Sali Berisha e nisi foltoren e tij me demokratët për të krijuar një parti që sipas tij në fund do të dalë më e fortë dhe më e bashkuar.
Por dukshëm demokratët janë ndarë në dy fraksione të mëdha brenda PD.
Në njërën anë, Basha tenton vazhdimisht të sqaroj deputetët për vendimin e tij për largimin e Berishës nga grupi parlamentar, ndërsa vetë Berisha në tre foltoret e tij ka mundur të marrë mbështetjen e gjashtë deputetëve të grupit parlamentar.
Flamur Noka, Tritan Shehu, Edi Paloka dhe Isuf Çelaj e mbështetën Berishën në takimin e Tiranës.
Në Fier ish-kryeministrin Berisha u prit nga kreu i degës së Fierit dhe deputeti i PD, Luan Baçi.
Edhe në Vlorë, Berishës iu rezervua një pritje nga tjetër deputet i PD, njëherësh kreu i qarkut, Bujar Leskaj.
Të mërkurën Sali Berisha do të jetë në Durrës për të takuar demokratët.
Kreu i qarkut të Durrësit, Edi Paloka, njëherësh kreu i Këshillit Kombëtar të PD e ka shprehur hapur mbështetjen e tij për Berishën, ndërsa me interes pritet se çfarë qëndrimi do të mbajnë 5 deputetët e tjerë të PD, mes tyre edhe aleati i demokratëve, Agron Duka, raporton ABC News.
Pavarësisht kësaj vendimarrjeje të shprehur nga Berisha, mbështetësit e tij ende nuk kanë nisur mbledhjen e firmave për thirrjen e Kuvendit Kombëtar, organ që Lulzim Basha ka vendosur të mos e mbledhë, duke e bërë të qartë se asnjë karton demokrat nuk do të ngrihet për vendime të marra në DASH.
Futjani lul hollandezit.salianji duma alibej babalja do marin bostanin.
Le ti marri se do te katandisen si letra higjenike qe vetem do te kuterbojne ere te keqe ne parlament, dhe Basha do te jete me i qete ne punen e tij, nqs nuk luan lojen e budallait.
Ne tre takime (qarqe) Baca ka siguruar 6 KARTONNGRITESA , nga 2 per takim ,po në 12 takime (qarqe) = X ?
Llogarine po j’a le Lulit t’a beje .
Nqs Berisha mbledh ben per vete me shume deputete dhe merr ne kontroll PD dhe PD nuk shkeputet nga e shkuara, ndoshta kjo do sjelle ne menyre natyrale linden e nje opozite te djathte reale e shkeputur plotesisht nga aktoret e planit te Katovices.
Për mua : Kjo organizat ” parti ” për shkatërrim , anarhi e luftë vllavrasëse , do duhei që moti të ndalohei së exsistuari me ligjë,
Një ” bashkim” kriminal , asgjë më shumë, janë këta që vehtësi thonë ” demokrat ” !
Nqs PD do ta marin Sali Berisha,atehere do jete fatkeqesi dhe fundi i kessj partie. Ishalla ndodh keshtu.