarin 15 vjet më të ri

27 Shtator 2021, 10:55Lifestyle TEMA
FOTOT: Angelina Jolie kapet mat me këngëtarin 15 vjet më të

Dyshimet për një romancë mes Angelina Jolie dhe The Weeknd janë shtuar. Aktorja e famshme është fotografuar në një restorant bashkë me yllin e muzikës në Santa Monica të shtunën në mbrëmje.

Nëna e gjashtë fëmijëve dhe 31-vjeçari kanadez kaluan dy orë e gjysmë brenda një pjese private të restorantit luksoz.

Ndërsa 46-vjeçarja Jolie u sigurua të mbrërrinte në restorant veçmas nga këngëtari, ajo nuk e kishte problem të dilte me të.

Kjo nuk është hera e parë që dyshja e famshme janë parë bashkë. Më 10 korrik, Jolie dhe The Weeknd u fotografuan të dy duke ndjekur të njëjtin koncert privat në Los Angeles.

Kujtojmë që aktorja u divorcua nga Brad Pitt në 2016 dhe që prej atëhere s’ka pasur ndonjë lidhje me ndonjë mashkull. Të paktën publikisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje