Elhaida Dani rikthehet në Instagram dhe paralajmëron: Çfarë do ndodhë në 20 shtator?

13 Shtator 2021, 14:12Kulturë TEMA

Pak ditë më parë, Elhaida Dani i çuditi të gjithë kur fshiu të gjitha postimet në profilin e saj në Instagram. Këngëtarja shqiptare u rikthye në Tiranë në fillim të verës, ku lajmëroi se do të sillte një projekt të ri muzikor, por që nga ai moment, nuk ndau asgjë të re me publikun.

E me sa duket, misterit i ka ardhur fundi. Sepse Elhaida është rikthyer në Instagram dhe videoja që ka postuar thotë shumë… vërtet shumë.

Në videon e postuar, këngëtarja që fitoi The Voice of Italy dhe ka korrur sukses të madh në rolin e Esmeraldës në mjuzikolin “Notre Dame de Paris”, shfaqet në një studio regjistrimi, çka supozon se projekti muzikor i shumëpritur duhet të jetë gati.

“Ruani datën. 20 shtator”, shkruan ajo.

Po çfarë do të na tregojë Elhaida në 20 shtator?

 

 

A post shared by Elhaida (@elhaidadani93)

2 komente në “Elhaida Dani rikthehet në Instagram dhe paralajmëron: Çfarë do ndodhë në 20 shtator?”

  1. kush mer yahoo ?
    S’po jena tuj u murr vesh hiq ne ket Bote .
    kan harru shqipen ,pu pu pu sa turp
    si thot si ?
    hik me Vrap heeej !
    un e klikova me deshiren se ,ah mon’fun po ja nigjojm kangen ksajna
    por jo ,
    hic,
    ncq,
    pfff ?

  2. ?????? says:

    fol shqip te lutem o njerz budalla

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje