Rama nisi vizitën në Prishtinë, pritet me ceremoni shtetërore

27 Shtator 2021, 09:29Politika TEMA

Menjëherë pas kthimit nga Nju-Jorku, kryeministri Edi Rama udhëtoi për në Kosovë ku do të zhvillojë një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Rreth orës 08:50, Rama u prit nga Kurti me ceremoni shtetërore në Sheshin “Skënderbeu”, ndërsa pas takimit, dy kryeministrat shqiptarë do të mbajnë një konferencë për mediat në orën 10:20.

Vizita e Ramës në Prishtinë vjen, kur situata mes Kosovës dhe Serbisë është mjaft e tensionuar dhe të dyja palët kanë vendosur forca ushtarake në kufi, teksa ditën e sotme, Ministria e Jashtme e vendit tonë i ka bërë thirrje Serbisë të tërheqë trupat e armatosura që të mos nxitet dhunë dhe trazira në veri të Kosovës.

Që prej 18 shtatorit kryeministri Edi Rama ndodhej në Nju-Jork, ku po merr pjesë në sesionin e 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

3 komente në “Rama nisi vizitën në Prishtinë, pritet me ceremoni shtetërore”

  1. Zana e Malësisë says:

    Gjatë vizitës, Rama patjetër duhet të (do të) shprehet edhe për situatën në kufirin Kosovë-Serbi, natyrisht në favor të Kosovës (me të drtejtë, siç është edhe shprehur ditë më parë), që do të jetë edhe një “ultimatum” për Serbinë dhe distancim nga karagjozllëku i “Open Ballkanit”. Me këtë rast, Rama ka një shanc të mirë për t’i shpëlarë duart nga Openi e të dalë “pa u lagur” nga rrethi vicioz i këtij projekti jo të qartë.

    1. God-less Commies says:

      Me shume besim te Kreu Boteror.
      =
      lol
      =

  2. Kalec Dega says:

    Rama nuk jeton ne Shqiperi qysh nga 18 Shtator. Ketij i them Krim minister une qe sapo mbrrin ne aeroport niset perseri pa iu lagur kembet.

    gjithshka , per ju o bageti , lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje