Rrëfimi i Sherif Merdanit: Vëllanë 6-muajsh e çoja në qeli që t’i jepte nëna gji, komunistët na morën mbi 4 kuintalë flori

3 Shtator 2021, 10:25Kulturë TEMA

Artisti dhe këngëtari i njohur Sherif Merdani u nda nga jeta pak ditë më parë në moshën 81-vjeçare, si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Në një intervistë të dhënë një vit më parë ai do të rrëfente kalvarin e vuajtjeve të familjes së tij në regjimin komunist.

Ndër të tjera Merdani kujton si e dënuan babanë e tij me 15 vjet burg dhe i morën 4 kuintalë e gjysmë flori. Një episod shumë prekës është ai kur Merdani në moshën 10-vjeçare çonte në burg vëllanë e vogël vetëm 6 muajsh, që t’i jepte gji e ëma.

Mua më quajnë Sherif Merdani, një ish-i burgosur politik, por si personazh jam produkt i dy njerëzve që përfaqësojnë dy kultura të ndryshme në Shqipëri, baba është korçar dhe nëna shkodrane.  

Këtë personazh (Enver Hoxhën) familjet Merdani nuk e pranonin të futej në shtëpi. Them se kjo u bë shkak që Qemal Merdanin, babën tim e dënuan 15 vjet, dhe ndërkohë që ai bënte gjyqin, fare afër këtu është një fushë dhe unë luaja futboll me shokët e mi.

Isha 7-8 vjet, nuk e kuptoja fare se çfarë po ndodhte në jetën tone, familjen tone. Babën e dënuan dhe i morën 4 kuintalë e gjysmë flori. 

Ne na kishte lënë baba një lope të madhe që e kishte marrë në Shkodër. E shitëm lopën dhe e paguam. Pas një muaji na erdhi përsëri taksa. 

Atëherë morën edhe nënën në burg. Këtu kemi një dramë që nuk e besoj ta keni dëgjuar. Vëllai i vogël ishte 6-7 muajsh dhe unë Sherifi 10 vjeç, e merrja të mbështjellë e çoja në burgun e Korçës, i jepte gji nëna në mes të dimrit -10 gradë, dhe e ktheja përsëri në shtëpi”, tregon ai në këtë intervistë biografike të titruar anglisht.

15 komente në “Rrëfimi i Sherif Merdanit: Vëllanë 6-muajsh e çoja në qeli që t’i jepte nëna gji, komunistët na morën mbi 4 kuintalë flori”

  1. gjergji says:

    Disa here me teper flori (napulona pa fund) i moren komunistat familjes Hoxha,familjes nder ma te fuqishme industriale te Shqiperis(fabrika e mendafshit e pelhurave ne Shkoder) te nanes tande

    1. E di si eshte puna says:

      Edhe sot 90% e shqiptareve do deshen qe shteti tu mblidhte arin HAJDUTEVEVE te sotem (politikane, bisnezmene, tregtare …)
      Por atehere kishte shtet te popullit dhe kjo u be realitet, sot ka shtet te hajduteve dhe hajdutet hedhin valle!

  2. Shpetimi Debatik says:

    Familja e ketij rahmetliut Merda..t paska patur kombinat metalurgjik per.prodhim floriri ,ku paskan konkuruar edhe bosin e siderurgjise amerikane Karnegie , imagjinoni jemi ne vitin 1945 .ku populli i i shkrete nuk kish buk ne sofer…….e me morra per syshe .

    1. Berati says:

      Debili debatiks
      ,qe te shplodhesh ti dhe debilat e tjere. 1 ton ar sot vlen rreth 50 milion dollare. Pra familjes se tij i kane grabitur rreth gjysme toni pra afersisht 22 milione dollare. Duke llogaritur inflacionin vlera atehere ishte rreth 2 milione dollare. Shume per ate kohe por kush nga deputetet e ripjelljes bij te talebaneve kuqalashe nuk I ka sot 22 milione dollare?

      1. Tanguli says:

        22 milione i ka jot’eme! I ka thyer apo jo, e di ajo!

  3. Kozmo says:

    7 QYPA ME FLORINJ I MOREN KOMUNISTET, NUK JANE 400 KILE.

    1. 19 says:

      Hahahahahh aq flori shqiperia si ka pa as ne ender or gazetar kar .

    2. Fatos says:

      O qyp, varet sa I madh është qypi. Si vëllim pastaj dhe peshë, floriri ka përqindje të madhe. Psh 100kg flori janë 5 litra nëse do ishte I lëngshëm, kështu që qypi nuk ka nevojë të jetë I madh or tunxh. Po ju jeni rrota kari pa shkollë, edhe bëni gam gam kot.

      1. Pse grindeni bre Qipa ,
        yyyy ashtu Qypa !?
        Per prrallat e nji idioti e nji Pezzo di Merda ?
        Ligesia dhe genjeshtra te disa shqipkare eshte e stampuar ne Surrate
        prandaj mjane edhe Targen (mbiemrin ) e duhur

  4. Azio says:

    Kaq i persekutuar paska qene ky,sa qe e pranuan edhe ne festivalin e kenges ne radio televizion
    Aq flori paska pase kjo familje, sa as buxheti i shtetit nuk mund t’i kete.
    Genjeshtra shume te trasha .
    Ne te vertete ka qene kengetari I mire ,por nuk e paskam dit si nje genjeshtar Meester.
    Megjithate ndjese paste.

  5. Dardi says:

    Mjaft me keto se ja nxoret smaltin rahmetliut. Mjaft

  6. Nje mergimtar says:

    Qe genjehet dihet por kur genjehet me keto shifra beheni te pa besueshem.Mos haroni se Shqiperise gjate pushtimit ju moren gati trefishin kesaj mase dhe ishte sasi e madhe.Me keto shifra te reme do te shkojme tek propaganda komuniste per hapjen e tokave te reja,qe ja kalonte disa fish siperfaqes se vendit.Genjeni po me mase.

  7. A mundesh ta pergenjeshtroshe? says:

    4 kuintale e gjysem flori?!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!dmth 1/6 e florit qe moren anglezet e paska pase babai Sherif Merdanit?! Ku ka arritur genjeshtra deri ketu. Jepeni, Saliu gjalle eshte.

  8. Ypsa says:

    Miser apo flori 4 kuintal e gjys

  9. Me pas kaq flori, baba i sherifit kishte me ba cudina te medha, ja kishte kalu edhe sot Agush metes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje