Rama, bashkëbisedim me studentët në Prishtinë: I kam qejf rreziqet

27 Shtator 2021, 17:24Politika TEMA

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, kryeministri Edi Rama është ndalur në një bashkëbisedim me studentët në Prishtinë. Kreu i qeverisë, nuk fshehu skepticizmin në radhët e kabinetit të tij për këtë takim, po shtoi se “i ka qejf rreziqet”.

“Është ashtu sikundër u tha këtu, unë përpara se të niseshim ndoshta 2 ditë nga sot, apo 3 ditë mora një e-mail nga organizata, ia kalova kabinetit dhe u thashë shikoni mundësinë që ta organizojmë këtë takim. 

Kishte skepticizëm dhe përgjithësisht pse me shkuar me rreziku atje, por unë i kam qejf rreziqet, kështu që jam këtu, për të mos u zgjatur me fjalime hyrëse. 

Gjëja më e mirë që mund të bëjmë është debatojmë dhe me sa di dhe me sa mundem do t’u përgjigjem pyetjeve tuaja”, tha Rama.

Kreu i qeverisë foli për rëndësinë e politikës dhe se si ajo bën të mundura gjëra që njerëzit vetëm nuk i bëjnë dot.

“Pa politikën nuk do të kishte as Kosovë sovrane sot”, tha ndër të tjera kryeministri Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje