Edi Rama merr këshilltare ish-drejtuesen e Inteligjencës në Kosovë, pas shkarkimit nga Kurti dhe Osmani?

27 Shtator 2021, 17:40Politika TEMA
Edi Rama merr këshilltare ish-drejtuesen e Inteligjencës në

Vlora Hyseni, që ka qenë e angazhuar në udhëheqjen Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, tani është marrë nga Edi Rama, si këshilltare e tij.

Kjo gjë bëhet e ditur nga Express, që nuk specifikon se për çfarë do e këshillojë Ramën, Vlora Hyseni.

Hyseni ka qenë zëvendësdrejtore e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

Para disa muajve, ajo u shkarkua nga Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, prej të gjitha funksioneve të AKI-së.

Vlora Hyseni e ka udhëhequr AKI-në për katër muaj, gjatë periudhës sa institucioni që mbledh dhe shpërndan informacione të rëndësishme për shtetin te kryeministri dhe presidenti kishte mbetur pa drejtor.

Ajo ishte në krye të institucionit më të lartë të sigurisë dhe inteligjencës që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur ishte shkarkuar drejtori Kreshnik Gashi, deri në prill të këtij viti, kur në detyrën e drejtorit u emërua Petrit Ajeti.

Hyseni nga informacionet e pakëta që dihen për të, përshkruhet si eksperte dhe njohëse shumë e mirë e çështjeve të sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Ajo flet disa gjuhë të huaja.

Në shkurt të vitit 2019, Vlora Hyseni ishte emëruar zëvendësdrejtoreshë në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

10 komente në “Edi Rama merr këshilltare ish-drejtuesen e Inteligjencës në Kosovë, pas shkarkimit nga Kurti dhe Osmani?”

  1. Vranakonti says:

    Eshte pak e cuditsheme sepse bje ndesh,apo dashje padashje atakon Kurtin dhe Osmani,ne nje kohe kure pritet qe te kete nje fare permiresimi miqesor.

    1. God-less Commies says:

      Ku ka ken gabim Kreu Boteror….kur ftoi Iramnianet, Afganet apo prishi Teatrin Kombetar etj etj etj
      =
      ahah, kur bani Z-kryeminister Bracen apo Ahmetaj…lol
      =
      po minister te jashtem, nje Koqevar…
      =
      po Ministre te Arsimit , nje tjeter Koqevar…lol

  2. Gjergji says:

    Si del shpirti monstres pa hyre ne mic mice me Kurtin…e merr per inat..

    1. Ilirjan says:

      Po plas o Gjeke…!

    2. Luli says:

      Gjergj ,mos mendo se Edi Rama e anashkaloi ate qe ka bere Al Bin Kurti!Atij me t’ju dhene rasti perseri e bene si njeri i peshtire qe eshte.Mos mendo qe per etikete(kulture) Edi beri sikur mardheniet i ka regulluar per opinion ,sepse eshte ne gjendje ta kuptoje qe Albin eshte nje njeri qe po i dole ne shteg te futi dhjete pash nen dhe!Ndaj mblidheni mendjen se mund ta besh mik Al Bin Kurtin!Te keshilloj te shikjosh takimin me studentet ne Kosove te Edi Rames, kur e ironizon te paftyrin se ç’fare ka bere ne Shqiperi e kunder qeverise Shqipetare!Ai eshte ligesia e Kosoves e kur Kosova s’ka me çue koken lart nen drejtimin e tij!Ta gezoni meskinin Al Bin e i pafshi hairin o Gjergj e kur mos e haro” Hamzain” se e keni ne krye te shtetit tuej o hej o hej o hej!

  3. Shqiptari says:

    Po ky paska marre Mbretereshen more!!!! E paska lene Albinin vetem me ushtate…

  4. Nara says:

    Ne s,kemi uje ,u qelbem ai na reklamon qeverine.Populli do uje ,njerzit jane te semure nga COV 19 dhe nuk kane uje prej 48 oresh ne qytetin e Lushnjes .Turp e faqja e zeze.Qeveri e reklamave qe tallet me popullin e saj.

  5. sara says:

    Perse nuk i botoni komentet qe kritikojne qeverine o servila

  6. Keshilltari says:

    O e kam une gabim por nese kjo me kete mimike te kete qene nr 2 i intelihkences se Kosoves vatri k…. ! Keto me dulen si keto fyckat qe i pallojne drejtorat! As moshe. As eksperience per te qene ne ate post! Ne bote do duhrz te ke e thyer shume k… dhe pervoje ne kei punesh!

  7. Alfred says:

    Nuk besoj se eshte e lejueshme dicka e tille! Duhet te kete klauzole ligjore qe e pengon. Kjo zonje nuk e njeh Shqiperine. Ose njeh raportet mes grupeve kriminale te Shqiperise dhe Kosoves. Rames I duhet informacion dhe kjo zonja thjesht po ia shet. Qe Rama pastaj ta shese diku tjeter!….Ky rast duhet denoncuar!…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. A
    Albi

    Me siguri ndonje mikeshe dhe sugjerim i Sorrosit. Shqiperine e ka marre lumi me kohe.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje