“Portreti i pambaruar i Clara Bellinit”, me regji të Namik Ajazi fiton cmimin si “Filmi më i mirë, me metrazh të gjatë” në Festivalin e Karlsruhe

26 Shtator 2021, 13:08Kulturë TEMA
“Portreti i pambaruar i Clara Bellinit”, me regji të Namik

Pas një ndërprerje dy vjeçare për shkak të pandemisë, Kinemaja duket sikur po rikthehet. Dhe kêtê herë me një lajm të mirë për Kinematografinë Shqiptare.

Filmi “Portreti i pambaruar i Clara Bellinit” me regji të Namik Ajazi e skenar të Ruzhdi Pulaha, me fotografi të Nino Celeste, ftoi cmimin si “Filmi më i mirë i gjatë në edicionin e 21, të Festivalit të Kalsruhe Gjermani.

“Portreti i pambaruar i Clara Bellinit”sjell një histori të pamundur dashurie mes një djali shqiptar dhe vajzës së ambasadorit italian gjatë viteve të diktaturës komuniste në Shqipëri. Historia e tyre e dashurisë është gjetja për të ripërcjellë edhe njëherë atmosferën e dramat e shoqërisë shqiptare gjatë diktaturës komuniste.

Edicioni i 21, i festivalit ndërkombëtar i filmit: Karlsruhe, Indipendent Days, u zhvillua nga dt 21-25 shtator.
Karlsruhe film Festival është një nga festivalet më të mëdha të filmit në Gjermani.

Nga 1200 filma të paraqitur nga 90 shtete, juria selektoi 140 filma, të metrazhit të gjatë e të shkurtër, prej të cilëve 8 u vlerësuan me çmim.

“Portreti i Pambaruar i Clara Bellinit” ështę një bashkëprodhim shqiptaro -italian i vitit 2019, mes Mediavision e Mediterrania production, mbështetur nga QKK, Euroimage dhe Ministria Italiane e e Kulturës me pjesmarrjen e një kasti aktorësh nga më të mirët në dy vendet.

Remo Girone, MartaGastini, Beatrice Aiello, Anton Kowdrinaj, Vityoria Zinny, Olta Daku, Guljem Radoja, Alfred Trebicka, Rajmonda Bulku, etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje