Mirush Kabashi mund të konsiderohet pa dyshim si një ndër aktorët e mëdhenj të plejadës së kinematografisë dhe skenave teatrale shqiptare…
Rrugëtimi i tij artistik, nga korridoret e Institutit të Lartë të Arteve deri në daljen e parë përpara kamerës, është i mbushur me ulje-ngritje të mëdha, madje edhe një përndjekje 2-vjeçare nga ana e regjimit komunist në Shqipëri. Në një intervistë dhënë për emisionin “Përballë” të autores Ornela Islami, i transmetuar në “Dixhitalb”, Kabashi rrëfen momentet kyçe në aspektin familjar dhe profesional që kanë shënjuar rrugëtimin e tij artistik.
Në kohën e rinisë së hershme, Kabashi shprehet se ka dashur që të ndjekë gjurmët e të atit dhe të bëhet inxhinier elektrik. Por fakti që ai ishte djali i tretë i një familjeje me 6 anëtarë, ku dy vëllezërit e mëdhenj kishin mbaruar arsimin e lartë, e vetmja mundësi që të arsimohej ishte të bëhej aktor.
FAMILJA
“Kam lindur në Shkodër, origjina ime është nga Kosova, im atë gjakovar, nëna durrsake, dhe jam rritur në Durrës. Nga ky konglomerat dalim në rezultatin që jam durrsak, në kuptimin që atje kam mbaruar shkollën, atje jam rritur, mentalitetin e atij qyteti kam dhe kam pasur fatin të thith jodin e Adriatikut, ajo që përbën dhe pjesën më të bukur dhe më shpirtërore të qytetit, që është deti. Atje kam krijuar edhe familjen e pastaj më vonë, në ‘93-shin, ‘94-ën, jam shpërngulur në Tiranë me punë dhe pastaj në ‘98 jam vendosur edhe me familjen.
Familja ime përbëhej nga prindërit, Musai (babai), Menduia (nëna), ne jemi 4 vëllezër. Unë e quaj veten fatlum që mbaj mbiemrin Kabashi. Më tepër në familjen time ka qenë tendenca për t’i shkolluar familjarët, ndoshta dhe nga mentaliteti i tim eti. Gjithë tendenca e tij gati ishte bërë gjenetikë, që 4 djemve të tij t’i jepte arsim të lartë.
Ai kishte pikësynime që të kishte dhe një vajzë dhe një nga pikësynimet ishte që vajza të mbante edhe emrin e së ëmës, e cila u nda shpejt nga jeta. Meqë deri tek i treti nuk qëllonte që të kishte vajzë, atëherë vendosi të bënte një kompromis dhe emrin e së ëmës vendosi t’ia ngjiste djalit të tretë. Unë kam emrin e Mirushes, gjyshes sime. Daja ishte zotërues i 6 gjuhëve të huaja, ka qenë ndër studentët e preferuar të Fullz-it. Sot një shkollë mban emrin e tij, “Hysen Çela”. “Liza në botën e çudirave” ka qenë përkthim i dajës.
Madje, ky horizont intelektual i kushtoi 25 vite burg si spiun i amerikanëve në atë kohë. Natyrisht, edhe familja ka pasur pasoja. Më pëlqente të shikoja filma shumë, pata shkruar ndonjë poezi, qeshë aktivizuar në shkollën 7-vjeçare “Ramadan Kalasi”, por ajo që i dha drejtim ishin dy rrethana. Rrethana e parë qe tamam kur isha në vitin e tretë të gjimnazit, u vu një pjesë teatrore dhe unë u inkuadrova krejt rastësisht në këtë grup artistik.
Ishte pjesa “Qielli i Kuq” i Tefik Çaushit. M’u dha po rastësisht roli i një kuestori në këtë konkurrim si një interpretues. Patën shkruar dhe gazetat që ky djalë ka një aftësi në këtë drejtim. Në vitin e katërt, në një konkurrim pata rolin e Adhamudhit. Gjergj Vlashi, një emër jashtëzakonisht i nderuar, qe ofruar që në gjimnaz të merrja pjesë me estradën, por nuk qe që përbënte ndonjë dëshirë të madhe timen”.
ÇFARË E SHTYU TË BËHEJ AKTOR
“Pasioni im ishte inxhinieria elektrike, domethënë në vijueshmërinë e profesionit të tim eti. Im atë kishte mbaruar shkollën amerikane për hidroenergjetike. Anglishtja më pëlqente, gjithashtu dhe fizika në mënyrë të veçantë shumë, por mundësia që unë të shkollohesha ishte vetëm 1: Të bëhesha aktor! Sepse unë isha djali i tretë i kësaj familjeje dhe dy vëllezërit e mi i kishin mbaruar shkollat e larta. Njëri për kimi industriale dhe i dyti për matematikë
Në atë kohë qe një kinezëri, një nga këto absurditetet Filmat i shikonim nga një karabina që shikonim ekranin e kinemasë verore. Më pëlqente të shikoja, por nuk e shikoja vetveten. I rritur në një familje patriarkale, unë kisha goxha komplekse, nuk isha natyrë e hapur. I shikoja gati me një kompleks inferioriteti ato që merreshin me art, apo që dilnin në skenë. Ish-drejtori i gjimnazit kaloi shef i Seksionit të Arsimit, Remzi Tivari, një burrë shumë i nderuar, dhe ai nguli këmbë më tha: Duhet të shkosh të konkurrosh! Unë nuk shkova në konkurs, prapë me idenë se ndoshta do të zgjidhesha në kërkesat që kisha bërë për fizikë dhe inxhinieri elektrike.
Nuk u paraqita në fazën e parë të konkursit që ishte për aktrim dhe atëherë ai e mori vesh dhe nguli këmbë, si dhe influencoi në ministri që të merrja pjesë te të prapambeturit. Krejt i vetëm kam ardhur në Teatrin Kombëtar, aty ishin korifenjtë e artit skenik dhe m’u duk sikur shkoi mirë konkursi. Shkova në shtator në shkollë, atë vit u hap për herë të parë Instituti i Lartë i Arteve dhe s’më harrohet, sapo ishte vendosur dekan i fakultetit tonë Kujtim Spahivogli dhe më tha: Nuk keni fituar! Zbrita poshtë, kur dëgjoj: O durrsak, o durrsak të më falësh! Kam ngatërruar listën, ke fituar. U hap drita jeshile për të vazhduar diku që më dukej shumë lart. Profesionet artistike nuk mësohen mbi bazën e librave, por vidhen. Kam dal si një student i dyshimtë nëse mund ta bëja këtë punë ose jo”.
PERSEKUTIMI
“Unë pata fatin të emërohem në teatrin e Durrësit “Aleksandër Moisiu”, që në hapat e parë pas përfundimit të Akademisë. Te teatri i Durrësit, një teatër i cili kishte një eksperiencë shumë të mirë, disiplina artistike dhe përkushtimi qenë ndër elementet e para që unë mësova në profesionin tonë dhe këto janë themelet mbi të cilat duhet ndërtuar puna e një artisti në teatër dhe më pas dhe në film, sedra artistike. Impakti i parë me kamerën ka qenë i vonuar, ka qenë i vështirë.. Edhe pse pata një start goxha të mirë, roli im i parë në teatër ka qenë “Klestakovi”, komedia e famshme e regjisorit Gogoli.
Kjo përballje e parë ishte me dy presa, po të dështoja, gati do të më mbysnin, por në të kundërt do të më hapeshin portat dhe kështu ndodhi. Qe e suksesshme dhe m’u hapën rrugët, por në Plenumin e ‘74-ës, meqë unë kisha disa probleme, siç ju thashë me dajën dhe babai im që kishte mbaruar shkollën amerikane, një dajë tjetër më përpara i pushkatuar pa gjyq në rrethana mafioze, kështu jo vetëm që s’u lejova të xhiroja, por m’u pezullua dhe e drejta për të luajtur në teatër. Kam punuar vetëm për arsye biografike dy vjet në hek urudhë.
Gati-gati i hoqa të gjitha shpresat, rashë pre e asaj që ëndrra e teatrit m’u mbyll dhe atëherë duhet të luftoja për mbijetesë. U regjistrova në një shkollë teknike, ndërroja papuçet në hekurudhën e Durrësit të lokomotivave. E fillova me bukën e mëngjesit, çohesha çdo ditë në orën 5 të mëngjesit për të shkuar në punë”.
SI I SHPËTOI PERSEKUTIMIT
“Qe një fat i jashtëzakonshëm që dikush nga këta që kishte peshë tha një fjalë të mirë: Po ç’ka bërë ai vetë? – Jo ai vetë s’ka bërë asgjë, por në biografi nuk ka shënuar një gjë. Unë e pata maskuar atë sikur nuk e dija për një dajë të pushkatuar. Në fakt unë e dija, por nuk e kisha shënuar vetë, pasi ata e kishin zhdukur pa lindur unë. Dhe ai tha një fjalë të mirë: Nëse ky vetë nuk ka bërë ndonjë gjë, atëherë ne e rikthejmë. Ai kishte parë një komedi, ‘Kartela e Verdhë’, e cila pat bërë namin. Dy herë i pati rënë rrotull Shqipërisë me një numër rekord, ndoshta ajo është shfaqja teatrore me numrin më të madh të shfaqjeve, madje mund t’ia ketë kaluar dhe ‘Pallatit 176’. Dhe ai për fat e kishte parë këtë shfaqje dhe unë u riktheva duke bërë një jetë më normale”.
FILLIMET E KARRIERËS KINEMATOGRAFIKE
“Ndërkohë, në një pjesë teatrore me titullin “Koha e Komisarëve” që ne e patëm xhiruar nga skena në natyrë dhe këtë e pati bërë Radio Televizioni Shqiptar kisha një minirol të një spiuni, Zariku, ai duket krijoi tek Ylli Pepo, drejtor i televizionit në atë kohë, një impresion pozitiv. Kur unë rifillova punë në teatër në ‘98-ën, ai e kishte mbajtur mend këtë gjë dhe nga kjo ai këmbënguli që të më bënte dhe mua kinoprovë. ‘Emblema e Dikurshme’ qe një film serial televiziv, fitova kinoprovën dhe iu shtrova një pune shumë profesionale për ta realizuar. Ishte një shans i jashtëzakonshëm për mua. Sa të kem jetë, do t’i jem mirënjohës Pepos, i cili këmbënguli pavarësisht problematikës biografike që unë kisha. Por duke qenë që roli që unë kisha ishte negativ, sepse në atë kohë pozitivët duhet të ishin të kujdesshëm, pasi duhet të kishin një biografi sa më të pastër, më dha një mundësi që unë të startoj me rolin negativ”.
KONCERT NË VITIN 1936
“Ka qenë pothuajse gati paralelisht mundësia e dytë që m’u dha mua. Sajmir Kumbaro, kur m’u afrua, më tha se ishte dhe një rol që nuk ia kishin preferuar aktorët e tjerë, rolin e Toger Shazivarit. Megjithatë, bëri një kinoprovë, duket se i pëlqeu dhe ndaj insistoi pranë Komitetit të Partisë së Durrësit dhe m’u dha mundësia që të impenjohesha në kastën e aktorëve. Ishin mundësitë e para dhe impenjimi im ishte maksimal, ndaj edhe gjykova që ta bëjë gagaç. Pata shumë rezistencë nga Saimiri dhe unë e mirëkuptova pasi kishte frikë se mos merrte tendenca të një interpretimi të jashtëm dhe pak vulgar.
Unë u përpoqa ta bindja se shiko e kam të mbështetur dhe arrita t’ia dal. Unë e quaj veten me fat që kam marrë pjesë në një film që i ka rezistuar kohës dhe ka treguar që për Sajmirin është më i miri dhe për kinematografinë shqiptare është një ndër më të mirët. Direkt pasi u xhirua filmi “Koncert në vitin 1936”, qenë disa instanca shtetërore që folën. Një moment që është kardinal në karrierën time, është një Plenum i zakonshëm, ku në atë Plenum u diskutua edhe për kinematografinë.
Krejt çuditërisht, Enver Hoxha ka ndaluar në një moment dhe paska thënë se vërtet që ne kemi aktorë që krijojnë plejadën e korifenjve të aktorëve të kinematografisë dhe teatrit, por kemi dhe të rinj të talentuar që premtojnë se do ta marrin këtë stafetë. Dhe ka folur për Robert Ndrenikën, i cili për hir të së vërtetës ishte në një pozicion të vështirë biografik në atë kohë. Në mbledhje, Enver Hoxha paska bërë dhe pyetjen: Po ai gagaç është që i merret goja në filmin “Koncert në vitin 1936” I thanë: Jo! Jo! ‘Po se e kam parë dhe tek ‘Emblema e Dikurshme’. Në atë kohë, të gjithë filmat do të kalonin në censurën e të gjithë anëtarëve të Byrosë Politike. Kështu që përmendja e emrave tanë, ne na krijoi atë lehtësi për të qenë në aktivitete të tjera artistike dhe nëpër filma të tjerë”.
DORA E NGROHTË
“Është falë gjerësisë dhe i madhështisë së aktorëve të plejadës shqiptare dhe pa dyshim njëri prej tyre është, Sandër Prosi. Në atë periudhë, materialet e filmit shiheshin vetëm nga këto, regjisori, operatori dhe shiheshin në kinema të veçantë. Nuk harroj pasi kishim bërë revizionimin e materialeve, Sandri më fut krahun dhe më thotë: E di që e ke shumë të mirë personazhin e atij hajdutit, po pse nuk e ke thënë në fundin e skenës ‘bisht qeni do mbetesh’, por i thua që ‘prapë në burg do përfundosh’.
I thashë: Profesor, po kështu është teksti! ‘Po jo,- tha,- punë e madhe’. I thashë se ishte bërë kjo gjë tani. ‘I numërova rrokjet dhe në dublim mund të thuash bisht qeni do ngelesh’, më tha dhe ashtu ndodhi. Ai, në fakt, ishte dhe thelbi i atij sistemi, edhe ato që nuk kishin, do t’i krijonte nga një problem që ata të qëndronin nën trysninë e frikës se dale se kanë bërë diçka nga e kaluara dhe mjafton që të ruajmë ekzistencën. E them këtë gjë sepse ky film ka pasur nivelin më të lartë të shikueshmërisë në të gjithë kinematografinë shqiptare.
Basetat e personazhit Brahushi janë diskutuar dhe në Byronë Politike se ato baseta janë më të gjata. Sepse ata e kuptuan se personazhi u bë më tepër simpatik dhe jo antipatik. Mbase basetat ishin një model që mund të imitoheshin dhe jo në një model që të rinjtë të distancoheshin, prandaj tërhoqën vëmendjen për basetat e gjata të personazhit, gjë kjo që mund të bënte t’u riktheheshim xhirimeve. Kishte ndodhur që edhe për element kaq banal t’u riktheheshim xhirimeve, ku mund të prishej ana artistike. Por që në atë kohë as që nuk pyetej fare ana artistike”.
Tha nje fjale te mire dikush me peshe dhe shpetova!!! Hapju shokeve Mirush, se na duket e pabesueshme qe ne ate kohe te shpetoje kollaj ti. Mendohu edhe njehere, te pakten perpiqu. Po presim
i madhi Mirush Kabashi
I shkreti ti ç’paske hequr. Me biografi të keqe dhe të paskan bërë yll kinemaje. Madje të paska përmendur edhe Enveri. Ke luajtur pranë aktorëve me përmasa gjigande. Ke luajtur në filmat dhe shfaqjet teatrale më të ndjekura të kohës.
Keq, Mirush, keq. Shumë keq paske hequr.
I nderuar Kabashi eshte nje ikone e artit shqiptar dhe historia e tij personale eshte vecse nje mundesi per te mesuar me shume per te. Une nuk vuajta ne komunizem por kjo nuk do te thote se te tjere nuk vuajten ne menyra nga me te ndryshmet. Te fyesh Mirushin pse tregon historine e tij ne fakt verteton faktin se cfare kombi jemi dhe se si ne fakt e ndertuam sebashku diktaturen. Paragjykojme te tjeret a thua se eshte e drejta jone ti japim apo marim jeten tjetrit. Kabashi eshte nje artist i madh por aftesia e tij per te bere politike eshte shume me pas. Vete Mirushi, si shume artiste te tjere qe kishin patur ferkime politike me sistemin, nuk arriti te kuptoje dote se Salija ishte pjella politike e Enverit. Ne fund te fundit, ne po flasim per artin ku zoti Kabashi ka një vend te nderuar. Me shume respekt!
Per te gjithe keta tipa qe dje ishin ne anen e sistemit dhe sot jane bere demokrate dhe anti komuniste te terbuar ka nje proverbe te lashte : mbas krishtit te gjithe behen profet ……
Me nje fjale po te mos fliste enveri ti sot do ishe nje mut muti i pa pune i hekurudhes qe e shkatrruat si te gjithe shqiptaret.
Tre momente qe tregojne, veç aftesise dhe talentit te Mirush Kabashit, anen e ulet morale dhe banale si shume te tjere dhe qe distancimi artistik i tij, afrohet e behe nje me keto folje dhe veprime.. 1-Eshte e pa mundur qe “Kartela e verdhe” te qendroje me larte se “Pallati” 176; si nuk e kam pare ate?! 2- ..dhe “bishte qeni do mbetesh” sot ja ngul sisteimit (dobesi mendimi) dhe e treta eshte se ne mars 1976 bashke me Bujar Kapexhiun ne sallen e teatrit operas e baletit propozoi tha: le ta provojme dhe nje here Sali Berishen president, ndersa perjashta vendi kishte marre filluar te merrte flake. Kjo tregon se ha buken dhe permbys kupen; ky eshte karakteri njeriut, ndersa per rolet dhe artin i heq kapelen po ta kem. Edhe Robert Ndrenika kujtoi se ishte me te vertete demokraci ajo qe fanepsi, ama e kuptoi shpejte si shume te tjere dhe u distancua nga çorba qe qelbi Shqiperine e vazhdon ta helmoje dhe sot.
Te gjithe keta parlaci po dalin te persekutuar.cudi,vellezerit ne pune shume te mira ne durres,i vetmi i persekutuar se daja kish studiuar ne shkollen teknike amerikane ne familje kabashi ishte Miushi…Miushi. Nuk la film pa luajtur…Talent i skenar,por….i pacipe.O miush,po ate bella in qe ishte iniciator per prishjen e kishave dhe xhamive,si e ke mo.ka qene me pune te mire ai,i pa persekutuar.
E para: Nje cudi, Gogoli ka qene regjizor, sepse une e dija per shkrimtar…???!!!
E dyta: Je genjeshtar (prandaj je dhe mbeshtetes i flakte i shpellarit te Vicidolit), sepse ne regjimin komunist te jesh i perndjekur me biografi te keqe dhe te kesh tre djem me shkolle te larte…, keto shitja ndonje humbamenoje…!!! Kjo mund te ndodhe vetem n.q.se yt at ka qene nga ata “te thekurit” e Sigurimit… Zgjidh e merr i dashur Mirush, e mos na shit dengla…! Na u bene te tere larot e PD-se, te perndjekur…!!! Mero, te lutem botoje, sepse eshte realitet dhe jo koment me sharrje vulgare…
Une e jam pase komshi mirushin
Shume e vertete qe nji daje qe kishte maru shkollen ne perendim ja pushkatune
Po ashtu shume e vertete qe daja tjeter hysen cela ishte wnciclopedi e gjalle
Fliste anglishten sikur te kishte maru shkollen ne oksford
Goca dhe cuni e tij ishte nxensit me te mire te gjimnazit
Te gjitha 10 dhe i lane pa shkolle
Mirushi arriti cdo gjo me pune duke majt koken ul.
Sistem i neveritshem qe prodhonte poshtersi.
Po po Mirush te kane persekutuar …! Kushedi se sa i famshem do te beheshe po te shokje ne Amerike , ose ne Itali, ose ne Gjermani. Hahah ……! Asnje nga aktoret e famshem ne Shqiperi nuk beri emer jasht shtetit . Kujtonin se sistemi i kishte persekutuar nga ana artistike. Kur sistemi ra dhe u turren me vrap ne perndim e kuptuan se sa te privilegjuar kishin qene ne Shqiperi.
Per staturen e Mirush Kabashit, si artist, nuk
Per staturen e Mirush Kabashit, si artist, nuk kam se çfare t’i shtoj permases se tij. Si te veçante shihja, tek Mirush Kabashi, qe statura e tij si artist i admiruar dhe si njeri shkriheshin ne nje. Po ja, nuk thuhet kot qe “jeta eshte e gjate”- kjo thuhet ne kuptimin qe mos e thuaj fjalen e fundit derisa ka jete, se nuk i dihet. Keshtu ndodhi edhe per çka mendoja e thosha per Mirushin. E lexova intervisten deri ne frazen ku thote qe “dikush nga keto me peshe e tha nje fjale te mire”. (Dhe i shpetove perndjekies biografike) Me fal, o Mirush Kabashi qe te vleresoja si njeri, po ky “njeri me peshe” qe te hoqi “litarin”, a kishte emer? Jo vetem kaq, por kjo dore njerzore, qe sipas Kabashit, nuk merituaka emer, eshte dore e nje qenie qe matet me peshe (derri apo bualli)? O njeri, therrite me emer njeriun qe eshte sjelle me ty si njeri, nese je vete njeri…
Po flisni një fjalë të mirë more derra, se nuk ju prishet gjiza. Popull grindavec ngelëm… të dhjefsha mu në të.
Pune halabaku nje aktor ordiner
Si Spiro Duni edhe ky.
Faqen e gazetës Tema sot e kanë rrëmbyer ziliqarët dhe injorantët. Mirushi është artist i madh. Edhe njeri i mirë. Flet me sinqeritet dhe nuk po shan njeri. Kam punuar shumë vjet në tl njejtin institucion me të dhe ruaj kujtime të mira.
Nuk është i vetmi me biografi me njolla që iu dha mundësia të eci në karierën artistike. Kush e tha fjalën e mirë? Po Enver Hoxha e tha, çfarë ka për të mos kuptuar aty?
Qofsh mirë Mirush Kabashi! Pleqëri të mbarë dhe shëndet. Kush ka qejf të lehë, le të lehë. Në demokraci jemi.
Me shume fat paska qene, gjithe jetn me fat!!
Te paret qe vrapuan te hedhin poshte komunizmin, ishin propaganda, arti, qe i sherbyen me shume Komunizmit.
Mirushi mund ta luante rolin edhe ndryshe, por ishte bindja e tij, qe te bente ate polic te Mbretit Zog, se edhe po ta bente ndryshe, nuk do i thoshte njeri gje.
Emrin e atij personi qe endihmoi nuk ja thote dot emrin, se vete Mirushi mbas vitit 1991 mund te kete kerkuar ta arresojne.
More , a me thote dot kush , ne se kane lidhje miqesore , familjare apo lidhje gjaku Mirush Kabashi me Dashnor Kaloshin , se me duket sikur ngjasojne shume ?
Perkundrazi , ne ate kohe ti je vleresuar si njeri me prrje e talent aktori , duke te marre nga puntor te thjeshte e bte bene njeri publik ! Sa per perndjekje , mund te kete pasur ndonje keqkuptim , se ty te mbahej edhe goja e mezi e shprehje ate qe doje te thoshe !
Mirenjohje per artin e Mirush Kabashit.Arti i tij eshte ne pjesen me te ndricuar te vendit.Te pakten nuk e mohon ate.Sa per qenien i persekutuar, i duhet per politiken e dites.Sot ,te gjithe artistet po na dalin te persekutuar,edhe nepunes te rangjeve te larta te atij sistemi.Ceshtje karakteri.
Perpjeka e sforcuar për tu dukur i persekutuar e bën vertet Mirushin Bisht qeni.
Kam patur fatin te bisedoj nga afer me Mirush Kabashin ne fillim te vitit 1983 ne Mirdite.Poeti Rruzhdi Gole me prezantoi si punonjes i hetuesise.Oh sa mire qe ju takova,tha Mirushi.Ne bisede me tregoi rolin qe i kishin besuar tek filmi “Dora e Ngrohte”.A mundet te me ndihmosh me tha mua ne lidhje me qendrimin ne hetuesi te nje personi qe eshte denuar shume here me heqje lirie,pra nje tip i rregjur me mjediset e burgjeve.Ne bisede i tregova se une nuk kam vecse disa muaj pune,por do te te prezantoj me nje person qe do tju ndihmoje shume.Kisha njohur ato muaj Z.D i cili edhe pse kishte kryer disa here denime te ndryshme per krime ordinere,thelle ne shpirt ruante burrerine e malsorit,karakterin e forte dhe zgjuarsine.Mirushi ne fillim u step,me friken se Z.D. do te na keqkuptonte.E sigurova se nuk do te ndodhte asgje.Z.D. kishte rene disa here viktime vetem per faktin se shoqeria e trajtonte si “bisht qeni”.Femijet e tij ishn shume te edukuar sepse Z.D. kishte vendosur qe ata te mernin rrugen e drejte.Pasi Mirushi u takua me Z.D. u shpreh shume entuziast ngaqe kishte perfituar shume nga ai takim.E nese shikoi ne ekrat Braushin e Mirush Kabashit,atje do te shihni edhe Z.D.
Arti ne ate kohe ,perçonte tek masat , tek ne populli , VIJEN e PARTISE dhe ju ,pa j’u mohuar talentin , mjeshterine aktoriale , qendronit ne rradhe te pare ( AVANGUARDE ) te asaj propagande aq sa dhe sot , megjithese kane kaluar gati 30 vjet ne popullit te thjeshte , na eshte ngulitur ne mendje qe ai sistem ishte me i mire , kishte me teper respekt per njerzit , njeriu kapitali me i çmuar , kishte nje vend ku mund t’e qaje dhe t’e zgjidhnje nje hall , ku shoqeria mbante pergjegjesi per edukimin , jetesen e njerzve , ku e keqja dhe njerzit e keqinj ndeshkoheshin nga ligjet e shtetit dhe perbuzeshin nga shoqeria e tej e tej me rradhe .
Por ama , nuk mund te thuash ne asnje menyre qe kam qene i perndjekur , se kam luajtur role negative ne film apo theater , apo kam punuar dy vjet ne hekurudhe , dhe dy vellezerit e mi kane mbaruar shkollen e larte , po ata qe kane punuar tere jeten , dhe nuk j’u eshte dhene mundesia t’e mbarojne as shkollen e mesme ç’duhet t’e thone ??!!!