REZULTATI: Fitore e ngushtë e të majtëve në Gjermani kundër partisë së Merkel, por krijimi i Qeverisë është i paqartë

27 Shtator 2021, 09:12Politika TEMA

Sipas rezultateve të bëra të ditura nga drejtuesi federal për zgjedhjet të hënën në mëngjes, zgjedhjet e Bundestagut i kanë fituar socialdemokratët më 25,7%, kurse Unioni konservator i CDU/CSU-së renditet i dyti me 24,1%.

Të Gjelbrit renditen të tretët me 14,8%, të ndjekur nga FDP-ja me 11,5% dhe partia populiste e djathtë, AfD me 10,3%.

E Majta arriti vetëm 4,9% të votave, dhe nuk kalon kuotën e 5%, por për shkak se arriti të marrë tre mandate të drejtpërdrejta, hyn në fuqi klauzola bazë e mandateve, kjo nënkupton që E Majta do të hyjë me 39 deputetë në Bundestag.

SPD-ja sipas këtyre të dhënave arrin të marrë 209 vende në parlament, kurse CDU-ja 151, CSU-ja 45, Unioni arrin së bashku 196 mandate. Të Gjelbrit kanë 118 deputetë në Bundestag, FDP-ja 92 dhe e AfD-ja 83.

Pas shumë kohësh sërish një vend në Bundestag e merr edhe Shoqata e Zgjedhësve të Shlesvigut Jugor, sepse për partinë e pakicës së danezëve dhe frizëve nuk vlen kuota e 5% dhe klauzola e mandateve bazë.

Bundestagu i ri do të ketë më shumë deputetë se kurrë më parë. Sipas të dhënave zyrtare në të do të ulen 735 deputetë., me këtë tejkalohet numri rekord i 709 parlamentarëve të legjislaturës së kaluar. Shumica absolute arrihet me 368 deputetë.

Koalicionet e mundshme nga ana matematikore do të ishin një koalicion i SPD-së, Të Gjelbërve dhe liberalëve me 416 mandate, si edhe një aleancë e Unionit, Të Gjelbërve dhe liberalëve me 406 mandate. Për një koalicion SPD, E Majta dhe Të Gjelbrit nuk mjaftojnë votat.

 

2 komente në “REZULTATI: Fitore e ngushtë e të majtëve në Gjermani kundër partisë së Merkel, por krijimi i Qeverisë është i paqartë”

  1. Ndryshimet jane gjithmone pozitive per shoqerite dhe natyrishte Politiken ,
    Ne Gjermani fiton SPD
    ne Austri Graz KPÖ
    Bashkia e Graz-it ra ne duart e Komunisteve !?

  2. Vranakonti says:

    Prisni,prisni,pa do ta shokoni ju se sa te mire fo t’i beje Sali Berisha zgjedhjet,me te “mirat” se ne Gjermani dhe ato te 1996.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje