Situata në veri të Kosovës, Rama: Serbët nuk po kërcënohen, janë peng i një dialogu që ka mbetur rrugëve

27 Shtator 2021, 17:46Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me studentët ka folur ndër të tjera dhe për situatën në Veri të Kosovës.

Rama tha se Kosova ka të drejtë për çështjen e reciprocitetit, ndërsa theksoi se serbët nuk janë duke u kërcënuar nga qeveria e Kosovës, por kanë mbetur peng i një dialogu, që siç u shpreh ai, ka mbetur rrugëve.

“Për Veriun, është e qartë,  Kosova ka të drejtë. Çështja e qarkullimit të mjeteve, e targave është çështje e legjitimitetit, të sovranitetit të vendeve dhe është shqyrtuar në marrëveshje të mëparshme. Serbia pretendon se këtu po kërcënohen qytetarët serbë të Kosovës, ndërkohë që faktikisht këtu është shumë e qartë që serbët e Kosovës jo vetëm nuk kërcënohen nga asgjë, por janë pakicat kombëtare ndër më të përkëdhelurat, kjo e bën Kosovën shembull.

Se kuptoj dot se si mund t’u paguhen dhe faturat e dritave. Fakti është që ata nuk kërcënohen. Ata janë pengje të një dialogu që ka mbetur rrugëve dhe të moszgjidhjes përfundimtare të çështjes. Ato manovra teatrale me helikopterë e avionë mund të sugjestionojnë opinionin publik serb se mbase ka nevojë të ushqehet me idenë që disponon mjete ushtarake për të mbrojtur vëllezërit, apo mund të sugjestionojnë dhe njerëzit këtu apo në botën shqiptare që shikojnë nga facebook vetëm luftë. Kosova e ka fituar luftën, kur ju që jeni këtu, nuk kishit lindur akoma, apo nuk kishit lindur. Si mund të vazhdojë historia po njësoj.

Si mund të vazhdojë të jetohet me luftën, ndërkohë që këtu bëhet fjalë për të ndërtuar një paqe të qëndrueshme, pjesë e të cilës nuk mund të diskutohet që është njohja e Kosovës. Mendoj që situata është e qartë, por gjëja që më shqetëson që mos të ndodhë si me tarifën. Çuarja e forcave speciale në momentin e parë për t’u siguruar që nuk ndodh diçka e papëlqyeshme, diçka lënduese për njerëzit, nuk më duket se është një shpallje lufte apo provokim”, tha Rama.

1 komente në “Situata në veri të Kosovës, Rama: Serbët nuk po kërcënohen, janë peng i një dialogu që ka mbetur rrugëve”

  1. F.Popullor says:

    Zoti Rama,
    Kurti ka te drejte qe zbatoje recipricitetin, por ky term nuk ekziston ne politike. Ti ndoshta mendon me thelle dhe mundohesh te justifikosh Albinin, qe i “hoqi koken” Amerikes dhe Evropes me kete term. Ai e nisi politiken e “reciprocitetit”, ne kohen kur duhej te fillonte diallogun. Ai “reciprocitetin” e vuri si kusht per te filluar diallogun. Ajo ne menyre perfekte u shfrytezua nga Vuciqi qe sabotoi fillimin e bisedimeve.
    Ne thelb, “reciprociteti” eshte nje shpikje orgjinale e Albinit. Ne(filozofet popullore) nuk shikojme qe ky term te jete ne politike ne perputhje me rendin boteror. Ne, nuk shikojme qe vendet perendimore i ndertojne marredheniet sipas “reciprocitetit”. Ne nuk shikojme qe edhe vendet armike e perdorin kete term per te ‘luftuar’ njeri tjetrin. Ky term nuk ka llogjike. Fjala reciprocitet eshte thjeshte fantazi qe mbejell konfjuzitet. Kjo per shume arsye. Arsyeja kryesore eshte se nuk ka kandar qe ta masi “reciprocitin”. Secili do ta interprentonte kete sipas interesit te vet. Prandaj bota nuk ka term reciprocitet per te rregulluar marredheniet me njeri tjetrin po ka termin “diallog’. Ketu qendron konflikti me boten e sotme moderne. Ata kuptojne termin “dialog”, por nuk kuptojne termin “reciprocitet. Aq me teper nuk kuptojne qe “reciprociteti” vjen para diallogut, por mendojne qe diallogu sjell “reciprocitetin”…e keshtu nje ton me filozofi…
    Tani me thene te verteten une pershendes diallogun tend ne Kosove. Une edhe si ty them qe Albini ka te drejte te rregulloje punen e targave. Ai nuk ka te drejte te thote qe do e rregulloje kete pune sic e rregullon Serbia per Kosoven. Jo, Albini thjeshte duhet te nxjerre rregullat dhe ligjet dhe ta lere jashte politiken populiste te “reciprocitetit’, qe presupozon se ti je ai qe sje…
    Edhe per ty Z.Rama mendoj se e ke gabim qe thua se Albini e ka te drejte politiken e reciprocitetit. Duhet me e shmang kete term nga politika dhe te spjegosh problemin se pse Albini ka te drejte, duke lene jashte politiken….Keto jane thjshte ceshtje administrative per nje shtet dhe politika duhet te rrije larg…Keshtu e ne vazhdim… derisa Albini te behet udheheqes dhe ti mos ta quash vehten “Vellai i Math” i Albinit…
    Enderoj qe ererat e ngrohta te perendimit po fryjne ne Kosove…Ishalla diallogu yt eshte per te sjelle keto erera te ngrohta te Perendimit ne Kosove dhe jo per te penguar ererat e ftohta te lindjes…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje