FOTOT: Presidentja e KE mbërrin në Tiranë, pritje zyrtare nga Rama

28 Shtator 2021, 09:23Politika TEMA
FOTOT: Presidentja e KE mbërrin në Tiranë, pritje zyrtare nga

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka nisur nga Tirana turin e saj Ballkanik.

Ajo është pritur me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave nga kryeministri Edi Rama.

Vetë von der Leyen në një postim në Twitter, shkruante se ajo e nis këtë tur me një mesazh të qartë.

“Sot nis vizitën tek 6 partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor, përpara samitit të javës së ardhshme. Mesazhi im është i qartë: Ne ndajmë një të ardhme të përbashkët europiane.

Ne po e përgatisim atë tani, duke tejkaluar Covid së bashku, duke investuar në mënyrë strategjie, duke i dhënë rinisë tonë oportunitete“, shkruante presidentja e KE.

Më pas, Ursula von der Leyen do të drejtohet për në Maqedoninë e Veriut. Të mërkurën, Von Der Leyen do të vizitojë Kosovën, ku sigurisht do të diskutohen tensionet e larta në veri. Po në të njëjtën ditë do të jetë dhe në Serbi.

Një ndalesë do të bëjë të mërkurën edhe në Mal të Zi. Turin ballkanik, presidentja e Komisionit Europian, e përmbyll të enjten në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje