Pse doli Rama në krah të Albinit

27 Shtator 2021, 17:00Politika TEMA

Nga Andi Bushati

Edi Rama ka zhvilluar vizitën e tij më normale në Kosovë. Shfaqja e tij në krah të Albin Kurtit, pas takimit të përbashkët të dy delegacioneve, ishte një nga ato që kryeministri shqiptar i urren më shumë, pasi nuk përmbajnë tharmin e të bërit lajm.

Por, Edi Rama u përkujdes pikërisht që ajo të ishte e tillë. Larg përplasjeve drithërruese me Ramush Haradinajn, krejt i ndryshëm në qëndrime si ato që sollën bojkotimin e deputetëve të LDK-së në kuvend, përtjej etiketimeve si “gomar” të të gjithë atyre që e konsideronin Thaçin tradhëtar, duke kapërcyer gër mërre si ato që e bënë të linte karrigen bosh, ndërsa fliste Vjosa Osmani, ai është treguar i përmbajtur deri në monotoni.

Madje edhe përkrah Kurtit, në konferencën për shtyp, ai ka dashur të evitojë çdo polemikë.
Kur një koleg nga Prishtina e pyeti për etiketimin si konspiracionist që i bëri Albinit në krah të Merkelit, ai u mjaftua duke thënse se fjalët ia kishin nxjerrë nga konteksti. Kur dikush e ngacmoi për “Open Balkan”, ai rëshqiti duke thënë se me homologun e vet në Prishtinë kanë qasje të ndryshme për të arritur qëllim të njëjtë. Kur Albin Kurti tregoi se në takimin e përbashkët kishin biseduar më tepër ministrat përkatës për çështje konkrete, ai e korigjoi nga frika se mos mediat e reportonin lajmin me titullin: “këta të dy nuk flasin”.

Edi Rama u soll brenda kornizave të ngushta të shefit të një qeverie që viziton shtetin e vëllezërve të një gjaku edhe në raport me konfliktin që po zhvillohet në Jarinjë dhe Bërnjak. Ai i dha plotësisht të drejtë Albin Kurtit për vendosjen e reciprocitetit për targat, akuzoi Beogradin për masa ushtarake teatrale, theksoi prezencën absurde të futjes së ambasadorit rus në këtë konflikt, madje u kujtua të përmende edhe një fakt që kishte bërë sikur e harronte më parë, që serbëve të Kosovës shteti u paguan edhe energjinë elektrike.

Po të lexohen me vëmendje pikat mbi të cilat kryeministri shqiptar vuri theksin këtë radhë duket sikur qëndrimi i tij ka ndryshuar me 180 gradë. Mjafton të mos shkosh në kohë më larg se kjo verë, për të kujtuar se ai e akuzoi Prishtinën se po bëhej pengesë në përparimin e dialogut me Beogradin, se ai e cilësoi si konspirative dhe me kokën nga e shkuara qëndrimin e qeverisë së Kosovës ndaj Open Balkan, për të mbërritur në fund tek deklarata që lëshoi nga New Yorku, ku vuri shenjën e barazimit mes palëve për konfliktin që po zhvillohej në Jarinjë.

Prej disa vitesh, por sidomos pas ardhjes në pushtet të qeverisë Kurti, Edi Rama ka pasur një shqetësim, që asnjë telash, problem apo pretendim që vinte nga pala kosovare, të mos cënonte marëdhënien speciale që ai ka arritur të ndërtojë me Aleksandar Vuçiçin.

Qoftë kur të dy silleshin si fanatikë të një bote që kërkon zgjidhje me ndryshim teritoresh dhe shkëmbim popullsish, qoftë kur ndryshonin katërcipërisht qasje duke luajtur promovuesin modern të një gadishulli pa kufij, Rama ka hyrë në betejë me çdo shqiptar që ishte kundër projekteve të tij me presidentin serb. Në këtë optikë Albin Kurti u shfaq si pengesa e tij më e madhe dhe prandaj ai u bë targeti kryesoi i sulmeve të mediave të rilindjes.

