Rama vlerëson Rexhep Qosen me dekoratën “Kordoni i Madh me Yll i Medaljes”, kujton kritikën e tij kur ishte në opozitë: Që nga ajo kohë, nuk dal me duar në xhepa

27 Shtator 2021, 14:37Politika TEMA
Rama vlerëson Rexhep Qosen me dekoratën “Kordoni i Madh me Yll i

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur 85-vjetorin e lindjes së Rexhep Qoses për ta dekoruar pikërisht në Prishtinë në krah të kreut të qeverisë së Kosovës Albin Kurti.

E teksa ka mbajtur një fjalë për Qosjen ai ka kujtuar edhe një moment kur ishte në opozitë. Ai është shprehur se kur ishte kryebashkiak i Tiranës ishte shfaqur me duar në xhepa në një inspektim të një shkolle dhe Qosja e kishte kritikuar.

“Vetëdija atdhetare e Qoses është tipari dallues i një intelektuali e patrioti të palëkundur, zotni burrë i shqipes. Qëndron në kohë si shembulli  grumimit të së mirës së përbashkët në një vend ku zhurmat dhe pluhurat mendor e kanë dominuar prej kohësh mjedisin e përbashkët publik.

Më ngjante si një dëshmitar i dinastisë së historisë shqiptare. Kur flitej për Barletin e Çeçovin, mua më shfaqej Qosja. Kur vetë jeta e tij e ndërkallur në atdheun e tij, në rrahjen e pulsit të kombit të vet, ështën jë libër i shkruar me ndërgjegjen.

Mbetet për mua një përjetim të 2018, një moment i veçantë përbashkues kombëtar rreth kujtimit e përkujtimit të Skënderbeut në 550 vjetorin e kalimit të tij në amshim. Qosja e Kadareja u bë kumbar. Ai pranoi në intimitet në kullën e librave të tij, simbolin e vogël të vitit mbarëkombëtar që e vuri në jelek në krahun e zemër. Kur e pashë sot atë foto, yllin në krahun e zemrës, pata ndjesinë që simboli do e kishte jetën e gjatë.

Mbase sot është dita dhe të nxjerrë diçka shumë personale për të thënë se nga koha kur ishta në opozitë, sot nuk më kritikon që kam ardhur me duar në xhepa. E kam fjalën për njëherë kur gjatë inagurimit të një shkolle në Tiranë, por ishta dhe kryetar opozite, kamerat më zunë gafil me duar në xhepa dhe një vëzhgues i imtë më kritikuar me një artikull “opozita me duart në xhepa”.  Nuk e fsheh dot. Dihet botërisht që kritikët e mi e dinë që nuk më bëjnë kritikë.

Por mua le të më gjejnë një foto me duar në xhepa gjatë vizitave të mia në kantier. Besojeni ose jo, menjëherë më kujtohet Qosja me atë artikullin qortues dhe i heq direkt”, tha Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje