Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca ka zbuluar detaje nga vizita e Ursula von der Leyen në Shqipëri.
Soreca shkruan mes të tjerash se Ursula Von der Leyen d të o pritet nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta.
Me anë të një shënimi në “Twitter”, Soreca shkruan se presidentja e Komisionit Evropian do të pritet nga kryeministri Edi Rama dhe presidentin Ilir Meta.
“Mezi presim të vijë Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen. Flamuri i Bashkimit Evropian! Përpara Samitit BE-ËB6 në 6 Tetor, Presidentja do të vizitojë rajonin këtë javë, duke filluar udhëtimin e saj nesër në mëngjes nga Shqipëria. Ajo do të pritet nga kryeministri Edi Rama dhe Ilir Meta”, shkruan Soreca.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen të mërkurën do të vizitojë Kosovën e cila prej ditësh ndodhet në një situatë të tensionuar për shkak të konfliktit në kufirin me Serbinë.
Në fund të këtij muaji Ursula von der Leyen do të bëjë vizita në disa vende të Ballkanit Perëndimor.