Por kushtet aktuale, kur tanket serbe janë pozicionuar në kufi, kur avionët e tyre shkelin hapsirën ajrore të Kosovës, kur Moska ka marrë një pozicionim të qartë, e kanë trysnuar kryeministrin shqiptar në morsën e të pamundurës. Në këto kushte ai nuk e kishte as luksin për të shkaktuar polemika, as lirinë për të shigjetuar liderin kosovar të radhës. Ndaj ai u kujdes me ngërç dhe pahir ti dilte në krah Kurtit, pasi çdo qëndrim i ndryshëm do ti kthehej në boomerang. Në këtë moment, pikërisht në Prishtinë, ai nuk mund të bënte as rolin e kozmopolitit as të liderit perendimor që qëndron mbi palët. Prandaj zgjodhi me pahir rolin e mërzitshëm të patriotit që mbështet “vëllain e vogël”.

21 komente në “Pse doli Rama në krah të Albinit”

  1. krenar says:

    si gjithmone bythqir i neveritur

    1. Roberto says:

      Pak e ka o Krenar. E shikon titullin?? Pse Rama doli ne krah te Albin Kurtit?? Doli ne krah te Albinit qe te te shkerdheje ate kurven ty mos bythqire qe ke ne shtepi. Nipi i Hysni Kapos dhe zar i Sali Berishes. Me vjen keq qe prej teje po te shaj edhe robt e shtepise pasi i kam njohur dikur por ti qenke nje zagar i ndyre qe nuk e ke shokun.

      1. Zagali says:

        Na ngrenc mutin o Bushat koqja.

  2. Albi says:

    hajde o Bushat se sot e kishe sa per te kaluar radhen shkrimin.
    kur theksi i shkrimit eshte: Rama i beri gjerat sic duhej, po i beri pa qejf e me ngerc, mua me kujon ate barcaleten e ariut qe i thoshte ujkut “prape me kapele ti?”

  3. Al-bin- Kurti says:

    Bravo Bushat! Tani prit si gjithmone bazerote e komunetueseve kokethatevte Rilindjes qe Gelbaza nuk do i censuroj!

  4. Kamikaxet s kane brire. says:

    Taliban i shtypit.Je nga ata opinioniste qe edhe sikur te mos e lexosh c ka shkruar mbi nje teme apo subjekt, e merr lehtesisht me mend permbajtjen…Me pak fjale je kamikaz e mercenar qe i nxin faqen medias shqipetare.
    Per tu ber me i qarte per cdo teme ne lidhje me Ramen kerkoi nje mendim Sali Berishes,hiq fjalet fyese e denigruese dhe cfare mbetet eshte 100% artikulli yt por i perifrazuar me fjalorin tend.
    Rrofte Saliu dhe enuket e tij te shtypit.Po qe se ke bere ndonje vile si mercenar e ke hallall se ne fund te fundit i ke hequr nga dora ca nga parate e vjedhura popullit (ke kryer rishperndarje te pasurise gje qe eshte pozitiive)

  5. Na mbytën idiotët e Sali Komunistit. says:

    Vertet, Rama keshtu bëri. Ndersa ti, more mundimin te shkruash, qe te na kujtosh se je po ai kokerr maskarai që ke qenë gjithmonë.
    Dhe ketu nuk ka rendesi fare se kush është Rama. Që Rama mund te jetë burre i keq, nuk do te thotë që ti je burre i mirë.
    Çfaredo qe te thuash, fakti mbetet, qe nga keta qe Jane sot në krye, Rama është më i miri.
    A ka me te mire nga Rama? Natyrisht që ka.
    Por nuk dalin dot ne krye, sepse e keni zënë rrugën ju qen bir qenësh, mut mutrash, qe po e beni Shqiperinë te vijë era qen.

  6. betixho says:

    JO! NUK REZULTOI SIKURSE KONKLUDONI JU ZOTI BUSHATI.

  7. Eraldo says:

    Tout ça pour ne rien dire !

  8. Agon Lungara says:

    Bushat,o analist i ceket e dashakeq,qe nuk shikon asgje te mire te Rama, vecanerisht, pot edhe ne ceshtjen kombetare, te punon mendja vetem se si te helmosh mirekuptimin dhe mjedisin e shendoshe edhe atehere kur politikanet shqiptare, qofte edhe me veshtiresi,arrijne ta krijojne.Vemje e ndyre!Mos je i semure,more nipi i dajos?Apo te paguan dikush.Me duket se e ke gelltitur ate lugen e corbes se prishur.Ne ambasaden ruse ta rrasen…?

    1. Arber says:

      Ke te drejtë o mik. Gojet e liga thone edhe për gjyshin e këtij firaunit ishte i lidhur me Jugosllavinë. Prandaj edhe ky është bërë altoparlant i i Berishës.

  9. Tajari says:

    Pa e lexuar artikullin dhe jashte etikes time ( me falni ) por Ai doli perkrah Albinit per te gjetur momentin e duhur te ta fusin nje here Ty me bythë.???

  10. Ana says:

    O Bushat thjesht je nje laskar, shpirtzi, kryekeput maskara. Biles nuk ka fjale tamam ne shqip per te treguar dashakeqesine tende dhe moskarakterin o urith.

  11. Populli says:

    Ti Bushat kerkon djallin atje ku nuk eshte. Pra, ke nje raport personal me djallin, jo me realitetin.
    Rama nuk e mohoi “Open Ballkan”. Perkundrazi e perforcoi.
    Keshtu qe MORSA jote, NGERCI jot, PAHIRI jot dhe, sidomos, URREJTJA jote (Shihe se e ke perdorur qe ne krye), jane vetem morsa, pahire, ngerce dhe urrejtje qe TY nuk te lene te shkruash realitete.
    Ramen ti nuk arrin dot kurre ta kuptosh.
    Arsyeja: morsa, pahiri, ngerci dhe urrejtja qe te jane ngjizur si ndjenje, si formim, si botekuptim. Ndoshta vuan dhe kerkon te clirohesh nga kompleksi i origjines.

  12. Artur says:

    Po kjo qenka tmerr, ky qendrim i Rames eshte i pafalshem pasi nuk i ka krijuar asnje mundesi artikullshkruesit qe te perdorte ate artikull te bere gati pa nisur vizita. Kjo nuk duhet te ndodh me , sygjeroj qe bushati ti coje rames ate qe mendon ai se duhet te ndodhe dhe jemi ne rregull te gjithe. Nqs Tema paguan per keto artikuj mire do bej qe ndonjeher te paguaje autorin edhe per nje shkrim qe nuk do tja botoje, besoj se edhe keshtu te kenaqur do te jene….

  13. qytetar says:

    Sa shpirt zi per gjith çka.

  14. iksi says:

    O rrot , eshte e kunderta . Pse doli Albini ne krah te Rames qe ju desh ta ftonte ne Prishtine .

  15. Kola says:

    Sa i mbrapshte qe je o Busho, mor i shkrete. Do vdesesh shpejt nga e zeza qe ke ne tru e qe do te te haje me siguri.
    Rama shkelqeu ne çdo veprim, ne çdo levizje, ne çdo mendim e ne çdo fjale qe shqiptoi si atdhetar e politikan vizionar i vertete, ashtu siç e nderoi dhe e ngriti ne kete piedestal dhe vete akademiku i i shquar Rexhep Qosja.

  16. Velo says:

    Negativ njeri ky Bushati. Vetëm errësirë shikon ky i paudhi në çdo gjë. Njeri i zi.

  17. Driti says:

    Qe je llapaqen i madh bushat e morem vesh, por dhe perçarjen perpara po e çon. Si re s’paska merita Rama i zgjedhur 3 here nga populli i vet. Plus gjithe Liderat perendimore gjithmone foto e duke biseduar me Ramen

    1. Boston says:

      My palo gazetar ka gati dy shkrime……ma ftove gomarin ose ma dogje gomarin…….ne dy rastet fajin e ka Rama….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje