Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka marrë në mbrojtje kreun e PD-së, Lulzim Basha, pas akuzave të forta që ish-kryeministri Sali Berisha ka drejtuar ndaj tij.
E ftuar në News 24, Duma tha se deklaratat e Zotit Berisha, i cili e akuzoi Bashën për pazare me kryeministrin Edi Rama, janë emocionale.
E pyetur se çfarë mendimi ka deputetja Duma në lidhje me akuzat e Berishës, për pazare mes Ramës e Bashës, që erdhen deri në përjashtimin e tij, nga grupi parlamentar, nënkryetarja e PD tha se “Nuk kam asnjë koment në lidhje me këtë çështje. Kjo sepse një ingredient i Zotit Berisha, në reagimin e tij, është edhe karizma emocionale, ndaj lidershipit të PD Unë kështu e lexoj. Berisha është një njeri që ka udhëhequr dhe me emocione”.
Shkurt , toç kuklle
Ingredient ???? Hahaha ! Hajde na mba ndonjë leksion italisht të dëfrehen në Itali , si bënë me berishën
Grida boll me moralizime .ti nuke moral qe tna udheheqesh.
Ti e njeh mire karizmen ne fakt.