1 në 10 nxënës në Angli vuajnë nga “Covid i zgjatur”

28 Shtator 2021, 16:57Bota TEMA

Sipas të dhënave më të fundit në Britaninë e Madhe 1 në 10 nxënës dhe mbi një e treta e stafit të shkollës vuajnë nga “Covid i zgjatur”.

Një nga simptomat më të zakonshme që është raportuar tek stafi dhe nxënësit ishte lodhja, ndërsa personeli kishte më shumë gjasa të përjetonte gulçim në krahasim me nxënësit.

Sipas ONS rreth 35.7% e stafit dhe 12.3% e nxënësve të shkollave të mesme raportuan se kishin përjetuar simptoma të vazhdueshme më shumë se katër javë që nga infektimi.

Midis atyre që përjetojnë simptoma të vazhdueshme, 15.5% e stafit dhe 9.4% e nxënësve të shkollave të mesme theksuan se aftësia për të kryer aktivitete të përditshme ishte zvogëluar ndjeshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje