Zbardhet takimi në PD, Basha: Kemi prioritet për të ngritur 3 komisione hetimore

27 Shtator 2021, 16:36Politika TEMA
Zbardhet takimi në PD, Basha: Kemi prioritet për të ngritur 3

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kërkuar në mbledhjen e grupit parlamentar të PD ngritjen e tre komisioneve hetimore.

Mësohet se Basha ka kërkuar ngritjen e komisioneve hetimore për zgjedhjet e 25 prillit, çështjen Beçhetti dhe inceneratorët.

“Prioritare ngritja e tre komisioneve hetimore.

1- Komision hetimor për masakrën zgjedhore që u konfirmua edhe nga raporti i OSBE/ODIHR. Parësore për këtë komision hetimor do të jetë vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve, keqpërdorimi i aseteve dhe funksioneve publike, abuzimi me fondet e rindërtimit për qëllime elektorale, abuzimi me legalizimet në këmbim të votës. Punësimet e paligjshme në administratën publike dhe blerjen e votës.

2- Komision hetimor për çështjen Becchetti. Lufta personale e Edi Ramës me sipërmarrësin italian do t’u kushtojë qytetarëve më shumë se 120 milionë euro.

3- Komision hetimor për Inceneratorët, një aferë mafioze, kriminale që përfshin zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar. Kallëzimet tona penale vazhdojnë të zënë pluhur nëpër prokurori”, ka deklaruar kreu i PD.

1 komente në “Zbardhet takimi në PD, Basha: Kemi prioritet për të ngritur 3 komisione hetimore”

  1. Angjelini says:

    O Lule e keputur, perveq atyre une do te shtoja edhe keto komisjone:
    Vjedhjen e 230 miljon eurove nga rruga e kombit
    Kontributin tend per shtepine e verdhe
    Vrasjen e 4 protestusve te pafajshem
    Firmosjen e marrveshjes detare
    Prejardhjen e lekeve qe ke perdorur per lobim ne Amerike
    Ndertimin e pallatiit ne bregun e detit Jon dhe e fundit
    Pasurine marremendese qe ke krijuar qe per ne qytetart e thjesht, na duhen 3 jete ti fitojm.
    Kaq o legen burre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje