Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon ka folur rreth situatës së krijuar në veri të Kosovës pas vendosjes së reciprocitetit me targa ndaj Serbisë. Ajo ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë një zgjidhje paqësore për situatën e krijuar.
“Serbia dhe Kosova duhet urgjentisht të gjejnë një zgjidhje paqësore dhe të qëndrueshme për situatën e krijuar, në mënyrë që të ketë siguri për të gjithë qytetarët”, ka thënë Cramon përmes një postimi në Tëitter.
Njëjtë si raportuesja e Parlamentit Evropian kanë vepruar edhe raportuesit e tjerë si dhe kryesuesit e delegacioneve nga Parlamenti Evropian, të cilët kanë kërkuar që urgjentisht të ulen tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.
Përmes një komunikate të përbashkët Vladimir Bilchik, Viola von Cramon, Tanja Fajon dhe Romeo Francu kanë shprehur shqetësimet e tyre për tensionet në Jarinjë dhe Bërnjak, duke kërkuar kthimin e menjëhershëm në dialog të Kosovës dhe Serbisë.
“Duam të shohim tërheqjen e menjëhershme të të gjitha njësive speciale të policisë dhe largimin e bllokadave në rrugë. Ne duhet të ndalojmë aksionet dhe provokimet, gjithashtu edhe retoriken nxitëse, të cilat mund të nxisin tensionet dhe të ndikojnë në jetesën e komuniteteve lokale”, thuhet në komunikatën e përbashkët.
Kërkohet nga liderët në Beograd dhe Prishtinë që të shfrytëzojnë dialogun në mënyrë që të zgjedhin të gjitha problemet ekzistuese, përfshirë këtu edhe lirinë e lëvizjes.
o Europa Kurve, duhet te heqe Vucici paramilitaret nga rruga e pastaj te largohet policia e Kosoves.
Uh! Evropë, ti kurva e motit!
Që i re mohit, besës së Zotit!
Po, á ky asht sheji i qytetnisë?
Me da token e Shqypnisë,
Për me mbajt klyshtë e Rusisë?
Nje gje nuk thone ne Bruksel:
Kosova dhe Serbia kane nenshkruar nje marreveshje per targat ne Bruksel dhe garant ka dale BRUKSELI, dhe tani qe u be kacamaku, askush nga zyrtaret ne Bruksel nuk del te thote qe referuar marrveshjes nje nga te dy vendet nuk po respekton marreveshjen qofte Kosova apo Serbia!!!
Ajo qe jane mesuar te thone gjithmone jane fjale te pergjithshme te ulet tensioni te bisedojne etj. Po ne Bruksel pra ne prezencen tuaj e nenshkruan marreveshjen pse nuk I dilni per zot tani!!!!