Giuseppe Chiaramonte: Lidhjet e Shqipërisë me arbëreshët, sporadike

29 Shtator 2021, 19:34Kulturë TEMA

Studiuesi kritikon mbylljen e Ministrisë së Diasporës dhe thekson se Shqipëria duhet ti forcojë lidhjet me komunitetin shqipfolës në Itali – i cili shtrihet në 50 qyteza.

Nga Gëzim Kabashi

Giuseppe Chiaramonte është studiues arbëresh dhe ka ardhur të referojë në Kuvendin e parë të Studimeve arbëreshe që po zhvillohet në Tiranë.

Nuk është e nevojshme të flasësh italisht me të, pasi gjuha shqipe të cilën e flet lehtësisht është mjaft e pastër dhe e saktë.

Që të gjithë e thërrasin Zef, njëlloj siç e quajnë miqtë e tij në Palermo dhe në Prishtinë.

Në një intervistë për BIRN prof. Chiaramonte flet për lidhjet e tij me Shqipërinë dhe Kosovën; tregon mundësitë që ka Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët në Tiranë – edhe në kushtet kur Ministria e Diasporës nuk ekziston më, dhe flet mbi situatën e arbërishtes në qytezat e Italisë me shumicë arbëreshe dhe mbi të gjitha mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe.

“Sigurisht që nuk është pozitive mbyllja e ministrisë së Diasporës,” tha për BIRN prof Chiaramonte, por duhet pranuar që shumë pak vende kanë një dikaster të tillë”.

Sipas studiuesit nga Siçilia në ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë  mund të ketë një sekretariat për minoritetet arbëreshe, gjë të cilën e ka Italia për minoritetet e saj jashtë vendit.

“Shqipëria doli sundimi turk dhe nga sistemi komunist me lidhje mjaft sporadike me arbëreshët, pra pa një sintezë kulturore mes tyre,” shprehet Zef Chiaramonte.

Sipas tij, në Kosovë është ndryshe, pasi që nga viti 1976 në Prishtinë funksiononte seminari ndërkombëtar i gjuhës, letërsisë dhe kulturës arbëreshe.

“Unë vetë kam marrë pjesë dhe atje kam mësuar edhe standartet e gjuhës arbëreshe, dhe po ashtu kam mësuar gjuhën shqipe,” thotë Chiaramonte.

Lidhjet e Shqipërisë me arbëreshët kanë qenë më shumë të karakterit kulturor, me shkëmbimin e grupeve folklorike siç ndodh edhe tani.

Chiaramonte pohon se legjislacioni Italian me ligjin 482 të vitit 1999 ua mundëson 12 minoriteteve të huaja etnike në Itali që të përfitojnë edhe financime për mësimin e gjuhës apo zhvillimin e kulturës, por sipas tij nga 50 qyteza me popullsi arbëreshe janë shumë të pakta ato që kanë paraqitur projektet e tyre.

Zefi i referohet kolegut të tij arbëresh, Pietro Scutari, që foli në Kuvend sot paradite: Ne duhet ta shfrytëzojmë ligjin 482 dhe ta aplikojmë atë, e po ashtu duhet të mbështetemi nga Shqipëria në kërkesat tona për ministrinë e Jashtme të Italisë.

“Sllovenia apo Kroacia janë ndër vendet që kanë shfrytëzuar më së miri ligjin Italian për minoritetet etnike,” thotë Chiaramonte. “Këtë mbështetje duhet të japë edhe Shqipëria,” shtoi ai.

Duke folur për mësimin e gjuhës arbërisht, ai kujton se para Kongresit të Manastirit, çdo studiues arbëresh vendoste vetë për standartin e gjuhës.

“Zef Skiroi psh e ka ndryshuar alfabetin arbëresh pesë here,” thotë studiuesi.

“Tani ne duhet të pranojmë rregullat ortografike dhe jo gjuhën standarte arbëreshe, duke synuar kalimin nga e folura në të shkruar,” shtoi ai.

Sipas Chiaramontes rregullat e gjuhës shqipe diktojnë dhe edukimin e brezave të rinjë arbëreshë.

“Duhet të pranojmë që në fillim se gjuha shqipe ka 36 tinguj, ndërsa italishtja ka 21 gjithsej, pa harruar se shqipja për çdo fonemë ka një grafemë,” tha ai.

“Duhet tu flasim nxënësve në gjuhën arbëreshe, porsa hyjnë në shkollë,” shtoi Chiaramonte.

Në Itali ka 50  qyteza albanofone, por asnjë nuk e flet gjuhën e tjetrit, pasi kanë sfumatura të ndryshme. Kjo është arsyeja që secili duhet të zgjedhë gjuhën e tij.

Zef Chiaramonte i kthehet edhe një herë Kosovës ku ka mësuar se si përgatiten rregullat ortografike.

Ai kujton se në Prishtinë miqtë e tij më të mirë ishin dr. Ymer Jaka dhe prof. Anton Çetta. Në vitin 1981 ato përgatitën “Ditët e kulturës kosovare në Palermo”.

“Erdhën më shumë se 100 vetë nga Kosova dhe u bë një aktivitet mjaft i bukur”, thotë Chiaramonte.

Chiaramonte tregon se në Shqipëri ka ardhur vetëm në vitin 1991, pasi ishte paraqitur vullnetarisht të përkthente në kampin e mikpritjes që ishte ngritur për shqiptarët e ardhur me eksodin e marsit

Tani thuajse në të gjithë qytezat arbëreshe ka familje shqiptare, që janë integruar mirë dhe e konsiderojnë vehten shqiptarë dhe arbëreshë njëkohësisht.

Zef Chiaramonte e merr fjalën në Kuvendin e studimeve arbëreshe dhe referon mbi Paolo Maria Parrino (1711 – 1765), mbi veprën e tij dhe dorëshkrimin që ende nuk është zbardhur për studiuesit.

Chiaramonte ka besim se Qendra për Studimin dhe Publikimet arbëreshe mund dhe duhet ta bëjë transkriptimin, përkthimin dhe publikimin e veprës  së autorit arbëresh.

7 komente në “Giuseppe Chiaramonte: Lidhjet e Shqipërisë me arbëreshët, sporadike”

  1. Sara says:

    me majkon ne ate ministri ishte tallje, ai dhe i gjati diaspore quanin emigrantet e pas -90’es se u duheshin si rezervuar per vota… injoranca ne politike ne kete vend s\ka ane e krye

    1. Matrapiku says:

      Kuptojeni qart, termi Shqipetar i perket Arberve te Turqizuar dhe te kolonve Ottoman qe populluan Arberin, pas Eksodit te Madh (pas rezimit te Krujes).
      .
      Trojet Arberore nuk i perkasin mw Arbereshve, por Turko-Shqiptareve, filoTurq te thekur, asimilim total.
      Duke keto troje dhe kete popull mesjetar mjeran ne nje “satelit Turk”.
      .
      Prandaj mos u ankoni perse Shqipot nuk perfillin perpjekjet e Arbereshve, Shqipot (Eelita e historianve dhe gjuhetarve) jane te vetdijshem dhe te ndergjegjshem per refuzimin e Arbereshve.
      .
      Jo vetem nuk shikoj asgje te cuditshme, por ju kisha paralajmeruar prej kohesh per kete realitet.

      1. ben says:

        Matrapik-nga i nxjerr keto gomarlleqe more aman?
        Boll fole te tilla budallalleqe qe jane fjale rrugesh te sponsorizuar nga Greqia.
        Me ndonje perjashttim te vogel te parendesishem funksionaresh turq te ardhur dhe te mbetur ne Shqiperi, nuk ka myslimane te tjere te ardhur ne vend, por ka shqiptare te konvertuar ne myslimane. E njejta gje ndodhi ne Bosnje dhe Serbi.
        Ka miljona dokumente qe flasin se si u myslimanizuan masivisht shqiptaret e zonave te ulta ne fund te viteve 1800.
        Vete shtrirja e feve ne zona te ndryshme eshte nje tjeter faktor qe tregon se si u ruajt feja kristiane ne zonat malore, ku turqit nuk kishin bythe qe te shkelnin per te detyruar vendasit qe te konvertoheshin ne myslimane.

  2. demokrati says:

    Hebrenje e mblodhen gjakun e tyre pike pike dhe sot kane nje shtet modern.Arberesht e Italise jane Shqiptare dhe si te tille duhet te kene perfaqusuesin e tyre ne Kuvendin e Shqiperise.Ashtu si klasa politike shqiptare vune Stilian Nolin, prift orthodoks ne krye te delegacionit kur kerkohej copetimi i Shqiperise dhe trajtimi si nje shtet Islamic, ashtu dhe sot karta arbereshe eshte karte fituese per perkatesine europiane te Shqiperise.Shkollat dhe rruget e Tiranes dhe Shqiperise jane mbushur me emra anonimesh, askush nuk kujtohet per nje emer arbereshi apo katundi, per nje mbajtur gjalle indin kombetar qe ne menyre me te paster e misherojne arbereshet.

  3. Matrapiku says:

    Ato “miljona dokumenta” jane ne fantazin tende, per te ngushelluar injorancen dhe kompleksitetin tuaj.
    .
    Une flas vetem me fakte te pa mohueshme, te prekshme dhe okulare, lexo ne historin Shqiptare.
    1- Si dhe nga u krijua El-basani (vendqendrim i ushtris Otomane per sulme ndaj Krujes).
    2- Degjo videon e nje Tiransi te vjeter A.Turdiu … “familja jone kemi ardhur nga Irani, Ne dhe gjithe Tiransit e pare, duke i vendosur emrin Tirane = version i Teheran)
    Degjo videon ” Shqiptatet e ardhur nga Irani, Turdiu ne Top Chanel”.
    3- Lexo librin “Kronikat e Tursun Beut”, a ka fakte me te qarta nga ato qe shkruan vet shoqeruesi (Krono-logu) i Sulltan Mehmetit II ???
    Arberia u zbraz nga masakrat dhe vedbanimet e tyre u populluan me Spahinj, Dervish, Kadrinj, Fevzinj, Imam, …
    .
    85% e Arberis u zbraz nga emigrimi dhe masakrat, kete moment (pas 500 vjet emigrimi) kemi mbi 6 miljon Arberesh + Arvanitas te deklaruar + nja 6 miljon te tjerë qe humben identitetin.
    .
    Kure ne Shqiperi kemi 3 miljon banor, 25% te Krishter dmth 650 mije.
    Pa llogarit pak o lamash se sa % emigruan para 500 vitesh.
    .
    Faktet e tua futi ne bith.
    Nuk duhen miljonat e fakteve por llogjik elementare.

    1. ben says:

      O rrot-ato dokumentet per te cilat flas i ke ne cdo arkive te papatit ne Rome dhe arkivat turke. Po dite ndonje gjuhe pervec greqishtesh (qe me siguri e di gjysma gjysma), shko e kerkoi se arkivat jane te hapura per publikun, mjafton qe te dish qe ti lexosh; megjithese zotrote pervec gazetave te neo-grekeve si zor qe te dish me teper.
      E kam thene edhe ne komentin tim te pare, se ne Shqiperi ka patur te ardhur si ne cdo vend gjate mesjetes. Keta ishin nepunes te larte te administrates turke qe mbeten ketu pas shpalljes se pamvaresise. por keta ishin nje pakice e paperfillshme. Turdinjte dhe te tjere si ata, ishin pjese e ketyre te ardhurve. Fenomene te ardhacakeve kane qene normale jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne Greqine tende. Bile duhet thene me kete rast se neo-greket e tu, jane shumica te ardhur nga Azia si rezultat i marrveshjes per kembimin e popullsise midis qeverive turke e asaj Greke si pjese e armepushimit mbas lufterave ballkanike. Keta ardhacake edhe sot i quajne ponti ne Greqi. Edhe keto i ke te dokumentuara ne arkivat greke e turke, prandaj leri faktet e tua qe i ke gjetur ke neo-greket e Agimit te arte, se ato jane perralla per tu mbushur mendjen hajvaneve medy kembe si puna jote me dy klase shkolle.
      Tirana eshte qyteti im, ku kam lindur e jam rritur dhe e kam degjuar nga pleqte se emri i qytetit vjen nga fjala e vjeter “te-ranat” qe ne gjuhen letrare te sotme do thuhej “tek ranishtat” dhe ka te beje me sjelljet e rerave te lumit te Tiranes. Ajo qe thua zotrote se emri Tirane vjen nga fjala Teheran eshte nje sajese qesharake e neo-grekeve injorante si puna jote.
      Elbasani, si vendqendrim nuk u krijua nga osmanet prej hicit. Ai ka ekzistuar qe ne kohe te romakeve dhe quhej Skampa. Ka qene vendqendrim per udhetaret dhe ndodhej anash rruges (via) Egnatia, qe lidhte perendimin me lindjen e Perandorise Romake. Ushtria osmane e perdori ate vendqendrim duke e zgjeruar dhe duke ndertuar kalane, por kjo nuk jep asnje argument ne favotin e teorise tende, pasi nuk verteton aspak se ajo u popullua prej osmaneve. Ne ate kala kane qendruar nje garnizon i ushtrise osmane, qe sic e thua edhe zotrote ka qene aty per te mbeshtetur luften kunder shqiptareve me kryeqendren e tyre Krujen. Me pushtimin e Shqiperise, Elbasani e humbi rendesine si pike strategjike per ushtrine osmane dhe u kthye ne nje qender administrative te zones te populluar prej vendasve. Nuk ka asnje prove qe te vertetoje te kunderten e asaj qe po them.
      Nga i nxorre se 85% e Arberise u zbraz, sic thua ne komentin tend? Apo si gjithmone shifrat i nxjerr nga bytha jote dhe na i shet si te verteta?
      Me ato llogarite me banoret me ben per te qeshur, dhe tregon se cfare niveli medioker ke. Merri ato numrat qe thua, me gjithe faktet qe ke nxherre nga bitha dhe futi prap ne bithen tende se si duhen kujt gomarlleqet qe thua. Dukesh qe ne aritmetike ke qene ngeles.
      Faktet vijne te parat dhe mbi to behet llogjikimi, por jo nga individe si puna jote, por nga ata qe kane mend. Ti cdo gje e ke me bollek, duke filluar nga budallalleku, por sa per mend, ato te mungojne teresisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje