Deputeti i PD-së, njëherësh drejtuesi politik i qarkut të Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka folur për përjashtimin e Sali Berishës, për të cilin tha se PD e ka certifikuar vendimin për largimin e tij, por nuk e ka marrë kjo forcë politike.
I ftuar në Euronews, Gjekmarkaj tha se kjo forcë politike ndodhet në një fazë historike dhe se nuk është servilizëm sipas tij thuash se PD po bashkon vendimet me SHBA-të.
“Shiko, kjo është një situatë traumatike për Partinë Demokratike si lëndim për momentin, është edhe e dhimbshme sepse zoti Sali Berisha është personaliteti themelor i Partisë Demokratike, është vet historia e Partisë Demokratike.
Ka qenë president i dal nga kjo parti, kryeministër, ka patur shumë arritje dhe shumë suksese duke drejtuar këtë parti, jo thjesht ai si individ dhe si personalitet, por vendi nën udhëheqjen e tij. Por tashmë ne jemi në një fazë historike tjetër, jemi përballë një vendimi që Partia Demokratike e ka certifikuar, por që nuk e ka marrë ajo.
Është një vendim që e kanë marrë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk është servilizëm, nuk është ulje e shtyllës kurrizore fakti që ne, le të themi, bashkojmë vendimet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse ju e dini po aq sa unë që janë aleati kryesor i kombit shqiptar në ekzistencën e vet, e ka ndihmuar atë që të bëhet shtet, e kanë integruar në NATO, i kanë dhënë pavarësinë e Kosovës, madje dhe sot jemi të ndershëm me opinionin publik, nuk janë për konfliktin le të themi që ka marrë disa nuanca ditët e fundit mes Kosovës dhe Serbisë.
Nuk janë forca vetëm në kyç që po mbrojnë Kosoven, Jarin dhe Bernjak, por janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me prezencën e tyre që nuk lejojnë një agresion të ri mbi Kosovën. Dua ta them këtë që, kombi shqiptar e ka jetike, e ka strategjike, ku nuk përjashtohet as Partia Demokratike nga kjo për të patur marrëdhënie ekskluzive dhe në sintoni me Shtetet e Bashkuara të Amerikës” thekson GJekmarkaj.
Po ca ja vini kte emertimin profesor se marr vesh, apo tallni loqet. Ai gjekmarkmutthiu nje mesues i rendomte letersie eshte, ik ore bajge se na ben per te vjell sa here ta shohim surratin prej turithiu.
Largojeni tutje kte letyre
Ore, Tema, merrni vesh apo jo, nuk e ka titullin PROFESOR, eshte vetem DOKTOR !!!
Ky eshte gumen rushi.
Kur e ka marrë titullin “profesor” ky hajvan. I pëlqen që disa njerëz i drejtohen me atë titull. Në fakt nuk e ka mbrojtur titullin, ai thjesht ka qenë pedagog në një fakultet, por është tjetër gjë të jesh profesor.
Ore trap, nqs nuk eshte servilizem atehere cfare eshte. Per ty Sali bajga qenka historia e PD, atehere pse mbeshtet USA-ne?
Kur flet per shtylle kurizore ky BUTAKU !!!
Der me 25 prill USHTAR i bindur i Bashes , tashti na del e thote , jam GJENERAL !
Ka nje kontradite ne theniet e zotit Gjekmarkaj, qe ve ne dyshim legjimititen e vendimit te DASH-it.Ne qoftese z.Sali eshte historia e PD-s dhe ai ka pasur shume suksese pse Ai u shpall i pa deshirueshem nga Amerika?Ne qoftese thoni ne veprojme pa bindjen tone se vendimi eshte marre nga Amerika,pse duhet ta zbatoni nje vendim te pa drejte? Z.Gjekmarkaj ,a qendrojne apo nuk qendron ajo qe thuhet:a eshte i korruptuar e pengues i demokracise z.Berisha? Me gjithe dijet qe keni ndarja e ketij problemi eshte i thjeshte.Cdo veprim tjeter eshte hipokrizi dhe tregohesh qe nuk ke shtylle kurizore.