Vdekja e Sherif Merdanit, Rama mesazh ngushëllimi

29 Gusht 2021, 20:08Kulturë TEMA

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të artistit Sherif Merdani.”Lamtumirë Sherif Merdani” ka shkruar shkurt kryeministri në një postim në Facebook.

Këngëtari i shquar u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 81-vjeçare. Ikja e tij është një humbje e madhe për botën e artit shqiptar.

Merdani njihet si një ndër këngëtarët më të mëdhenj të muzikës së lehtë shqiptare. Pas Festivalit të 11-të ai, ai edhe disa kolegë të tij, u përndoq nga regjimi i Enver Hoxhës dhe përfundoi në burg, ku u dënua me 16 vite. Pas viteve ’90 Merdani ka punuar edhe si diplomat në ambasadën shqiptare në Romë.

1 komente në “Vdekja e Sherif Merdanit, Rama mesazh ngushëllimi”

  1. Theatre and Drama says:

    nuk u perndoq per arsye te festivalit te 11…korrigjoje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje