Lulzim Basha: Tani fillojmë ofensivën

27 Shtator 2021, 17:44Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas mbledhjes së Kryesisë së Grupit Parlamentar ka treguar detaje nga aksioni opozitar që do të zhvillohet në Kuvend.

Për mediat, Basha u shpreh se në një kohë shumë të afërt do të kërkohet ulja e TVSH-së për ushqimet e shportës, për të lehtësuar xhepat e qytetarëve.

Po ashtu konfirmoi dhe kërkesën për ngritjen e komisioneve hetimore dhe tha kjo është vetëm nisja e ofensivës në Kuvend.

Vetëm sot INSTAT ka publikuar të dhëna që prek ç do shqiptarë, kjo është varfëria ekstreme që vjen nga rritja galoponte e çmimeve. 

Ne nuk mund të rrimë para kësaj situate në rrafshin e denoncimit. Për të sjell në lehtësim për qytetarët shqiptar grupi i PD do të propozojë uljen e TVSH-së për mallrat e shportën ushqimore nga 20% në 5%.

Ky nuk është thjesht një propozim politik, por është në hap i domosdoshëm për të ndihmuar qytetarët që janë në varfëri ekstreme. 

Qytetarët duhet të kuptojnë se me forcën që na kanë dhënë do të kërkojmë uljen e TVSH-së. Duhet ulur TVSH-së si një hap i parë dhe i menjëhershëm. 

E dyta, ne jemi në Parlament në funksion të kthimit të demokracisë në vend, që është asgjësuar nga masakra zgjedhore. 

Tre komisionet hetimore do të kërkojnë të dhëna për masakrën zgjedhore të 25 Prillit. Komisioni do të merret me një çështje që e ka marrë e gjithë bota që është çështja “Beccheti” që erdhi për shkak të luftës personale me Edi Ramën.

E treta ka të bëjë me një çështje të njohur publikun që është çështja e inceneratorëve. Këto janë fillimi i një ofensive parlamentare, kam dhe një mesazh tjetër për drejtësinë që të bëjë punën e saj, pasi shumica e atyre që kemi denoncuar duhet të ishin prapa hekurave”, tha Basha.

9 komente në “Lulzim Basha: Tani fillojmë ofensivën”

    1. Na mbytën idiotët e Sali Komunistit. says:

      Ha ha ha ha. Çfare komenti. ????????

      1. Fajtori.com says:

        Gjumë, gjumë, vetëm gjumë!

  1. AI says:

    Ik o Luli…kto qe thua qendrojne por ti nuk je I besueshem….

  2. I mblodhi per “FOLTOREN” e Baces , j’u recitoi vjershen e “MASAKRES” , lexoi dhe ca shifra qe j’a kishin shkruar , paçka se nuk j’a u di kuptimin .

  3. real says:

    Mos harro hetimin e afers se rruges se kombit, dhe mos ja ler gjitha denoncimet doktor rrumpalles.

  4. Real says:

    Mos harro denoncimin e aferes se rruges se kombit.

  5. Nje mergimtar says:

    Zgjedhjet e 25-prillit jo vetem qe i kane certifikuar KQZ-ja ODIRI,e gjithe nderkombetaret por ,ju PD-ja i keni konfirmua te sakta.Nga cfar keni thene asgje nuk eshte provuar.Per Beketin cfar do te thote komisjoni hetimor,qe vendimi i gjykates se arbitrazhit nuk qendron?Fjale kot.E vetmja pike qe qendron eshte gjendja ekonomike,rritja e cmimeve,qe eshte nje krize boterore.Cmimet jane rritur kudo ne Europe dhe politikat fiskale duhet te shihen.Ketu duhet te duket roli i opozites e jo i grinjareve sic kane bere deri tani.Sa per komisjonet hetimore parlamentare,duhet te behen me efikases e jo per te na mbushur mendjen se opozita po lufto me poziten.

  6. shqip says:

    Dhe e bën ky. Është qerrata i madh . Ky është tamam aktor. Ç’më duhet mua se çfarë them unë! Ose : c’ më duhet mua se them budallallëqe ! Po ç’ofensive o debil ? Tvsh mund ta ndryshosh vetëm po erdhët në pushtet. Me Bechetin do bësh ofensive o idiot ? Becheti ka llogari të hapura me disa shtete , ti thua do fillojmë ofensivën . Gomar vërtetë , po ja fute atij gomarit plak . Po kjo nuk të bën më ndryshe nga gomeret e tjerë që vegjetojnë në PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje