Lëvizja e Berishës tensionon Bashën, mbledh sot Grupin Parlamentar për të ndarë porositë

27 Shtator 2021, 12:57Politika TEMA

Lulzim Basha do të mbledhë sot Grupin Parlamentar të PD. Mësohet se mbledhja do të mbahet në orën 16:00 në selinë blu.

Kryedemokrati ka zhvilluar një sërë mbledhjesh ditët e fundit jo vetëm me deputetët, por edhe kryetarët e degëve të partisë. Intensifikimi i këtyre mbledhjeve vjen si pasojë e situatës në PD, pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar, ndërsa ky i fundit ka nisur takimet në bazë, të cilësuara si “Foltore”.

Kujtojmë se në mbledhjen e fundit, Basha u kërkoi deputetëve që të zbresin në terren dhe të njihen me problemet e qytetarëve. Gjithashtu, për të mbledhur denoncime si dhe të sjellin propozime për Reformat prioritare si ajo Territoriale e Zgjedhore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje