Von Der Leyen pas takimit me Ramën: E ardhmja e Shqipërisë është në BE

28 Shtator 2021, 10:09Politika TEMA

Pas takimit me kryeministrin Edi Rama, presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen shkruan se e ardhmja e Shqipërisë është në BE dhe KE i qëndron këtij angazhimi.

Von Der Leyen me anë të një postimi në rrjetet sociale shton se Shqipëria e ka bërë të qartë këtë gjë me përparimin në Reformën në Drejtësi dhe tani i takon Bashkimit Europian të bëjë pjesën e tij.

“E kënaqur që fillova vizitën time në Ballkanin Perëndimor në Shqipëri. Mesazhi im është i qartë: e ardhmja e Shqipërisë është në BE.

Komisioni Europian i qëndron fort këtij angazhimi. Me përparim të mirë në reformat në drejtësi, Shqipëria e ka bërë të qartë. Tani BE -ja duhet të bëjë të njëjtën gjë”, shkruan ajo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje